‘LSI forcë e parë në Durrës’, Kryemadhi: Të rinjtë do e paketojnë Ramën 3D më 25 prill! Premtojmë rindërtimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Gjatë fjalës Kryemadhi tha se Rama sipas saj siç bën projekte 3D do të paketohet 3D.

“Mandatet e LSI janë mandate gjaku. Rama do të paketohet 3D. Durrësi e ka mundësinë që të jetë qendër e rëndësishme ekonomike për Shqipërinë dhe rajonin. Rama bën mashtrime me 3D. Të rinjtë e Durrësit dhe të Vlorës do ta paketojnë Edi Ramën në 3D. Ashtu siç bën ai projektet e tij 3D, ashtu do ta paktojnë Ramën, për ta çuar para gjykimit dhe të Zotit lart. Ta nxjerrim LSI-në forcë të parë në Durrës. askush të mos na mohojë që të jetojmë në Shqipëri me dinjitet dhe me punë të ndershme. Do ta çojmë deri në fund zotimin që të ndërtojmë të gjitha shtëpitë e dëmtuara nga tërmeti. Zoti e bekoftë Durrësin, rininë shqiptare dhe Shqipërinë. Votoni më 25 prill për numrin 6, për LSI-në”, deklaroi Kryemadhi.

Ndërkaq Kryemadhi ka theksuar se LSI do ta çojë deri në fund angazhimin për rindërtimin e të gjitha shtëpiave të prekura nga tërmeti.

“Si gjithmonë, Edi Rama nuk të lë asnjëherë pa të zhgënjyer. Si gjithmonë siç zhgënjen në jetën personale, ashtu zhgënjen dhe në jetën politike. Tek e dëgjoja dje, mendoja vërtetë se do të thonte diçka të mirë. Mendoja vërtetë se do të kishte çelësat në dorë për mijëra e mijëra familje durrsakësh, të cilëve do u jepte shtëpitë dhe do mbante premtimet për shtëpitë që do të dorëzonte brenda vitit 2020. Por po ikën 2021, kanë kaluar mbi 18 muaj nga konferenca e famshme që bëri në Bruksel, ku mori 1,2 miliardë euro dhe sot vazhdojnë me mijëra familje të Durrësit, të cilat u prekën nga tërmeti i nëntorit, që flenë në çadra.

Më lejoni, që ne si partia e fjalës së mbajtur, si partia që u qëndron angazhimeve të saj, do ta çojmë deri në fund angazhimin tonë për rindërtimin e të gjitha shtëpive të tërmetit, për t’i çuar të gjitha familjet durrsake, të Bubqit, të Thumanës e kudo, në shtëpitë e tyre të sigurt dhe të jetojnë si qytetarë dinjitozë.

Ky premtim nuk është thjesht premtim elektoral, ky është një premtim që ne e kemi filluar që me banorët e Kombinatit. E kemi ndjekur hap pas hapi dhe do ta çojmë deri në fund. Ashtu siç fituan shkallën e parë në gjyq banorët e Kombinatit, ku Erion Veliaj me Edi Ramën, donin t’iu grabisnin pronat e tyre, edhe pse të dëmtuara nga tërmeti, ne qëndruam dhe luftuam deri në fund. Sepse të drejtën e fukarait nuk e tjetërson dot as Rilindja, as Bajlozi i ngordhur, asnjë gjë tjetër që kërkon Edi Rama të instalojë në Shqipëri”, tha ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
FOTOLAJM/ Durrsakët braktisin LSI-në, ja pjesëmarrja në mitingun e stafit të Metës

Durrsakët duket se nuk i janë përgjigjur thirrjes së LSI-së për miting.

Foto tregon numrin e pakët të pjesëmarrësve në takimin e Kryemadhit me banorët e qytetit bregdetar.

Pamjet tregojnë se më tepër se gjysma e karrigeve që ishin planifikuar për durrsakët janë bosh.

Kujtojmë se në Durrës kandidon stafi i Ilir Metes. Nga ish-asistentja Elona Guri, tek ish-këshilltarët Bahri Shaqiri dhe Shemsi Prençi.JAVA

Nga ana tjetër fotoja e mëposhtme është shkrepur nga një takim elektoral në 2017, ku vihet re se ka pasur një pjesëmarrje më të madhe krahasuar me sot.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 19/04/2021 18:47

    Po ne mitingun e djeshem me 56 vete nga te cilet 34 ishin nga Tirana dhe nga shtabi i Agushit ne Vlore tregove humbjen katastrofike qe po te pret o fytyra me e shpifur e planetit o turikali i leshitlikes doktoresha plagjiature dh fallxhorja horoskopike

    Përgjigju
  • Durrsak i mesem: 19/04/2021 07:47

    LeShteLikes force e pare

    Përgjigju
  • robi: 18/04/2021 19:43

    Po me Dranden e Mirdites Elona surratnallonen do dalesh force e pare moj Nafije turikali ne Durres. Harroje , me 25 prill per skrap leshelija

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund