Lufta e dronëve mes Izraelit dhe Iranit, ‘Ylli i Davidit’ shkakton 30 viktima (VIDEO)

Ashërsohet lufta e dronëve mes Izraelit dhe Iranit në territorin e Libanit dhe Sirisë.

Objektivi i dronëve të ushtrisë izraelite është shkatërrimi i bazave të Hezbollahut në Siri.

Tel Aviv-i ka konfirmuar se ka shkatërruar një fabrikë të prodhimit të avionëve që mund të përdoreshin për të sulmuar Izraelin.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se avionët goditën edhe një objektiv iranian në periferinë jugore të Damaskut.

Raketat që kanë goditur një qendër komande nga ku Pasdaranët po përgatisnin një sulm, kanë shkaktuar vdekjen e rreth tridhjetë personave.

Sipas një zëdhënësi të Hezbollah, raportohet se dy dronë izraelit kanë rënë në Bejrut, pa u goditur nga aeroplanët.

Një dron i armatosur ra dhe shpërtheu jo larg zyrave të komunikimit të Hezbollahut duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Forcat ajrore me Yllin e Davidit shpesh fluturojnë mbi Liban për të goditur objektivat e armikut në Siri.

Izraeli ka kohë që ka përgatitur, në Golan dhe Galilenë e Epërme, në drejtim të kufirit me Sirinë dhe Libanin, sistemin e mbrojtjes të asaj që njihet me emrin “Kupa e Hekurt”, për të përgjuar çdo ndërhyrje me raketa nga Iraku dhe Siria.

"Irani nuk ka hapësirë ​​operative," tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, "trupat tona janë të gatshme të përballen me Iranin dhe aleatët e tij në çdo skenar të mundshëm."

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gazetari i pepinos: 26/08/2019 13:24

    te lumte shabo goyim! padroni vjen pas pak demir aga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin