Lufta ndaj informalitetit rrit zhdoganimet e cigareve me 64% në janar 2023

Lufta ndaj informalitetit rrit zhdoganimet e cigareve me 64% në janar 2023

Foto ilustruese

Në një kohë që importet në artikujt ushqimore po vijnë në rënie viti pas viti duke ndjekur zhvillimet demografike me tkurrjen e popullsisë, zhdoganimet e cigares kanë pësuar rritje që nisi që vitin e kaluar dhe ka pësuar hov në muajin janar 2023. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave në janarin 2023 u zhdoganuan 293 tonë cigare nga 178 në të njëjtin muaj të vitit 2022 me një rritje 64%. Importet e cigareve duhet të ishin dekurajuar po të marrim në konsideratë politikat e brendshme për rritjen e akcizës dhe ndalimin e konsumit të tij në ambiente të brendshme.

Burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thanë se zhdoganimet e cigares janë rritur si pasojë e formalizimit.

“Rritja e zhdoganimeve erdhi nga politika fiskale shumë e drejtë në kalendarin e akcizës së cigares, rritja e kontrollit dhe mirë-administrimit dhe ndihmesa nga procesi i fiskalizimit”, njoftuan burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Periudhat krahasuese e zhdoganimeve të cigareve në muajin janar që nga viti 2000 tregojnë se rekordet janë shënuar në vitin 2006 dhe 2011, ku sasitë e importeve kanë qenë mbi 300 tonë. Po ti referohemi politikës fiskale, që sjell rritje të akcizës në janar të çdo viti, importet rriten në dhjetor për të përfituar nga taksimi ende i ulët. Në dhjetor të vitit të kaluar u zhdoganuan 261 tonë cigare një sasi më e ulët se në janar 2023. Për të gjithë vitin e kaluar importet e cigares rezultuan 3,147 tonë me një rritje vjetore 7.5%. Cigaret janë ndër artikujt me risk të lartë të kontrabandës dhe hapësirat për administrim fiskal mbeten të larta.

Një studim i Qendrës Amerikane të Bioteknologjisë për elasticitetin e çmimeve të cigareve në Shqipëri ka gjetur se, nëse çmimet e cigareve do të rriteshin në Shqipëri me 10%, kërkesa për cigare do të ulet me 5.7%. Sipas studimit rritja e çmimeve të cigareve ka një efekt të drejtpërdrejtë në kërkesën për këtë produkt. Por zhvillimet e vitit të fundit nuk po tregojnë lidhjen mes çmimit dhe konsumit. Studimi vërejti se familjet me një nivel më të lartë ekonomik harxhojnë një pjesë të buxhetit të tyre për cigare. Koeficientët e shpenzimeve totale sugjerojnë se 10% e familjeve me nivelin më të lartë të jetesës shpenzojnë rreth 0.2 pikë përqindje më pak nga buxheti i tyre për cigare, se sa familjet me të ardhura mesatare.

Ekonomitë familjare në rajonin e Tiranës dhe Durrësit, rajonet më të mëdha dhe më të zhvilluara në Shqipëri, paguajnë çmime më të larta në krahasim me kategorinë bazë (rajoni i Beratit), i cili është një rajon me nivel mesatar zhvillimi. Më konkretisht, familjet në kategorinë bazë shpenzojnë rreth 8.8% të buxhetit të tyre për cigare, ndërsa familjet në rajonet e tjera shpenzojnë me shumë./Monitor

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë? Princesha e Uellsit u diagnostikua me këtë sëmundje! Doktoresha Zana Nikolla tregon si mund të parandalohet

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë? Princesha e Uellsit u diagnostikua me këtë sëmundje! Doktoresha Zana Nikolla tregon si mund të parandalohet