Lufta e Rusisë në Ukrainë goditi ekonominë dhe në Shqipëri, çmimet u rritën në ‘stratosferë’

Ushqime të shtrenjta, energji shumë fish më e kushtueshme, çmim karburanti të dyfishuar, pasiguri për furnizime me mallra, dhe tronditje e stabilitetit ekonomik e financiar. Ky ishte impakti i madh negativ që shkaktoi në ekonominë shqiptare agresioni rus në Ukrainë, që u pasua me çmime stratosferike jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë Evropën. Situata e paqëndrueshme me çmimet, që cenoi të ardhurat e qytetarëve dhe shtrenjtoi jetesën e tyre vijon ende, dy vite pas luftës.

Shtrenjtimi i naftës dhe i energjisë kishte nisur që në ditët e para të vitit 2022, për shkak se në tregjet ndërkombëtare kishin nisur të ndjeheshin tensione Rusi-Ukrainë.

Më 24 shkurt 2022, tregjet e mallrave, e kryesisht të energjisë dhe naftës njohën një kthesë të fortë. Menjëherë pas nisjes së luftës, për shkak edhe të pozitave dominuese që këto dy shtete kanë tek gazi, nafta, energjia por edhe gruri çmimet nisën të rriteshin.

Çmimi i naftës nga 95 dollarë fuçia dy javë pas nisjes së luftës, më 8 mars 2022 arriti kulmin! Një fuçi nafte bruto po tregtohej në bursë me 127 dollarë, gati dyfish më shtrenjtë se përpara agresionit. Kjo luhatje çmimesh në bursë u reflektua menjëherë edhe në tregun vendas, ku çmimi i naftës arriti deri në 270 lekë në mars, që çoi në ndërhyrjen e qeverisë për të stabilizuar çmimet duke ngritur bordin e transparencës që caktoi çmimet për më shumë se një vit.

Më 100 euro u rrit menjëherë çmimi i energjisë në bursë. Nga 120 euro për megavat më 22 shkurt, arriti në mbi 240 euro megavati në 24 shkurt, e që nuk ndaloi së regjistruar rekorde, duke mbërritur kulmin në mbi 1000 euro në 30 gusht 2022. Herë pas here qeveria paralajmëroi caktimin e një fashe energjie për të frenuar konsumin, e pa favorizuar edhe nga mungesa e reshjeve, por në fund të vitit 2022 situata hidrike u përmirësua ndërsa tregjet evropiane po orientoheshin drejt burimeve të tjera për të garantuar furnizim me energji, gaz, naftë apo drithëra.

Brenda pak ditësh pas shpërthimit të luftës, buka qytetarëve po ju kushtonte më shumë! Nga 5 mijë lekë kuintali i miellit, çmimi kapërceu deri në 12 mijë lekë, dhe deri në fund të vitit 2022 qëndroi në vlerën 10 mijë lekë kuintali. E njëjta gjë ndodhi me çmimin e vajit (500 mijë lekë litri), orizit (200 mijë lekë/kg, makaronave dhe produkteve të tjera, të cilat ose bliheshin nga Rusia e Ukraina, ose nga shtete të tjera por që ishin të varura nga tregjet e këtyre dy shteteve. Edhe për mallrat e shportës u ngrit një bord për të kontrolluar çmimet.

E gjithë kjo valë e fortë e shtrenjtimit të çmimeve, solli shifra rekord inflacioni në Shqipëri. Nga 3.9% që ishte inflacioni në shkurt të vitit 2022, arriti në 8.3% në tetor të vitit 2022, ndërsa viti i kaluar u mbyll me inflacion mbi 4%.

Pas goditjes inflacioniste që përfshiu vendin Banka e Shqipërisë njoftoi rritjen e inflacionit nga niveli 0.5% në 1% në 23 mars 2022, me synim frenimin e inflacionit. Por këto vendime kishin pak ose aspak ndikim, në kushtet kur të gjitha tregjet e Evropës e jo vetëm ishin në presion të vazhdueshëm të Rusisë, që shkatërroi me mijëra hektar drithëra të mbjella, e që herë pas here kërcënonte me ndërprerje furnizimi të gazit, dhe ulte sasitë e injektuara. 

