Lufta në Ukrainë/ Bombardimi rus me 100 viktima në Kharkiv, Moska: Ishin mercenarë

Pas një sulmi rus me bomba, raportohet për dhjetëra viktima në Kharkiv, megjithëse nuk dihet ende numri i saktë. Moska thotë se janë rreth 100 mercenarë të vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur.

Ndërkohë termocentrali bërthamor Zaporizhzhia mbetet pika e nxehtë e luftës në Ukrainë. Moska kërkon që ekipi rus të vizitojë Zaporizhzhia në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Ndërsa presidenti ukrainas Zelensky akuzon Moskën për sulme të reja në zonën e uzinës dhe flet për "luftime të ashpra edhe në Donbass". 

42 vende i kanë kërkuar Moskës të tërheqë forcat e tyre ushtarake nga Zaporizhzhia, termocentrali bërthamor i pushtuar në Ukrainë. Dislokimi i trupave dhe armatimeve ruse në centralin atomik është i papranueshëm pasi "nuk merr parasysh parimet e sigurisë që të gjithë anëtarët e IAEA-s janë të përkushtuar t'i respektojnë", thuhet në një deklaratë.

Nga ana tjetër, thuhet se presidenti rus i ka dërguar letër Kim Jong Un që “Rusia dhe Koreja e Veriut  të zgjerojnë marrëdhëniet dypalëshe.” Forcat ruse kanë kryer mbi 22,000 sulme ndaj objektivave civilë në Ukrainë dhe rreth 300 ndaj objektivave ushtarakë që nga pushtimi më 24 shkurt, tha zëvendësministri i Brendshëm Yevhen Yenin, sipas Kyiv Independent. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
‘Rusia, e gatshme tu shesë armë të avancuara aleatëve’, Putini mburret me teknologjinë ushtarake të Moskës

1660580333_1660580263putini.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin tha të hënën se Moska është e gatshme t'u shesë armë të avancuara aleatëve në nivel global dhe të bashkëpunojë në zhvillimin e teknologjisë ushtarake.

Kjo deklaratë vjen gati gjashtë muaj pas fillimit të luftës në Ukrainë, ku Rusia është komentuar për “performancë të dobët ushtarake”. Putin, megjithatë, këmbëngul se armët ruse janë shumë më të avancuara se armët e konkurrentëve.

Gjatë deklaratës, Putini vlerësoi lidhjet e të forta me Amerikën Latine, Azinë dhe Afrikën, dhe tha se Rusia " është e gatshme t'u ofrojë partnerëve dhe aleatëve llojet më moderne të armëve - nga armët e vogla te automjetet e blinduara dhe artileria, avionët luftarakë dhe mjetet ajrore pa pilot", tha ai.

Putini shtoi se Rusia mund të ofrojë modele dhe sisteme të reja.

“Po flasim për armë dhe automatikë robotikë me precizion të lartë për sisteme luftarake të bazuara në parimet e reja fizike. Shumë prej tyre janë vite, ose ndoshta dekada përpara homologëve të tyre të huaj dhe për nga karakteristikat taktike dhe teknike janë dukshëm më superiorë ndaj tyre”, u shpreh Putin.

Analistët ushtarakë perëndimorë thonë se ajo që ata e konsiderojnë ‘performancë të dobët të trupave dhe armatimeve ruse në Ukrainë’ mund t'i bëjë eksportet e armëve të Moskës më pak tërheqëse për blerësit potencialë.

Ukraina ka përdorur armatimin e furnizuar nga SHBA, veçanërisht sistemet e avancuara të raketave HIMARS, prej të cilave Rusia ka marrë një sërë goditjesh të mëdha, duke përfshirë shkatërrimin e një baze ajrore në gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia, javën e kaluar.

Ora 14:23
Sulm me bomba në Kharkiv, Moska: Raportohet për 100 viktima, ishin mercenarë

1660250637_uuu.JPG

Forcat ruse kanë bombarduar qytetin e Kharkiv në lindje të vendit, duke goditur një fabrikë gjatë natës. Ende nuk dihet sa është numri i viktimave, por Forcat e armatosura ruse thonë se janë vrarë 100 mercenarë dhe janë plagosur 50 të tjerë.

 

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)

Incidenti në konferencë, presidentja e Komisionit Europian sulmohet nga një qytetar: Je kriminele (Video)