Lufta e ushqimit në shkollë, Trump anulon rregullat e Obamës: Më shumë pica dhe më pak perime

Lufta e ushqimit në shkollë, Trump anulon rregullat e Obamës: Më shumë pica dhe më pak perime

Më shumë pica, hamburger dhe patate të skuqura në në menynë e nxënësve amerikanë. Departamenti Amerikan i Bujqësisë i ka dhënë një goditje tjetër trashëgimisë së ish zonjës së parë Michelle Obama, e cila synonte të përcaktonte standarde më të rrepta ushqyese për studentët që konsumonin dreka në shkollë.

Rregullat e reja të përcaktuara dje nga administrata Trump, hyn në fuqi sot, me rastin e ditëlindjes së Michelle i cili në këto ditë festoi 56 vjetorin.

Sipas ‘Washington Post’, në ushqimin e nxënësve në shkolla do të zvogëlohet sasia e frutave dhe perimeve, dhe do të autorizohet konsumimi më i madh për pica, hamburgerë dhe patate të skuqura për studentët.

Nën administratën e Obamës, udhëzimet ushqyese për shkollat ndryshuan. Institucioneve iu kërkua të rrisin furnizimin me fruta dhe perime, të shërbejnë vetëm qumësht të skremuar ose me pak yndyrë dhe të eliminonin yndyrnat nga menyja e fëmijëve, duke ulur në mënyrë drastike kripën. Një angazhim që synonte sulm ndaj epidemisë së mbipeshes së fëmijëve dhe që e pa ish-zonjën e parë në vijën e parë të ;frontit’.

Administrata Trump - hap pas hapi - shkatërroi rregullat e epokës së Obamës. Sekretari i Bujqësisë, Sonny Perdue, më parë kishte njoftuar një përmbysje të strategjive anti-sodium dhe sheqerit. Pastaj, vitin e kaluar, me një tjetër veprim, u lejuan ushqime më yndyrshme në shkolla, në emër të shijes. Tani vala e tretë do të zvogëlojë sasinë e frutave dhe perimeve.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

 Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet

Ndërtuan 7 vila me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 10 persona! Sekuestrohen ndërtimet