Luan Baçi takim me fermerët në Fier: Bujqësia në situatë alarmante, merr fund pas 25 prillit

Luan Baçi takim me fermerët në Fier: Bujqësia në situatë alarmante, merr fund pas 25 prillit

Foto nga takimi i Luan Baçit me fermerët në Fier

Kandidati për deputet i PD-së në Fier, Luan Baçi, zhvilloi sot një takim me fermerët, ndërsa u shpreh se bujqësia është në situatë alarmante. Sipas Baçit, në këto tetë vite, qeveria vetëm ka mashtruar, ndërsa tha se do të marrë përgjigjen e duhur më 25 prill.

“Kemi një situatë shume alarmante, që kjo qeveri nuk e di se çfarë bëhet me qytetarët në shtëpitë e tyre dhe  të papunë. Zgjidhja vjen vetëm me ndryshim. Këta kanë 8 vjet që gënjejnë dhe mashtrojnë. Do të jetë një referendum popullor 25 prilli, që do t'i tregojë Ramës se qytetarët shqiptarë do të reagojnë me votë në 25 prill kështu siç jemi këtu bashkërisht. Kështu që ju bëj thirrje për datën 25 prill të dalim masivisht në zgjedhje, të votojnë PD.  Votë për PD dhe zgjidhja e problemeve tuaja do të vijë pas 25 prillit", tha Baçi.

Ai foli edhe njëherë për programin e PD-së për bujqësinë, duke thënë se është përcaktuar një subevncioni 100 milionë euro në vit.

 “Atë që kemi përsëritur në çdo takim dhe që kryeministri i ardhshëm Lulëzim Basha e ka përcaktuar në program subevncioni  100 milionë euro në vit do të jetë menjëherë i akordueshëm, 50 milionë në vit për infrastrukturën bujqësore dhe çështë me rëndësishmja edhe mënyra e dhënies se subvencioneve në qeverisjen e PD do të ndryshojë, karta e identitetit tuaj do jete numër nipti  për të aplikuar direkt në sistem të përfitoni subvencionet që nuk ua fal qeveria por  është rezultat I taksave tuaja që paguani dhe I politikës që ndjek qeveria për bujqësinë që është një sektor shumë I rëndësishëm për vendin”, u shpreh Baçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...

Suksesi në turizëm, Rama: Do përshkallëzohet! Për fat të keq disa e kanë tmerr...