Kjo luhatje e fortë e çmimeve të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse erdhi për shkak të pozicionit dominues që ka Rusia në furnizimin e Evropës me këto produkte.

Përtej shtrenjtimit galopant, sfidë ishte garantimi i furnizimeve që u vu seriozisht në pikëpyetje gjatë vitit 2022, për këtë arsye qeveria miratoi garancinë sovrane për të gjithë importuesit e produkteve ushqimore dhe bujqësore, në mënyrë që të rriten rezervat.

E gjithë kjo situatë erdhi për shkak se Rusia është vendi kryesor nga ku bliheshin drithëra, pasi 75% të furnizimit me grurë e sigurojmë prej andej, dhe nga ana tjetër ky shtet dominon tregun e gazin natyror që shpërndahet në Evropë, përmes Ukrainës. Ky rol dominues, pati efekt zinxhirë në tregjet e huaja, dhe u shoqërua me norma inflacioni në nivele rekord.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Carlo: 29/02/2024 00:04

    Spekullim i Matrapazëve,gjoja Lufta?!!..kujtoj kohën kur në Itali 2001 u ndërrua Pagesa nga Lire italiane në Euro...,psh kafja nga 1000 lira u bë 1 Euro,pra çmimet u dyfishuan në mënyrë spekulative...

    Përgjigju
  • gjergji: 28/02/2024 17:39

    Si ne asnje vend te botes cmimet ne Shqiperi nuk jane rritur aq sa ne Europe(% rritjeje).Po ashtu edhe inflacioni.Thjeshte beni krahasimet e rritjes inflacionit e te cmimeve te konsumit jetik ne Shqiperi me ato shtete qofte elitare ne Europe,qofte duke perfshire vendet varfera si Italia,Greqia apo europes post komuniste lindore Turi:Natyrisht qe cmimi ne Spanje litri i naftes eshte me i lire.Arsyeja qendron se ne na kushton shume transporti i produkteve te naftes,kurse Spanja furnizohet direkt nepermjet tubacioneve te naftes se vendeve te Afrikes veriore.Shteti nuk vendos cmimet e mallrave o mik.Ajo mund te vendos kufirin maksimal te disa produkteve baze,ai vendoset mbi bazen e ofertave te tregut.Sa me llojshmeri te produkteve,aq me teper rritet konkurenca e cmimet normalisht duhet te bien.Qarte.

    Përgjigju
  • edi: 28/02/2024 10:39

    Nuk eshte lufta e ukraines qe rriti çmimet tek ne por eshte qeverisja e keqe. Cmimet e karburantit tek ne jane rritur qe ne 2018 dhe kur ne te gjithe Europen kishte luhatje ulje-ngritje tek ne kishte vetem ngritje. Ne te gjithe boten ekzistojne disa tipe kualiteti ushqimesh si psh, vaji,mielli , orizi e plot asortimente te tjera qe variojne sipas cilesise edhe çmimet kurse nekemi vetem nje lloj vaji qe quhet OLIM dhe çmimi ishte stratosferik. kjo eshte nje turp ( me mire me thene nje vjedhje ) per kushtet e jeteses qe ne kemi.

    Përgjigju
  • Turi: 28/02/2024 10:30

    Normal qe si gjithmone fajin per kete e ka Putin , nuk jane ngrit cmimet e naftes ne asnje vend si jane ne Shqiperi dhe ky shtet duhet me kohe te ishte permbysur sepse drejtohet nga hajdute dhe ndyresira qe e kane mendjen vetem te vnedhin . Ne Spanje litri naftes eshte 1,40€ lt kurse te ne eshte 1,90€ lt mendojeni o njerez cfare vjedhje po na bejne . Kur do vij ajo dite qe ky popull te ngrihet njehere te kerkoje te drejtat e tij pa mbeshtetjen e asnje politikani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës

Sara Hoxha: Nuk kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës