Lufta kundër valës së tretë të pandemisë, çfarë po ndodh në Evropë?

Lufta kundër valës së tretë të pandemisë, çfarë po ndodh në Evropë?

Një pjesë e madhe e vendeve në Bashkimin Evropian po përballen me valën e tretë të pandemisë  dhe për pasojë disa qeveri kanë vendosur të mbyllin aspekte të ndryshme të hapësirës publike.

Ndër të parat që kishte diskutuar vendosjen e masave të reja kufizuese ishte kancelarja gjermane por deri më tani kryeministrat e 16 landeve  të Gjermanisë nuk kanë dhënë miratimin e tyre për një izolim tjetër kombëtar. Në takimin e tyre të fundit, ata vetëm zgjatën masat në fuqi deri në 18 Prill, ndërkohë që shtetrrethimi i propozuar gjatë Pashkëve u anulua.  Jo më shumë se pesë persona nga dy familje lejohen të takohen. Ndërkohë që vazhdon detyrimi për të mbajtur maska mjekësore në të gjithë Gjermaninë në dyqane dhe në transportin publik.

Në anën tjetër presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi bllokimin e tretë mbarëkombëtar të vendit. Rregullat të cilat ishin në fuqi prej javësh në disa rajone të caktuar, u zgjeruan për katër javë në të gjithë Francën. Shumica e dyqaneve do të mbyllen dhe një shtetrrethim gjatë natës do të jetë në fuqi nga ora 7 e pasdites.

Në Belgjikë është vendosur që çdokush që do të bëhen Pazar do të duhet të caktojë një takim paraprakisht, përveç nëse  ka të bëjë me mallra të domosdoshëm. Shkollat ​​dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura për tre javë gjatë Pashkëve, ndërkohë që parukeritë, estetistët do të mbyllen plotësisht për tani.

Në Spanjë, vendasit dhe turistët duhet të mbajnë maskë në ambjentet e jashtme, edhe në plazh. Ndërsa shumë shtete po kufizojnë lëvizjet e qytetarëve të tyre gjatë Pashkëve, pushuesit evropianë ende lejohen të bëjnë plazh në vende si Majorca.

Masat e rrepta kufizuese në Greqi do të qëndrojnë në fuqi deri më 5 Prill. Nga e hëna vendi do të lehtësojnë gradualisht masat. Ndërkohë që për çdo person që hyn në vend është i detyrueshëm karantinimi dy javor.

Megjithëse numri i infeksioneve COVID-19 mbetet i lartë në Bullgari, qeveria atje lehtësoi kufizimet në 1 Prill. Bullgarët tani lejohen të shkojnë në restorante dhe të ulen jashtë. Teatrot janë rihapur, por me audiencë më të vogël. Shkollat, përfshirë parashkollorët rihapen  më vonë.

Ndryshe paraqitet situata në Republikën Çeke, e ila para disa javësh kishte incidencën më të lartë javore të infeksionit COVID-19 në botë. Në të gjithë vendin, maksimumi vetëm dy persona lejohen të takohen, përveç nëse janë anëtarë të së njëjtës familje. Si kudo tjetër në Evropë, restorantet, kinematë, muzetë dhe dyqanet jo thelbësore mbeten të mbyllura.

Njerëzit lejohen të marrin pjesë në vendet e tyre përkatëse të adhurimit, por vetëm maksimumi 15 lejohen në një funeral ose martesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Po rriten pensionistët por jo pensionet

Po rriten pensionistët por jo pensionet