‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, ministri i Brendshëm: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar, partnerët evropianë kanë krijuar besim te Shqipëria

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar për “luftën” kundër krimit të organizuar.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian me temë “Ecuria në luftën kundër krimit të organizuar” tha se Shqipëria ka plotësuar kriteret për t’u berë pjesë e BE dhe se vetoja bullgare nuk do të jetë një pengesë drejt qëllimit final.

“Nuk e shoh vetëm si raportim normal, por një mundësi për të avancuar më tepër në këtë proces. Shqipëria nuk ka dyshim që do të jetë pjesë e BE. Është në interesin e vendit tonë që kur bëhet fjalë për BE të lëmë mënjanë politikën. Komisioni i Evropian ka thënë se ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret, pavarësisht ngërçit që kemi nga vetoja bullgare. Kapitulli 24 dhe 23 mund të konsiderohen si shtylla e procesit të zgjerimit.

Çfarë kemi arritur? Lufta kundër krimit të organizuar, pika qendrore e punës tonë. Krimi i organizuar nuk njeh kufi, nuk ka pasaportë , mund të luftohet vetëm me bashkëpunim të ngushte me partnerët tanë. Ne jemi përqendruar tek mirëbesimi, duke pasur bashkëpunime me vende aleate. Jemi fokusuar në shkëmbimin e informacioneve dhe bashkëpunimin në operacione të përbashkëta. Kjo dëshmon për nivelin e lartë të besimit nga partnerët evropian.

Ne kemi shtuar prezencën në Europol. Policia e shtetit është pranuar bashkëdrejtuese në EMPAKT, një platformë për bashkëpunimin e vendeve anëtare për të adresuar kërcënimet nga krimi të organizuar. Sipas progresraportit Shqipëria ka forcuar bashkëpunimin policor. Me rendësi është marrëveshja me Europolin për dhënien e të drejtës së aksesit në sistemin elektronik. Në nëntor 2021 ky bashkëpunim është shtrirë, duke i dhënë akses edhe SPAK.”, tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Lufta’ kundër krimit të organizuar, Çuçi: Kemi forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar! Alibeaj: Dështim! Bardhi: Po u jepni kriminelëve tendera dhe po pastrojnë paratë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin