Lufta kundër COVID/ Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, në 24 orë janë 11.073 të vaksinuar

Lufta kundër COVID/ Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, në 24 orë janë 11.073 të vaksinuar

Ka shkuar në 596.766 numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës. Vetëm 24 orët e fundit janë kryer 11.073. Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Vaksinimi masiv në vend vijon prej më shumë se një muaji dhe efektet kanë filluar të ndjehen, duke parë uljen e numrit të infeksioneve ditore dhe fataliteteve.

Rastet e reja me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit nga 4516 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 qytetarë. Ndërkohë që betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 3 qytetarë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. 

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm pas më shumë se një viti luftë me COVID-19, profesor Tritan Kalo ka njoftuar se është regjistruar 24 orëshi i parë që në Infektiv nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID. Kjo për Kalon, është një tregues, se vendi ynë është në rrugën e duhur për të mundur COVID-in, edhe pse ka ende punë.

Postimi i ministres Manastirliu

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liria: 08/05/2021 23:55

    Nje ndër punet me te mira kjo e vaksinimit ! Duhet qe te kontroollohen pak hyrjett nga aeroporti se plasi kovidi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’