'Lufta' në PD, përplasen në 'Pa Protokoll' Baçi dhe Sula! Deputeti i PD: Të bëjmë 'armëpushim' për zgjedhjet! Mbështetësi i Berishës: Votove ti të përjashtohem unë?! Le nam, mos dil më pro Bashës

Situata në Partinë Demokratike, ndarja në 2 kampe edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore në 6 bashki më 6 mars, është tema e diskutimit sonte në 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu. I ftuar në studio nga krahu i Lulzim Bashës është deputeti Dash Sula, i cili dha për herë të parë idenë e një 'armëpushimi për 6 marsin' mes palëve.

"Kemi një datë, tashmë e dimë që në 61 bashki janë të emëruar, kështu që nuk bën ndonjë ndryshim këto 21 me këto 6. Kjo është thjesht një lojë politike, Meta tashmë vepron në mënyrë të patolerushme. Meta ka dalë në fushatë kur ka qenë president. Nëse Nishani ka qenë më ekuilibrues dhe mbi palët, ndërsa Meta ka krijuar goxha konflikte. Së fundmi në deklarata e fundit është treguar shumë i ashpër. 32 vite nga, përmbysja e komunizmit kemi konflikte të ashpra,. Përdorim fjalor të dhunshëm ndaj kundërshtarëve", tha Sula.

Ndërkohë që në lidhje live në skype ishte deputeti Luan Baçi, mbështetës i lëvizjes së Sali Berishës. Ai ishte i ashpër me kolegun Sula, duke i thënë që të ndalet së mbështeturi Lulzim Bashën.

"Kush je ti që u fute brenda Dashi? Unë kisha të drejtë të shkoja në shtëpinë time. Me ca do të sulmoja unë ty? Mos kërkoni të bëni viktimën kot! Demokratët vajtën te shtëpia e tyre. Ke votuar ti për mua bashkë me Bashën që të përjashtohem unë nga partia? Le nam mos dil më të mbrosh Bashën", tha ai.

Edhe qëndrimi për Metën i ndan të dy deputetët e zgjedhur nga votat e demokratëve. Sipas Baçit Meta nuk ka njëanshmëri, pavarësisht se dekreti mund të ishte bërë edhe më parë.

"Ka bashki që janë vite të tëra pa drejtues. Gjithsesi asgjë nuk do të ndryshonte sepse kemi 61 bashki që drejtohen nga PS dhe individ të pazgjedhur, të emëruar me një proces fals të 2017.  6 marsi nuk është shans për Berishën, por për demokratët në përgjithësi për t’u futur në zgjedhje. Kjo mbase shërben për të pushuar luftën e brendshme në PD, sepse po bëhemi loja e Ramës. Jemi larg për të qenë bashkë, por 4-5 muaj më parë kemi qenë bashkë dhe gjerat ndryshuan shumë shpejtë, kështu që nuk do të ishte e çuditshme të kthehej bashkëpunimi. Basha duhet të ulet me këmbë në tokë dhe të shikojë të mirën e demokratëve", tha Baçi.

Juristi Alban Daci i ftuar në studio e Report Tv tha se “betejën” e 6 marsit PD nuk mund ta fitojë e ndarë dhe se këto zgjedhje janë në favor të opozitës.

“PD si opozitë do t’i bëjnë mirë këto zgjedhje. Shkodra është e djathtë, Dibra është e djathë, por e braktisur, Vora është ndërmjet, Durrës është i djathtë, por porti mbase do “t’i mbaj me dhunën” votën. Pavarësisht se ndarja është e dhimbshme për PD, do të detyrojë palët e opozitës të reflektojë, Palët duhet të kuptojnë që nuk mund të fitojnë të ndarë. Interesi i partisë duhet të jetë mbi interesin e individëve. Këto qëndrime do të bashkohen, njeri grupin do ta ketë të vështira dhe thuaje të pamundur për të kandiduar. Grupi i doktorit do ta ketë të pamundur të kandidojë me logon e PD, por ehe këta që do të kandidojnë do të kenë humbje të votave. Përçarja i jep përparësi mazhorancës. Këto zgjedhje do t’i bëjnë të reflektojnë.”, u shpreh ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Deputeti Sula në 'Pa Protokoll': Nëse KQZ regjistron kandidatët e Berishës dhe jo tanët, do të bëj fushatë për ato kandidatë

 

Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula deklaroi në 'Pa Protokoll' në Report Tv se nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i regjistron kandidatët e PD-së zyrtare por ato të lëvizjes së Berishës ai vetë do të bënte fushatë për t;i mbështetur ato që të fitonin kundër socialiste.

Sula i bëri të njëjtën thirrje edhe deputetit Luan Baçi që nëse ndodh e kundërta dhe KQZ regjistron kandidatët e Bashës atëherë edhe ai duhet të bëjë fushatë për të fituar demokratët.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqupi: 22/01/2022 11:07

    ky sula e baci jane 2 mo legenat byth lepirsa te medhenj ne shqup e jasht tij.fut dhe ato bolen e elbasanit e behet nje trio ko,esh qe te shtirosin tv kur i shef.deri dje i lepihej lulit per tu bere deputet e tani mban anan e shpellarit.nje laluc qe ben lepirje nje shpellari...hec e mere vesh sa karakter kane keta legena

    Përgjigju
  • Beni: 22/01/2022 09:17

    Sa te zgjuar jane.Kane shume vizion.Idiotet kane pushtu qytet,intelektualet nuk dihen a ekzistojne a jo.Ç'e ka gjet kete vend,zoti e di.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Beratit Tasim Puci, Vetingu lë jashtë dhe ndihmësin ligjor të gjykatës Administrative