Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 50 milionë euro për Shqipërinë për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje ekonomike

Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 50 milionë euro për Shqipërinë për pajisje mjekësore dhe rimëkëmbje ekonomike

Foto nga Spitali Infektiv

Bashkimi Europian ka dhënë 50 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë për të luftuar koronavirusin si dhe për të rimëkëmbur ekonominë, pas ndikimit negativ që lë pas covid 19. Kjo ndihmë në rast nevoje u vlerësuar nga kryeministri Rama dhe krerët e tjerë të shtetit. Ndërsa ambasadori Soreca  tha se BE është gjithmonë pranë Shqipërisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:18
Ndihma e BE për Covid 19, Kryemadhi: Miku i mirë duket në ditët e vështira

1584877737_kryemadhi2.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur ndihmën prej 50 milionë euro që BE dha për Shqipërinë për të luftuar koronavirusin.

"Miku i mirë duket në ditët e vështira. SHBA pak ditë më parë dhe sot BE, janë angazhuar me ndihma konkrete për Shqipërinë në përballjen tonë me #Covid19. Mirënjohje për bujarinë dhe lidhjen e fortë mes popujve dhe vendeve tona që i bënë ballë edhe sfidave më të mëdha, si kjo që po përballemi", tha Kryemadhi.

Ora 19:02
BE mbështetje 50 mln euro për Shqipërinë kundër COVID-19, Manasterliu: Inkurajuese! Të bashkuar do ta mposhtim

1585073340_1584362856manasterliu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu e ka cilësuar inkurajuese ndihmën humanitare prej 50 milionë eurosh të dhënë nga Bashkimi Evropianë për Shqipërinë në betëjën kundër koronavirus. “Të bashkuar do ta mposhtim”, thotë Manasterliu.

“Lajm inkurajues mbështetja 50 mln € e Bashkimit Evropian për përballjen me Covid-19

Të bashkuar do ta mposhtim”, shkruan Manasterliu.

Ora 18:59
Basha mirënjohje BE-së për ndihmën humanitare 50 mln euro ndaj Shqipërisë kundër koronavirus: Nuk jemi vetëm!

1585072831_1585057291lulzimbasha.jpg

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur mirënjohje ndaj Bashkimit Evropian pas 50 mln euro ndihme humanitare të dhënë në ndihmë të Shqipërisë në kuadër të emergjencës shëndetësore për shkak të koronavirus.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.

Ora 18:49
BE 50 milionë euro Shqipërisë kundër covid 19, Soreca: Jemi gjithmonë me ju

1585072762_soreca.jpg

50 milionë euro ka akorduar Bashkimi Europian për Shqipërinë në luftën kundër koronavirusit.  Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19. Mbështetja e BE për Shqipërinë u dha nga Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca  i cili tha se BE do i gjendet gjithmonë pranë Shqipërisë në rast nevoje.

'I lumtur të njoftojë se sot BE vjen në ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar covid 19.

- 4 milionë € për pajisje mjekësore dhe mbështetje shëndetësore

-11 milionë € për mbrojtje sociale

-35 milionë € për rikuperim ekonomik.

BE-ja është gjithmonë e gjindshme me kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë', shkruan Soreca në twitter.

Ora 18:47
COVID-19/ BE jep 50 mln euro për Shqipërinë, Meta: Ndihmë e çmuar në betejën për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë

1585072378_meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka reaguar ka reaguar pas 50 mln euro ndihme humanitare të dhënë nga Bashkimi Evropian në ndihmë të Shqipërinë.

“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë!”, shkruan Meta.

Bashkimi Evropian akordoi sot 50 milionë euro në luftën kundër koronavirusit.  Nga këto 4 milionë do të jepen për pajisje mjekësore dhe mbështetje të shëndetësisë, 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë euro do të jepen për rimëkëmbjen e ekonomisë pas ndikimit negativ që ka shkaktuar covid 19.

Ora 18:41
Rama: BE-ja i jep Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19

1585072272_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama shkruan se Bashkimi Europian i ka akorduar Shqipërisë 50 mln euro për të përballuar pasojat në luftën kundër koronavirusit. "Bashkimi Europian i akordon Shqipërisë 50 milionë euro për luftën kundër COVID-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh" shkruan Rama.

Ora 17:29
Lufta ndaj koronavirusit/ BE jep 30 milionë euro për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Europian ka miratuar një fond ndihme prej 30 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, që po përballen në luftën me koronavirusit, i cili ka trokitur në dyert të gjitha shteteve të rajonit. Ky fond do të shkojë në mbështetje urgjente që nevojitet për pajisjet mjekësore në këto vendet. Ndërsa në lidhje me ndikimin dhe pasojat negative që Covid 19 po shkakton në ekonomitë e të gjithë vendeve të prekura prej tij, BE është duke shqyrtuar masa se si të zbutet ky ndikim negativ.

Lajmi u dha nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, i cli shkruan në twitter se BE është në mbështetje të plotë të Ballkanit Perëndimor në masat e marra ndaj pandemisë së koronavirusit dhe përballimin e saj.

"Në të njëjtën kohë ne punojmë shumë për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në përgjigjen  ndaj shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Ne mobilizuam 30 milionë euro për mbështetje të shpejtë të pajisjeve mjekësore dhe po shqyrtojmë masa për të zbutur ndikimin negativ ekonomik të kësaj krize", shkruan Varhelyi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore2: 25/03/2020 09:09

    Nje gje qe nuke e shikone me syte e tu mos e beso!

    Përgjigju
  • Iris: 25/03/2020 02:38

    N.Q.S. BE KA DHENE 30 MILION EURO PER BALLKANIN PERENDIMOR PSE NE PO MARRIM 50 MILION EURU?!

    Përgjigju
  • Emi: 25/03/2020 01:44

    30 vjete tu lype dhe hala jena ma fukarate e BE.

    Përgjigju
  • Fan club: 25/03/2020 01:40

    Fshij bythen me parate tani rama,,hajdut muti ,,se asnje shtet nuk te jep respiratore,,se i duan per vete,,duhej ti kishe blere vite Perpara,,kur te vijne mendte s'ti hane as qente....

    Përgjigju
  • Eda: 25/03/2020 00:34

    Si nuk ju mbyll njeher goja o popull.Flisni vetem mbrapsh.Ju nuk respektoni dot, as mbrojtjen tuaj, e flisni per tendera e per vjedhje.Kush me mir do e menaxhonte kete situat sesa kryeministri i ketij vendi, ku ka merituar te jet aty.Ju doni akoma Sali Berishen, ta shesi Shqiperine e detin .Popull ordniner jeni!

    Përgjigju
  • tefta: 24/03/2020 23:55

    KURSE ti monika dhe burri jot na vodhet ne kohe te veshtira,,,,dhe prape ne kohe te veshtira perqeshni shqiptaret dhe nuk I jepni spitaleve asnje qindarka,,,pavarsisht se I keni bere parate duke vjedhur+plackitur shqiptaret….CORONA ISHALLAH MU NE KOKE …..

    Përgjigju
  • Ver Llapa: 24/03/2020 23:13

    O Monik lene bujarine e SHBA dhe BE por dil ketej nga 21 dhjetori ke nevoj per relaks nga karatina

    Përgjigju
  • Suela: 24/03/2020 21:59

    Gjysma shkon ne xhepat e politikaneve,pjesa tjeter ndahet per tendera.Mjer populli

    Përgjigju
  • Populli: 24/03/2020 21:37

    U kenaqen duke vjedhur fondet e Europes here me ndihma termeti e tani nga virusi. Bravo i qofte Europes qe vazhdon te financoje keta hajdute qe meritojne karantinen ne burg.

    Përgjigju
    • shqupist me lesh dhie: 24/03/2020 23:27

      nderro emrin ti o fashist qe flet ne emerin tim.mos fol ne emrin tim pa leje o kafshe me syze..

  • nje rreze dielli: 24/03/2020 21:30

    dhe nese ka nje rreze dielli ne gjithe kete kohe qe jetojm do dalin te gjitha ata qe nxjerrin vrer nga goja dhe shpoirti dhe do na i shpifin me keq sec na i kane shpifur kaq kohe,do dalin te gjithe analistat e leshit dhe do bejne politik,dhe politikanet e leshit qe paguan par mos hapje te asaj rreze dielli dhe do na i bejn si merit te tyre.ka dhe shume logaritar qe hesapet e tyre nuk u dalin por te shtetit i bejne me njeher dhe te tjetrit se ashu jane mesuar te lehin larte e posht

    Përgjigju
  • Nona: 24/03/2020 20:44

    11milione € per mbrojtje social? Do I haj Mahmut Bey Ahmetaj me shoke qe merren me leket per Coronen. A ju hengert juve virusi jo hallexhinjte qe presin nga bamiresit se te jete per juve vazhdoni karantinen me Moet e caviar. Kur u bere dhe ju mor bythapalare qe akoma sdini tabelen e shumezimit por na parakaloni ne Kuvend si shpetimtare kombi.Kancerin ne gryke ju uroj e jetegjatesi gjithe shqiptareve kudo qe jane.E kalofshim as me lehte kete situate.

    Përgjigju
  • Turi: 24/03/2020 19:47

    110 milion fitoj beccheti,jepja 50 njeher ngelin dhe 60 milion

    Përgjigju
  • Vlore: 24/03/2020 19:17

    Shqiptarete nuk kane eksperience të mire nga politiqënëtë e tyre dhe si rezultat i kesaje dyshojne gjithnje nqse kondilet e ndryshme shkojne ne popull. Ato shkojne zakonishte ne xhepat e politiqënëve dhe femijeve të tyre fundërrina

    Përgjigju
    • A. N.: 24/03/2020 21:41

      Nuk ka faj europa qe ne kemi zgjedhur ne krye keto maskarenj. Fajin e kemi ne, prinderit, gjysherit dhe stergjysherit tone qe vazhduan dhe vazhdojne te zgjedhin personat e gabuar keto njeqind vitet e fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum

Me kërkesë të Rithemelimit, mblidhet sot Sekretariati i Etikës: Anuloni votimin e 7 marsit, ligjet u kaluan pa kuorum