Lufta ndaj kanabisit/ Lleshaj kritik për Komisariatin e Skraparit: Parcelat janë identifikuar nga Policia e Shtetit, jo ajo vendore! Ka pasur efektivë të implikuar

BERAT- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pasur kritika për punën e bërë nga Komisariati i Skraparit në luftën ndaj kanabisit. Ai tha se në këtë zonë ka pasur një shtim të parcelave me kanabis dhe ky problem është evidentuar nga Policia e Shtetit dhe jo Komisariati i Skraparit. Mbi të gjitha ai ka thënë se ka pasur efektivë të implikuar. 

"Probleme të shtuara në lidhje me këtë fenomen të kultivimit të narkotikëve kemi pasur në zonën e Skraparit dhe këto probleme janë evidentuar nga DPV-ja e Beratit dhe jo nga Komisariati i Policisë Skrapar. Ne kemi vërejtje për efektivët e policisë Skrapar, ku kemi dhënë vërejtje pasi ka pasur implikime në nivele të ndryshme"-ka thënë Lleshaj.

Pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura brenda Drejtorisë së Policisë Vendore në Berat, ministri Lleshaj pari edhe një paralajmërim për ata që e mendojnë të kultivojnë kanabis.

"Për ata që i gënjen mendja se mund të përfshihen në veprimtarinë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, ta harrojnë, ne do ti godasim me struktura të mirëorganizuara"-ka thënë Lleshaj. 

Lleshaj ishte në Berat për analizën e punës së Policisë së Shtetit kundër kultivimit të kanabisit. Më herët ai ka qenë në qytetin e Shkodrës, ku ka deklaruar se kanabisi do të asgjësohet para fushatës që krimi të mos ndërhyjë në zgjedhjet e 25 prillit. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GáàFili: 23/11/2020 20:45

    Qeveri mo ProstiMalliste ska per te pas mo Kombi . Deshtim e degjenerim total mashtrim . Tfala Sajes dhe pa qarje neper ekrane .

    Përgjigju
  • Altin: 23/11/2020 20:28

    Si ka mundesi qe ne pol e shtetit aktualisht nga tropoja jane dy shefa krimesh njeri me pogradec dhe tjetri ne skrapar,dhe te dy jane te pezulluar sot ???

    Përgjigju
    • Skrapalliu: 24/11/2020 12:18

      Atij qe eshte ne Skrapar te laje gojen kur ta permende ky vemja qe nuk vjen era burre.Eshte fisnik dhe i pa pertuar , ha buken e rroges se shtetit dhe jo korrupsionit po fatkeqesi qe kishte shef nje shok te Agron Xhafes .

  • Timi: 23/11/2020 20:00

    duhet ti kishe bere valixhet me kohe. Po ne kete republike bananesh posti trajtohet si prone e babes

    Përgjigju
  • Toni: 23/11/2020 19:47

    Janë bythëlëpirsit e kryehajdutit Ilir Meta. Sa të kemi qen që lehin Salon dhe Ilirin shtet në Shqipëri nuk do kemi.

    Përgjigju
  • Ppsh: 23/11/2020 19:44

    Pse komisariatin e skraparit cfar e pandeh ti komisiariatin e nehat kulles qe sqenka i shtetit ky? kput qafen nga erdhe zotni se pas komisariatit te himares,vlores edhe skrapari u bene tre Nuk po kuptoj rolin e policise tani po e ruani mos e presi dikush apo po e luftoni?

    Përgjigju
  • Alfons: 23/11/2020 19:17

    Po car keni harxhuar nafte deri ne skrapar,ikni ore ne kruje se eshte bere me keq se lazarati ne kohen e berishes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë

Zhvillohen nesër zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë 7 kandidatë