Lufta ndaj COVID-19, Bashkia Tiranë heq qiranë për banesat sociale

Këshilli Bashkiak i Tiranës gjatë ditës së sotme ka marrë vendimin e heqjes së qirasë për banesat sociale, apartamentet dhe strehat e emergjencës të Bashkisë për muajt mars dhe prill në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi nga koronavirusi. Nga ky vendim përfitojnë 385 familje të cilëve iu falet qiraja në këtë kohë të vështitë.

Fillimisht do të jetë për muajt mars dhe prill, por nëse situata e pandemisë vijonë, atëherë do të shihet mundësia që kjo periudhë falje të zgjatet.

Vendimi u bë publik nga kryebashkiaku Erion Veliaj,  i cili kërkoi që këtë gjest humanizmi dhe solidariteti që e nisi Bashkia Tiranë të zbatohet edhe nga privati, i cili në këtë kohë të vështirë të bëjë "kontrata zemre" dhe jo "kontrata pronash".

'Zyra, lokale, banesa dhe çdo ambient me qira nuk ka mundur të punojë dot në këtë periudhë dhe qiraxhinjtë', tha Veliaj, 'që kanë ku jetojnë dhe nuk varen vetëm nga qiraja, të shfaqin humanizmin e tyre dhe të ndjekin këtij shembull'.

'Ne nuk mund të ndërhyjmë te privatët, por tani lipset që të shkëmbejmë edhe pak energji të mirë dhe të kemi dhe një kontratë zemrash dhe jo vetëm financiarë. Di të them që pozitiviteti i atyre që ka dëshirë të bëjë mirë të mund t'i falin qiramarrësit të tyre këtë muaj dhe për tjetrin dhe kjo do na sjellë më pranë të gjithë", tha Veliaj.

Veliaj bëri apelin që të gjithë të rrinë në shtëpi dhe të rinjtë të kujdesen dhe për të moshuarit dhe t'i ndihmojnë qoftë në pazare apo shërbime të tjera në mënyrë që ato të mos dalin nga shtëpitë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze