Lufta/ Bastisje të reja ruse në Kiev, tre të vdekur mes tyre fëmijë! Mesazhi i Zelensky-t në Moldavi:Të gjitha vendet europiane janë në BE dhe NATO

Lufta/ Bastisje të reja ruse në Kiev, tre të vdekur mes tyre fëmijë! Mesazhi i Zelensky-t në Moldavi:Të gjitha vendet europiane janë në BE dhe NATO

Foto ilustruese

UKRAINË- Shpërthimet në Kiev ende vijojnë në të gjithë rajonin e kryeqytetit ukrainas. Një vajzë 9-vjeçare dhe nëna e saj ishin mes tre personave të vrarë pas sulmeve ruse në Kiev herët të enjten, thanë zyrtarët ukrainas. Policia kombëtare e Ukrainës tha se vajza, nëna e saj, 34 vjeç, dhe një grua 33-vjeçare mbetën të vrara në sulm, ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Mbrojtja ajrore shkatërroi të 10 raketat ruse të lëshuara në kryeqytetin ukrainas gjatë natës, tha më herët Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Rënia e mbeturinave nga raketat dëmtoi një klinikë për fëmijë, dy shkolla dhe një stacion policie, sipas administratës ushtarake të qytetit të Kievit.

Administratat e qytetit dhe rajonit të Kievit thanë se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar. Alarmet për sulm ajror u aktivizuan gjithashtu në rajonet Dnepropetrovsk, Poltava, Sumy, Kharkiv dhe Chernigov dhe Donetsk.

"Trupat ukrainase kanë granatuar qytetin për një orë. Një burrë është në gjendje të rëndë, me gjymtyrë të sipërme të amputuar. Tjetri është në gjendje mesatare", shkroi Gladkov në kanalin e tij Telegram.

Ndërkohë, Presidenti ukrainas Zelensky ishte sot në Moldavi për samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC). Atje dha mesazhin se edhe Ukraina duhet të jetë shtet anëtar në BE dhe NATO duke qenë se është vend europian. Për Zelenskyn çdo vend në kufi me Rusinë duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE.

"Çdo vend që kufizohet me Rusinë dhe nuk dëshiron të copëtohet duhet të jetë një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO-s. Dhe ka vetëm dy alternativa për këtë: ose luftë e hapur ose një pushtim zvarritës nga Rusia", tha ai.

Nga ana tjetër, apeli i tij është furnizim me avionë luftarakë të teknologjisë së fundit “Patriot” për të përballuar sulmet e forcave ukrainase.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:32
Bastisjet ruse në Kiev, mes tre të vdekurve edhe një vajzë e vogël! Fotografia e gjyshit të dëshpëruar bën xhiron e rrjetit

1685637335_gjyshi.JPG

Imazhi i një të moshuari të ulur në rrugë në Kiev po bën xhiron e internetit dhe rrjeteve sociale, me sytë e kthyer dëshpërimisht nga poshtë, drejt batanijes që mbulon trupin e pajetë të mbesës së tij, të shtrirë pranë një muri.

Vajza 9-vjeçare u vra së bashku me nënën e saj në një sulm rus që goditi kryeqytetin ukrainas mbrëmjen e kaluar. Nga sulmi mbetën pa jetë 3 persona, ndërsa mbetën të plagosur 12 persona. Personat u goditën nga raketa teksa tentonin të hynin në një strehë për t’u mbrojtur. Autoritet në Kiev kanë nisur hetimin.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Vitali Klitschko i ka kërkuar zyrës presidenciale të Ukrainës që të pezullojë nga detyra Dmytro Ratnikov, kreu i distriktit Desnianskyi, ku ndodhi incidenti, nga posti i tij.

Bashkëshorti i njërës prej viktimave tha se askush nuk i hapi dyert e strehës, pavarësisht se kishte trokitur disa herë për të kërkuar strehim. Raketat goditën gjithashtu një spital në rrethin Desnianskyi. Kryebashkiaku Klitschko njoftoi se pas përplasjes do të kontrollohen të gjitha strehimoret e bombave në qytet.

Ora 18:13
Zelensky: Na duhen avion 'Patriot'! Çdo vend që kufizohet me Rusinë duhet të jetë një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO

1685636512_volodymyrzelensky.JPG

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, apelon për furnizim me avionë luftarakë të teknologjisë së fundit “Patriot”. Apeli i Zelensky-t u bë i ditur gjatë një konference për shtyp në samitin e Komunitetit Politik të Europës.

"Ne nuk kemi avionë luftarakë të avancuar, prandaj na duhen. Dhe, për më tepër, ne kemi nevojë për Patriotët, të cilët kanë demonstruar se si punojnë në rrëzimin e çdo rakete ruse",- deklaroi Zelensky.

"Ne gjithashtu duhet të kemi një sinjal nga NATO, nga vendet anëtare të Aleancës për një mbështetje të shtuar në këtë drejtim," shpjegoi ai.

Për Zelenskyn çdo vend në kufi me Rusinë duhet të anëtarësohet në NATO dhe BE.

"Çdo vend që kufizohet me Rusinë dhe nuk dëshiron të copëtohet duhet të jetë një anëtar i plotë i BE-së dhe NATO-s. Dhe ka vetëm dy alternativa për këtë: ose luftë e hapur ose një pushtim zvarritës nga Rusia", tha ai.

"Le të shohim se çfarë ndodh në Bjellorusi dhe Gjeorgji," shtoi Zelenksy.

Për presidentin ukrainas, i cili ishte i pranishëm fizikisht në samit, "nuk duhet të ketë vend për ndonjë luftë të ngrirë apo të ftohtë në kontinentin tonë. Një gazetar kinez më pyeti kohët e fundit "Pse NATO?". Përgjigja është e thjeshtë: aty ku nuk është NATO, ska garanci sigurie, ka vetëm garanci lufte. Thjesht na duhet paqe”, përfundoi ai.

Ora 10:30
Norvegjia do t'i sigurojë Ukrainës një program 5-vjeçar të ndihmës ushtarake prej 7 miliardë eurosh

Norvegjia dhe shumë shtete të tjera e kanë mbështetur Ukrainën në luftën e saj legjitime për pavarësi dhe liri që nga fillimi i konfliktit të saj me Rusinë.

Në këtë moment të rëndësishëm të luftës mes dy vendeve të gjithë po mundohen të ndihmojnë dhe mbështesin Ukrainën, për të përballuar shpenzimet e luftës.

Norvegjia do t'i sigurojë Ukrainës një program 5-vjeçar të ndihmës ushtarake prej 7 miliardë eurosh.

Njoftimi erdhi pasi kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Oslo.

Mbështetja ushtarake nga Norvegjia dhe vendet e tjera perëndimore është thelbësore për përpjekjet e luftës në Ukrainë. Programi i ndihmës do të përfshijë mbështetje ushtarake, humanitare dhe civile.

Kryeministri u zotua gjithashtu të rrisë shpenzimet e mbrojtjes kombëtare në të paktën 2% të PBB-së deri në vitin 2026.

Më 18 maj, Norvegjia njoftoi se, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar, do t'i sigurojë Ukrainës deri në tetë sisteme artilerie raketore dhe tre radarë kundër baterive.

Ora 09:38
Plani për të ‘destabilizuar’ Moldavinë, BE sanksione ndaj 7 politikanëve dhe biznesmenë rusë e moldavë

1684945298_bashkimievropian.JPG

Bashkimi Evropian 

Bashkimi Evropian ka vendosur sanksione ndaj shtatë politikanëve dhe biznesmenëve modave dhe rusë, pas një përpjekje nga ana e tyre për të destabilizuar dhe minuar sovranitetin e Moldavisë për nevojat e Rusisë.

Disa prej tyre akuzohen gjithashtu se kanë mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë, duke bashkëpunuar me autoritetet pushtuese ruse apo duke planifikuar demonstrata të dhunshme ose eksporte të paautorizuara kapitali.

Për pasojë sanksionet që BE ka vendosur pengon këta persona të udhëtojnë në dhe përmes Bashkimit Evropian, pasuritë e tyre janë ngrirë.

Duke qenë se Moldavia është një nga vendet më të prekura nga pasojat e pushtimit të paligjshëm rus të Ukrainës, vazhdimisht ka pasur përpjekje serioze dhe të intensifikuara për të destabilizuar vendin.

Prandaj, sanksionet janë një sinjal i rëndësishëm politik i mbështetjes së BE-së për Republikën e Moldavisë.

Vendet e BE-së krijuan një kornizë ligjore për sanksione të tilla në prill me kërkesë të Moldavisë.

Ora 09:03
Zelensky mbërrin në Moldavi për samitin e EPC

1684659695_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas Zelensky mbërriti në Moldavi për samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), platforma për diskutime politike mbi të ardhmen e Evropës e kërkuar në vitin 2022 nga Emmanuel Macron - është një forum që synon koordinimin politik midis vendeve evropiane në të gjithë kontinentin.

G.MO/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK (VIDEO)