Lufta/ Fluks i ushtarëve rusë në lindje të Ukrainës! Zelensky sot në një vizitë të papritur në Londër, pritet një ndalesë edhe në Bruksel

Lufta/ Fluks i ushtarëve rusë në lindje të Ukrainës! Zelensky sot në një vizitë të papritur në Londër, pritet një ndalesë edhe në Bruksel

Donbas

UKRAINË- Dhjetëra mijëra ushtarë të tjerë rusë të dërguar në Ukrainën lindore, një shenjë e prekshme e ofensivës së re të afërt në shkallë të gjerë, e cila mendohet të ketë nisur 15 shkurti, me qëllimin e vendosur nga Vladimir Putin për të marrë të paktën të gjithë Donbasin.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britaninë e Madhe ku është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak dhe do të mbajë një fjalim para deputetëve britanikë.

Ndërkohë në Bakhmut, një bastion i Ukrainës në Donbass, ka ende luftime. Sipas burimeve ushtarake ukrainase, 24 orët e fundit kanë qenë më vdekjeprurësit për forcat ruse që nga fillimi i konfliktit, me 1,030 të vdekur të rinj, në një total prej 133,190, një shifër që megjithatë është e pamundur të verifikohet në mënyrë objektive.

Nga ana tjetër, në Kiev mbërriti në befasi ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili në mënyrë simbolike solli me vete në kryeqytetin ukrainas një model të tankut Leopard, duke konfirmuar mbërritjen “brenda muajve të ardhshëm”. Do të ketë mbi 100 të tipit Leopard 1A5 nga Gjermania, Holanda dhe Danimarka. Ndërsa qeveria gjermane ka autorizuar dërgimin e 178 tankeve të tjera të të njëjtit lloj, siç zbulon der Spiegel. Shpresa është që automjetet e para të mund të dorëzohen që në verë, edhe nëse shumica mund të mos mbërrijnë përpara vitit 2024. Ukraina gjithashtu tregon besim në F-16-të amerikanë dhe luftëtarët perëndimorë, pavarësisht se presidenti i SHBA Joe Biden vazhdon të frenojë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:29
Zelensky arrin në Paris, takohet me Macron dhe Scholz

1675677524_.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka arritur në Paris pas fluturimit nga Londra. Sapo arriti në pistën e aeroportit Orly të Parisit, lideri i Kievit u prit me përshëndetjen e Gardës Republikane Franceze. 

Tani ai pritet në Elysee për një darkë pune me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz , në prag të samitit të BE-së.  Të tre liderët do të bëjnë një deklaratë të përbashkët për shtypin e mbledhur në sallonet e Elysee.

Ora 22:21
Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë që tha se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, dhe një përgjigje ndaj sanksioneve të Perëndimit kundër Moskës. Ministria e Jashtme ruse tha se ua ka ndaluar përgjithmonë hyrjen në Rusi 77 shtetasve amerikanë.

Lista përbëhet nga 33 guvernatorët e shteteve të SHBA-së dhe një mori zyrtarësh të tjerë shtetërorë dhe federalë të rangut të mesëm.

Sanksionet e SHBA-së, BE-së dhe vendeve të tjera kundër Rusisë kanë shkuar vazhdimisht duke u rritur. Sot janë në fuqi një varg sosh - nga ndalimi i mallrave dhe shërbimeve ruse deri te bllokimi i transaksioneve të saj financiare. Dhjetëra kompani ndërkombëtare po ashtu kanë pezulluar tregtinë në Rusi, ose janë tërhequr fare. Nga disa media në SHBA, sanksionet janë cilësuar si më të rëndat dhe më të koordinuarat ndonjëherë nga Perëndimi.

Ora 20:47
Zelensky i bën thirrje shteteve: Nëse Putini fiton këtë luftë, ai do të bëjë të njëjtën gjë diku tjetër

1675882944_vhj.JPG

Zelensky ka qenë sot në Mbretërinë e bashkuar ku dhe ka ndarë disa mesazhe për të gjitha shtetet. Ai jo vetëm ka kërkuar mbështetje për Ukrainën, por edhe i ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm në të ardhmen, pra një sulm të Rusisë në vende të tjera.

“Nëse Putini e fiton këtë luftë, ai do të bëjë të njëjtën gjë diku tjetër”,kështu deklaroi presidenti ukrainas  gjatë një interviste ekskluzive për Le Figaro dhe Der Spiegel , gjatë së cilës ai fton liderët perëndimorë të kapërcejnë hezitimet e fundit dhe të furnizojnë Kievin me të gjitha armët që i nevojiten. Gjatë intervistës, Zelensky tha më pas se presidenti francez Macron  "ka ndryshuar vërtet këtë herë".

 Në fund të fundit, ishte ai që hapi derën për dërgesat e tankeve. Ai gjithashtu mbështeti kandidaturën e Ukrainës për në BE. 

"Unë mendoj se ishte një sinjal i vërtetë," tha Zelensky. 

Ora 19:58
Zelensky dhe Sunak nënshkruan deklaratën e unitetit, pritet të rritet niveli i marrëdhënieve me Mbretërinë e Bashkuar

1675866838_Screenshot1.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Rishi Sunak kanë nënshkruar një deklaratë uniteti.  

“Deklarata e unitetit përfshin parimet e mbështetjes sonë të ndërsjellë. Në konferencën për shtyp, Zelensky foli për "një nivel të ri në marrëdhëniet tona", i cili, përveç armëve, ka të bëjë me "sanksionet dhe bashkëpunimin ekonomik. E gjithë kjo forcon shumë lidhjet" midis Kievit dhe Londrës.

Ora 18:06
Waters (Pink Floyd) i kërkon OKB-së një marrëveshje armëpushim

Themeluesi i Pink Floyd, Roger Waters , i ftuar nga Rusia për të folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga Moska për Ukrainën, ka nisur një apel për një armëpushim.

"President Biden, President Putin, President Zelensky, ju lutemi ndryshoni rrjedhën e ngjarjeve, bini dakord sot për një armëpushim, megjithëse sigurisht kjo do të jetë vetëm pika e fillimit", tha ai, duke theksuar se "pushtimi nga Rusia është i paligjshëm dhe unë e dënoj, por nuk ka qenë e paprovokuar, ndaj edhe unë i dënoj me shprehjet më të forta provokatorët”.

Ora 16:48
Rusia fton ish-bashkëthemeluesin e bandës muzikore Pink Floyd mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së , do flasë për zgjidhje paqësore

Moska ka ftuar Roger Waters, bashkëthemeluesin e Pink Floyd pët të folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, kjo pas qëndrimeve të tij pro-ruse. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të fillojë në orën gjashtë pasdite të sotme me orën e Neë York-ut.

Waters prej disa kohësh ka mbajtur qëndrime pro-ruse edhe për çështjen e pushtimit të forcave të Moskës. Waters "do të flasë për perspektivat për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë, në kontekstin e rritjes së furnizimeve ushtarake perëndimore në vend," shpjegoi Polyansky.

Ora 15:28
Zelensky pritet të udhëtoj drejt Francës, do takohet me presidentin Macron

1675354733_22022507563801ukrainerussiazelensky022522.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy do të takojë Mbretin Charles pas fjalimit të tij para deputetëve britanikë në Westminster.  Pas vizitës së tij në Londër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë për në Paris, ku pritet sonte nga presidenti Macron. Udhëheqësi ukrainas thuhet se do të vizitojë nesër gjithashtu Brukselin.

Ora 14:36
Zelensky mbërrin në Britaninë e Madhe, pritet me duartrokitje të vazhdueshme nga deputetët britanikë

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Westminster Hall për të mbajtur një fjalim para deputetëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe u prit me duartrokitje të vazhdueshme nga politikanët. Media birtanike, Sky News shkruan se Zelensky do të jetë lideri i parë i huaj që do t'u drejtohet deputetëve në Westminster Hall që nga viti 2012, kur Aung San Suu Kyi e bëri këtë.

Ora 14:19
Moska konfirmon bastisjen në Kharkiv: Shkatërrohet fabrika e dronëve

1675862502_PGKFV3OIK5MZ5HL3W34I2TMIYI1.jpg1675862517_PGKFV3OIK5MZ5HL3W34I2TMIYI1.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse njoftoi shkatërrimin e një ndërmarrje në Kharkiv ku u krye prodhimi dhe modernizimi i dronëve. Kjo është raportuar nga Interfax duke cituar zëdhënësin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

 

Ora 10:36
Papa Françesku: Të mos harrojmë vuajtjet e popullit ukrainas, janë në luftë prej një viti

Papa Françesku ka bërë sërish thirrje për ndihmë për Ukrainën, e cila është në luftë prej një viti. 

"Të mos harrojmë vuajtjet e popullit ukrainas kaq të vuajtur, me këtë të ftohtë, pa dritë, pa ngrohje. Ata janë në luftë", tha Françesku para audiencës së përgjithshme.

Ora 09:51
Zelensky udhëtim të papritur në Britaninë e Madhe, takim me Sunak

1675579122_unnamed.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është nisur për në Britaninë e Madhe, ku do të vizitojë trupat që po trajnohen në vend dhe do të takohet me kryeministrin Rishi Sunak në Downing Street. Për Zelensky është vizita e parë në Mbretërinë e Bashkuar që nga fillimi i pushtimit. Presidenti ukrainas do të mbajë një fjalim para Parlamentit, më pas do të vazhdojë për në Bruksel.

G.MO/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gozhda e vjeter: 08/02/2023 18:45

    Budallai te ngatron kur nuk flet.

    Përgjigju
  • arti: 08/02/2023 09:09

    perendimi mbaroi, ktu ska qellim te putin, perendimi tani te mbaj afer vetem ushtarin e surrelit se vetem ai i ka ngelur.

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 08/02/2023 18:31

      Sa primitiv je Arti, si armet e ndryshkura te Don Kishotit. Nje qenie e vjeter, e prapambetjen qe pelqen dhunen, jo lirine.

    • Beni: 08/02/2023 14:31

      Ke shume te drejte , perendimoret deri dje u fuqizuan duke vjedhur risurset e vendeve te varfra por ajo epoke mbaroj tani do pagusj cdo njeri per ate qe do mar dhe eshte e drejte

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'

Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'