BE-ja dha 50 mln euro për Shqipërinë për koronavirusin! Basha: Kërkova të shtohet ndihma për tre kategori

TIRANE-Kryetari i PD-së, Lulzim Basha përmes një video-mesazhi të shkurtër u shpreh se i kërkoi komisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, që të shtojë ndihmën për Shqipërinë në luftën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lideri demokrat thotë se Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë. Lulzim Basha tregon edhe dy nga rrugët si mund të ndihmojë Brukseli Shqipërinë, përveç 50 mln eurove që dha.

Në video-mesazh, kryedemokrati thotë se i kërkoi Varhelyit, që të rialokojë fondet brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, por edhe përmes instrumenteve të tjera, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

"Sapo përfundova një video-konferencë me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi. E falenderova atë dhe Bashkimin Europian për shprehjen e vullnetit pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë, pas përmbushjes së 15 kushteve. E garantova se opozita, Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të bëjmë gjithçka që është në dorën tonë për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve.

Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare.

Komisionerin dhe Bashkimin Europian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë.

I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore:

1. Mbështetje për shëndetësinë.

2. Mbështetje sociale për njerëzit në nevojë.

3. Mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare.

Po kështu i kërkova komisionerit të bëjnë gjithçka për të na ndihmuar edhe me instrumentet e tjera në dispozicion të Bashkimit Europian, si Banka Europiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Të dashur bashkëqytetarë!

Nuk jemi vetëm.

Pavarësisht ditëve të vështira që po kalojmë, të jeni besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për ju, për familjet tuaja dhe për Shqipërinë" tha Basha. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 27/03/2020 13:53

    E besoni??????Kush e ul vehten e flet me kete mashtrues,rrenacak,skenarist filmash holivudian si "babale",vrases e pergjegjes kryesor I vrasjes 4 protestuesve nga BE.Ky e partia e tij PD jane jashte sistemit politik e nuk kane as me te voglen peshe jo vetem ne Shqiperi,por ne vecanti ne BE.Askush nuk e llogarit ekziston apo jo.Thjeshte rrena,rrena e demagogji

    Përgjigju
  • Iris: 27/03/2020 02:04

    Tani ke folur mire z.Basha,me shume deklarata te tilla e bashkepunim mes pozites e opozites

    Përgjigju
    • emisioni i perrallave: 27/03/2020 11:31

      pse te mungon emisioni i perrallave dhe do qe te flasi prap ky debili qe nuk la gur pa levizur per mos tu hapur negociatat?o irisi ik ke xhaxhi ser ky sido te lefi nuk esht ajo qe do .eshte vetem perralla e radhes.shko e shiko telenovela e lene z.basha tend me perrallat e tij

  • edi: 27/03/2020 00:51

    Wpw po ku ishe more djale Dibre Na thave syte dhe na lane pa let Bota , Po shyqyr qe u the se na Thane barkun A flet per 230 milion Euro or Dobic or flet per breket qe kur erdhe te vinte era PERC BITCH

    Përgjigju
  • Niku: 26/03/2020 20:06

    I kerkove ti BE-se fonde? Edhe c'te thane? Mos po presin te paguash ato 300 milionet e rruges se kombit pas e pastaj? Apo mos te thane qe pak po kerkon, shtoje pazarin?

    Përgjigju
  • Cami: 26/03/2020 19:12

    Ik ore idiot. Je bere I padurueshem. Na hape barkun o legen.je me antishqiptari ne bote. Vjet dogje vendin per nje cik pushtet. Po kurre ske per te fituar zgjedhje. I fiton Edi Rama duam apo sduam. Dhe boll Lulush duke u sjelle si kryeminister I vendit. Sje askush. 7×7=42.

    Përgjigju
  • tani shpetuam: 26/03/2020 19:05

    tani qe po ben ti politik dhe po na kerkon me shume ndihme shpetuam te gjithe ne..sa shpejt e ktheve pllaken .e pe qe nu ta vare njeri me politiken tende te ndyre,tani edhe mundet te kesh then te kunderten dhe na del gjoja na do te miren

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS

Blerina Bala merr drejtimin e Bashkisë së Himarës! Bashkëshorti këshilltar ‘bojkoton’ votimin! Votat që opozita bashkoi me PS