Lufta civile në Libi, Greqia do dërgojë forca ushtarake në Tripoli

Lufta civile në Libi, Greqia do dërgojë forca ushtarake në Tripoli

Libia në luftë civile është bërë “shesh beteje” mes Turqisë dhe Greqisë

Pas takimit të gjeneralit libian me kreun e diplomacisë greke Nikos Dhendias ky i fundit ka deklaruar se Greqia është e gatshme të çojë forca ushtarake në Libi pas arritjes së armëpushimit mes Haftar dhe Al Serray.

Ndërsa gjenerali libian është takuar edhe me kryeministrin Mitsotakis, në rradhët e ushtrisë janë komunikuar edhe katër ndryshime të rëndësishme të krerëve të forcave të armatosura të Greqisë, fakt që ndodh në një moment të përshkallëzimit të tensioneve me Turqinë, e cila nga ana e saj ka dërguar në Libi forca ushtarake.

Nikos Dhendias tha se nga ana e Greqisë i është dhënë kurajo gjeneralit Khalifa Haftar të marrë pjesë në procesin e Berlinit.

Greqia zyrtare i ka bërë thirrje Gjermanisë të kërkojë anullimin e marrëveshjes mes qeverisë së kryeministrit libian Al Serray dhe Ankarasë, që sipas saj kërkon të përvetësojë në mënyrë të paligjshme pjesë të mëdha të Zonës ekskluzive ekonomike greke në Mesdheun lindor.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion