Lufta kundër COVID-19, BE do të dërgojë 650,000 doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Lufta kundër COVID-19, BE do të dërgojë 650,000 doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor

Në përputhje me vendimin që pa qenë të gjithë të sigurte, askush nuk është i sigurte, Bashkimi Evropian po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.

Unioni Evropian do të dërgojë për 650 mijë doza të vaksinës Pfizer/BionTech, të cilat do të shpërndahen në vendet e Ballkanit Perëndimor. Qëllimi i dërgesës së këtyre vaksinave është imunizimi i profesionistëve shëndetësorë dhe grupeve tjera të rrezikuara, theksojnë burime për Radio Evropa e Lirë.

Vaksinat e ardhura do të jenë të pavarura nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra.

Në anën tjetër BE, po punon  për të arritur marrëveshjen trepalëshe, e cila do të përfshijë vendet e Ballkanit Perëndimor, kompaninë Pfizer dhe vetë BE-në. Në bazë të deklaratave të para Austria do të jetë vendi që do të ndihmojë në anën administrative të shpërndarjes së vaksinave, në Ballkanin Perëndimor, rajonin I cili ka pasur vonesa të shumta në fillimin e procesit. Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian miratoi 70 milionë euro për furnizimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të këtyre zhvillimeve edhe Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, zhvilloi të premten një bisedë me ministrat e Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit aii u shpreh se në këtë bisedë u diskutuan edhe veprimet e fundit për të siguruar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lui: 16/04/2021 18:30

    Jo kaq shume. Mbani dhe ca per vete se Po na jepni me shume nga sa na duhen. U vonuat ca por me mire vone se kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite