Lufta në Rripin e Gazës/ Izraeli sulme të reja në jug të Bejrut-it! Media: Objektivi ishte lideri i Hezbollahut (VIDEO)

Izraeli ka ndërmarrë të tjera sulme ajrore drejt Libanit jugor. Sipas agjencisë së lajmeve Al Jazeera sulmi kishte në shënjestër qytetin Kafr Kila, i cili është bombarduar disa herë që nga tetori i kaluar.

Ndërsa sipas korrespondentit të transmetuesit amerikan Fox News, objektivi i sulmit të ri izraelit në Bejrut ishte lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Raportohet se rreth 20 raketa janë lëshuar nga avionët luftarakë izraelitë dhe gjashtë ndërtesa janë shkatërruar.

Ndërkohë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së deklaroi se 'Lufta në Gaza' do të përfundojë vetëm nëse Hamasi dorëzohet.

lajm ne perditesim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:09
Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Foto: Benjamin Netanyahu

Mes protestave jashtë dhe disa diplomatëve që u larguan nga salla kryemininstri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u shpreh se ai nuk kishte ndërmend që të merrte pjesë këtë vit.

“Vendi im është në luftë, duke luftuar për të mbijetuar. Por pasi dëgjova gënjeshtrat dhe shpifjet e drejtuara për vendin tim nga shumë njerëz në këtë podium, vendosa që të jem i pranishëm”, tha Benjamin Netanyahu.

Më tej gjatë fjalës së tij Netanyahu theksoi se lufta do të përfundojë vetëm nëse Hamasi dorëzohet.

“Kam një mesazh për Hamasin, lërini pengjet, lironi ata që janë gjallë dhe kthejini eshtrat e atyre që keni vrarë familjeve të tyre. Lufta në Gaza do të përfundojë vetëm nëse Hamasi dorëzohet, lë armët dhe kthen pengjet, përndryshe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fitore”, shtoi ai.

Nga ana tjetër kryeministri izraelit deklaroi se në qoftë se Irani sulmon Izraelin edhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë.

"Kam një mesazh për tiranët e Iranit: Nëse na sulmoni ne, ne do t'ju sulmojmë. Nuk ka vend në Iran ku nuk mund të arrijmë. Dhe kjo vlen për të gjithë Lindjen e Mesme" tha Netanyahu në OKB.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv