Luan Rama: Lamtumirë Boris DINO, bir i dinejve e vrionasve patriotë

Luan Rama: Lamtumirë Boris DINO, bir i dinejve e vrionasve patriotë

Boris Dino, miku ynë i shtrenjtë e bujar nuk arriti dot të na përshëndesë për herë të fundit. Ai iku papritur dje nga kjo botë pas një vitit të rëndë trishti dhe problemesh të mëdha shëndetësore. Ishte një ndër miqtë tanë më të mirë dhe i gatshëm për të ndihmuar vite me rradhë në veprimtaritë e shoqatës ALBANIA apo Maison d’Albanie në Paris, duke ndihmuar njëkohësisht në Sallonin Ballkanik të Librit si dhe veprimtari të tjera ndër shqiptarët e Parisit. Disa herë drejtoi misione humanitare bashkë me Solange d’Angely për fëmijët e Shqipërisë në kuadrin e shoqatës CEMPEA duke shkuar vetë në Tiranë e gjetkë. I shkolluar në Liceun francez të Romës dhe i ardhur në Paris në vitet ’70 Borisi ishte një nga pinjollët e nderuar të familjes historike Dino, djali i ambasadorit shqiptar në Londër, Paris, Sofie Xhemil Dino dhe ish ministër i Jashtëm si dhe biri i një nëne vrionase.
Dino nuk do të rikthehet më në Shqipëri siç vinte shpesh me aq shumë mall në vizita private apo takime kulturore e historike, në rrethin e aq shumë miqve që kishte në vendin tonë. Mbrëmjet në shtëpinë e tij që kishin në qendër Shqipërinë dhe temën shqiptare, ishin njëkohësisht dhe mjedise ku takoheshin intelektualë të fushave dhe kombeve të ndryshme, çka krijonte një frymë mjaft solidare e humane. Njeri i kulturës dhe i gjuhëve te huaj, një qytetar i Europës dhe botës, që profesioni i tij në fushën e turizmit i kishte dhënë mundësinë t'i binte anë e qark gjithë botës, ai nuk arriti ta mbaronte studimin e tij gjenealogjik dhe historik mbi familjen Dino dhe Çamërinë e tij të shtrenjtë që e mbajti gjithnjë në zemër që në rininë e tij. Vajtja para disa vitesh në Çamëri e bëri të çmallej me atdheun e të parëve.
Miku ynë do të mbetet i paharruar midis nesh.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar

Përfshihet në flakë apartamenti në Patos, shkak bombola e gazit, nuk ka të lënduar