Lufta kundër krimit dhe siguria e qytetarëve, kryepolici Proda pret ambasadorin e Arabisë Saudite: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit!
Kryepolici Ilir Proda dhe ambasadori i Arabisë Saudite, Faisal Ghazi Hifzi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda pret ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri, Faisal Ghazi Hifzi.
Pasi u vlerësua niveli i mirë i marrëdhënieve dypalëshe, u vunë në dukje fakti i takimeve intensive të zhvilluara mes palëve dhe bashkëpunimi në rritjen e sigurisë për qytetarët.
Ambasadori dhe kryepolici ‘rikonfirmuan vullnetin dhe gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit’, ndërmjet Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në fushat me interes. Kjo e përcaktuar edhe në marrëveshjen e firmosur në vitin 2023.
Për vënien në zbatim të kësaj marrëveshje janë ngritur edhe grupet e punës në nivel teknik, nga të dyja palët.
“Gjatë takimit, u vlerësua gatishmëria e shprehur për mbështetjen e Policisë së Shtetit të Shqipërisë, në forcimin e kapaciteteve logjistike dhe profesionale përmes realizimit të trajnimeve dhe shkëmbimit të eksperiencave”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.
Është dakordësuar edhe realizimi i një vizite të një delegacioni të lartë të Policisë së Shtetit në Arabinë Saudite, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe përfitimin e njohurive mbi mënyrën e funksionimit të strukturave të rëndësishme të luftës kundër krimit dhe të shërbimit për qytetarët, në Policinë e Arabisë Saudite.
Proda vlerësoi ambasadorin e shtetit mik edhe për rolin e luajtur në ‘forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për ndëmjetësimin e tij për ofrimin e mundësive e reja për punonjësit e Policisë shqiptare, nga Mbretëria e Arabisë Saudite’.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dy atentatet, Basha: Shqipëria meriton ndarjen e politikës nga krimi, për t’i rikthyer autoritetin uniformave blu
14 Janar, 08:19
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë! Kurora në ‘Varrezat e Dëshmorëve’ dhe homazhe për policët e rënë
13 Janar, 16:17
-
112-Vjetori i Policisë së Shtetit, Proda dhe Hoxha vendosin kurora te Memoriali i efektivëve Dëshmorë: Mbrojtën jetën me jetë!
13 Janar, 15:30
-
112-vjetori i Policisë, ministri Hoxha: Në zgjedhjet e 11 majit qëndroni në lartësinë e duhur! Mesazh drejtuesve të rinj: Puna juaj s'do matet vetëm me urdhrat nga zyra
13 Janar, 11:39
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Proda takim në Akademinë e Sigurisë, marrin pjesë Prokuroria e BKH: Lufta ndaj të keqes nuk mund të bëhet vetëm. Bashkëpunim për të goditur krimin
12 Janar, 15:17
-
El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati
11 Janar, 22:59
-
Siguria në shkolla, ajo rrugore dhe kibernetike, Proda pret nxënësit në Policinë e Shtetit: Mundësi e artë për maturantët te Akademia e Sigurisë
10 Janar, 20:12
-
VIDEO/ Si askush tjetër, Cristiano Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi
10 Janar, 14:04
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17
-
Kanabisi mjekësor, Qeveria përcakton kriteret e kultivimit: Parcela, me mure 4 metra të lartë e sinjale alarmi në polici! Serverat e kamerave monitoruese në BE
9 Janar, 20:45