Ndëshkim se mbështeti Berishën? Luan Baçi reagon pas largimit nga drejtimi i PD në Fier: S'më është njoftuar shkarkimi! Dakord për lëvizje, por të bëhen me votën e kryesisë, jo emërime qoka

Kreu i PD Lulzim Basha komandoi sot në krye të degës së PD-së së Fierit ish-kreun e bashkisë së Mallakastrës Agron Kapllanaj, por duket se ky emërim është bërë pa i njoftuar zyrtarisht shkarkimin nga ky pozicion Luan Baçit. Të paktën këto janë pretendimet e këtij të fundit, i cili menjëherë pas lajmi mblodhi kryesinë e PD-së në Fier.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Baçi thotë se zyrtarisht atij nuk i është komunikuar shkarkimi, duke bërë me dije se mbrëmjen e djeshme kishte zhvilluar edhe një takim me Bashën, ku i ishte kërkuar dakordësia për emërimin e Kapllanaj, për të cilin ai tha se nuk dha konsensusin. Për deputetin Baçi, lëvizjet janë të mirëpritura, por shton se nuk mund të bëhen pa votën e Kryesisë, teksa emërimin e Kapllanaj e quan "qokë".

Ndërkohë Luan Baçi është një ndër zërat brenda PD-së që kanë dalë pro Sali Berishës dhe ka mbështetur nismën e tij. I pyetur nëse mbështet ish-liderin e të djathtëve, Sali Berishën apo liderin aktual Lulzim Bashën, Baçi thekson se ai është me partinë, teksa shton se lëvizje si ajo që ka nisur ish-kryeministri, i bëjnë mirë PD.

Ka një paqartësi në lidhje me largimin e Baçit nga drejtimi i degës së PD Fier, pasi përkundër deklaratave të tij, para zgjedhjeve të 25 prillit Basha nxori një urdhër ku kryetarët e degëve që donin të garonin për deputet, duhej të hiqnin fillimisht dorë nga posti lokal. Luan Baçi garoi si deputet në Fier në zgjedhjet e 25 prillit, ku edhe fitoi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Largimi i Luan Baçit nga drejtimi i demokratëve të Fierit, Flamur Noka: Viktima e radhës e dyshes Rama-Basha! Misioni i 'pengut', shkatërrimi i PD-së

1559135751_nokafoto.jpg

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar pas largimit të Luan Baçit nga drejtimi i PD-së së Fierit, duke e quajtur atë 'viktima e radhës e dyshes Rama-Basha'. Me një postim në Facebook, Noka thotë se misioni i Bashës është shkatërrimi i PD-së.

“Partia Demokratike po vuan katandisjen më të rëndë të cilën ja shkaktoi 'pengu' . Hakmarrja ndaj atyre që nuk janë dakorduar me të që ta likujdojnë PD për hesap të Edi Ramës sot po prevalon. Luan Baçi është viktima e radhës e dyshes Rama –Basha. A mund të emërohet kryetar dege në një bashki banori i një bashkie tjetër?? A i shërben PD kjo apo shkatërrimit të saj? Kjo tregon se misioni i 'pengut' është shkatërrimi i PD. Ta ndalojmë. Të ikë pengu që të ringrihet 'PD'…”, shkruan Flamur Noka.

Vetëm pak javë më parë, Flamur Noka u shkarkua nga Partia Demokratike nga Komisioni i Sigurisë me arsyet se ka shpifur dhe baltosur emrin e kryetari.

 

Ora 19:36
Largimi nga drejtimi i degës së PD në Fier, Luan Baçi: Nuk më është njoftuar shkarkimi

 

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka reaguar pas lajmit se ai nuk do të jetë më në krye të degës së PD në Fier dhe se në vend të tij është emëruar Agron Kapllanaj. Pasi ka zhvilluar një mbledhje urgjente me  kryesinë e PD në Fier, Baçi tha për mediat se atij nuk i ka shkuar asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin.

Ai shprehet po ashtu se ka zhvilluar mbrëmë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ku i është kërkuar dakordësia për komandimin e dikujt tjetër, dakordësi të cilën shprehet se nuk e ka dhënë.

"Nuk kam asnjë lloj njoftimi për shkarkimin apo emërimin e dikujt tjetër. Dje pata një takim me Bashën ku më kërkoi që të jap mbështetjen time për dakordimin komandimin e dikujt tjetër, pa më dhënë asnjë arsye. I thash nuk jap dakordësi në këtë drejtim pasi nuk shikoj ndonjë problematikë te dega demokratike e Fierit, një degë që ka dhënë rezultate të mira. Unë jam i prirur për lëvizje, për mbajtjen e përgjegjësisë dhe jam i hapur që dega e PD Fier të bëhet më e mirë, me prurje të reja. Por në një situatë të tillë tollovie në anëtarësi, një veprim i tillë është i nxituar. Në mëngjes u ndodha para faktit ku mediat jepnin lajmin për shkarkimin tim dhe emërimin e dikujt tjetër. Mblodha kryesinë për t'i dhënë përgjigje pyetjeve që kishin. Duhet ët ketë ndryshime te kryetarë e degëve dhe më lart, por ndryshimi duhet të vijë në bazë të statutit, me zgjedhje. Nuk jam tifoz as me Bashën as me Berishë, PD është një parti që kryetarët ndërrohen ndërsa unë jam me PD. Unë jam për respektimin e statutit. Lëvizjet brenda PD i bëjnë mirë partisë. Nuk kam marrë pjesë në bërjen e listës së deputetëve. Mbrëmë më thirri Basha për një takim. Jam kundër procedurës si veprohet dhe si funksionon. Komandimet, emërimet nuk janë asnjëherë rezultative. Unë e mirëpres lënien  e vendit të kryetarit të degës, jam pro lëvizjeve, kam dy mandate si kryetar i degës, ka resurse që dega Fier të ketë kryetar të mirë, por kjo del me votën e Kryesisë jo me emërime bërje qokash. Ky është problemi. Vendimet e pa mbështetura në statut që nuk marrin miratimin e kryesisë, na sjellin çrregullime dhe na çojnë në humbje pas humbje. Keqardhje që ne po merremi me veten tonë pas 25 prillit dhe jo me denoncimin e problemeve në vend. PD ka nevojë për një rithemelim, një ringritje për të qentë fortë përballë një armiku që ne kemi, Edi Ramës", tha ai.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bylis: 20/10/2021 16:27

    Agroni eshte punetor i madh dhe i papertuar por me duket nje peshe e rende per supet e tij per nje qark kaq te madh dhe komunist si Fieri. Respekte dhe suksese Agron.

    Përgjigju
  • Qwert: 20/10/2021 15:08

    Kush mban krahun e sales do largohet nga te gjitha postet e PD. Do vazhdoj ne te gjitha qytetet qe priten saliun.

    Përgjigju
  • Era: 20/10/2021 13:31

    Si mund te besosh ne realizimin e nje propozimi qe vjen nga Basha, kur eshte pasuruar vete ne menyre te pabesueshme, mbeshtetet nga te korruptuarit brenda PD-se dhe i mban ne krah cdo dite. Ke do vettoje, veten, shoket, mbeshtetesit e tij, apo Sali Berishen dhe familjen e tij??!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë

Përkujtohet 80-vjetori i betejës së Margëlliçit, Balla: Askush mos guxoj të përdhosë historinë dhe të rivrasë të rënët tanë