Lufta kundër informalitetit/ Bllokohet hoteli 5 katësh në Durrës, operonte i paregjistruar

Lufta kundër informalitetit/ Bllokohet hoteli 5 katësh në Durrës, operonte i paregjistruar

DURRËS- Në saj të kontrolleve që po ushtrohen në vijën bregdetare të Shqipërisë kundër informalitetit, një tjetër subjekt është bllokuar nga institucionet ligjzbatuese shqiptare pasi punonte totalisht në shkelje me ligjin. Subjekti në fjalë është një hotel në zonën e Durrësit 'Festim Hotel' në rrugën Teuta dhe është në pronësi të Festim Allajbeut që punonte në mënyrë informale.

Të kontaktuar nga Report TV,  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka thënë se hoteli në fjalë  kishte 28 dhoma dhe ishte me 5 kate ku edhe pse ndodhej në listën e 'Booking' ishte e pa regjistruar dhe pa NIPT. Në kuadër të këtij aksioni anti-informalitet që është ndërmarrë në javën e fundit në të gjithë vendin në sitë janë shumë hotele të cilat rezultojnë në 'Booking' por që nuk janë regjistruar. DPT njofton se lirimi i subjekteve të bllokuara ndodh kur kryhen procedurat e nevojshme dhe bëjnë regjistrimin.

Ky aksion vjen pak kohë pas deklaratave të forta të kryeministrit Edi Rama në prezantimin e drejtoreshës së re të Tatimeve. Vetë Rama është shprehur se nuk toleranca do të jetë Zero për kedo që mundohet që të dalë mbi ligjin. Po kështu ditën e sotme Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj ishte në Gjirin e Lalzit në kuadër të aksionit anti-informalitet. Denaj informoi se janë evidentuar disa sektorë, të cilët paraqesin një risk potencial të evazionit fiskal, si dhe në mos regjistrimin e punonjësve, ndërsa u bëri thirrje që të mos e sfidojnë shtetin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiptar: 19/07/2019 09:01

    më fal çfar ish ky spital?!operonte çudi!!!

    Përgjigju
  • geg hyseni: 18/07/2019 20:32

    Investon i biri i botes miliona per nje objekt biznesi, dhe mire ben, por nuk paguan pese lek ne tatime, duke share dhe shtetin dhe bere varfanjakun ! Jo vetem bllokim , por heqeje liçence per 30 vjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet