Lufta/ Putin: Ukraina ka nisur kundërofensivën por pa asnjë sukses! Kievi: Kemi arrestuar rusët që hodhën në erë digën

Lufta/ Putin: Ukraina ka nisur kundërofensivën por pa asnjë sukses! Kievi: Kemi arrestuar rusët që hodhën në erë digën

Sot, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai bjellorus Alëksandër Lukashenko janëtakuar në Soçi të Rusisë ku kanë pasur temë kryesore të dsikutimeve vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi, veprim që pritet të nisë nga data 7 apo 8 korrik. 

Inteligjenca ukrainase ka përgjuar dhe ka publikuar audion e një bisede telefonike mes zyrtarëve rusë, në të cilën ata thonë se ishin ata që hodhën në erë digën e Kakhovka dhe jo ukrainasit. Kjo është raportuar nga Rbc-Ukrainë.

"Nuk ishin ata (ukrainasit) që goditën digën. Është grupi ynë sabotues. Ata donin të trembnin njerëzit me këtë digë. Nuk shkoi sipas planit, por më shumë nga sa kishin parashikuar," thotë oficeri i ushtrisë ruse. përgjuar duke përshkruar pasojat e shpërthimit.

Ndërkohë avionët ‘Eurofighter Typhoon’ të ushtrisë britanike dhe ‘Gripen’ i Forcave Ajrore Suedeze kanë kapur një avion ushtarak të forcave ajrore rusë në afërsi të hapësirës ajrore të NATO-s dhe Suedisë. 

Këtë e bëri të ditur ushtria britanike duke saktësuar se “aeroplanët rusë nuk ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare, megjithatë ata qëndruan në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe fluturuan në mënyrë profesionale”.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky duke iu referuar forcave ruse thotë se ato po vazhdojnë bombardimet.

‘Ata vazhdojnë të bombardojnë Khersonin dhe komunitetet e rajonit, të cilat tashmë janë pushtuar nga terroristët. Ata po bombardojnë edhe pikat e evakuimit, një manifestim i së keqes që ndoshta asnjë terrorist në botë, përveç atyre rusë, nuk e ka bërë ndonjëherë’.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Putin: Na mungojnë armët moderne, por industria në Rusi po zhvillohet

Vladimir Putin tha se Rusia ende nuk ka mjaftueshëm armë moderne, por se, sipas tij, industria e vendit, industria e mbrojtjes dhe kompleksi ushtarako-industrial po zhvillohen me shpejtësi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass . 

"Jam i sigurt se të gjitha detyrat me të cilat përballet industria e mbrojtjes do të zgjidhen patjetër," tha Putin.

Ora 21:23
Lufta/ Sizmografët norvegjezë kanë regjistruar një shpërthim para shembjes së digës në Dinipro

 

Instituti sizmologjik i Norvegjisë (Norsar) ka zbuluar një "shpërthim" me origjinë nga rajoni i digës Kakhovka të Ukrainës përpara momentit të shembjes. Kjo e dhënë nuk i atribuon shpërthimit një origjinë, por mbështet idenë se diga hidroelektrike, e vendosur në një zonë nën kontrollin rus, nuk është shembur për shkak të dëmtimeve të pësuar gjatë bombardimeve të muajve të kaluar.

Ora 21:19
SHBA: Paketë ndihme 2.1 miliardë dollarësh për Ukrainën! Zelensky: Vlerësojmë mbështetjen

1684659695_zelensky.jpg

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes njoftoi një paketë të re ndihme prej 2.1 miliardë dollarësh për Ukrainën. Ndihma përfshin edhe sistemet mbrojtëse Hawk dhe dronët Puma.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Biden për ndihmën .

"Faleminderit Biden për paketën e ndihmës për sigurinë prej 2.1 miliardë dollarësh. Ne vlerësojmë mbështetjen e fortë të udhëheqjes ukrainase nga populli amerikan në luftën tonë kundër agresionit rus. Në sfondin e terrorit dhe ekocidit të paprecedentë pas shpërthimit të digës Kakhovskaya, kjo është më e rëndësishme se kurrë. Hap pas hapi po i afrohemi çlirimit të tokës së Ukrainës!", tha Zeleknsky.

Ora 21:13
Putin: Kundërofensiva ukrainase ka filluar, por pa sukses

1682698808_vladimirputin.JPG

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se kundërofensiva e madhe që Ukraina ka përgatitur prej muajsh, ka “filluar” në front, por se forcat e Kievit nuk kanë mundur “të arrijnë qëllimet e tyre”.

“Mund të themi, plotësisht, se ofensiva ka filluar, gjë që dëshmohet nga përdorimi i rezervave strategjike të Ukrainës”, tha Putin në një video-incizim, i cili është transmetuar në Telegram nga një gazetar i televizionit publik rus.

Sipas tij, luftimet kanë vazhduar për pesë ditë, por “forcat ukrainase nuk ia kanë arritur qëllimit në asnjë front”, shkruan AFP.

“Të gjitha përpjekjet kundërofensive, deri më tani kanë dështuar, por regjimi ukrainas ka ende potencial sulmues”, shtoi Putin dhe deklaroi se përgjigja e Rusisë “do të bazohet në atë vëzhgim”.

Ushtria ruse ka raportuar se ditët e fundit janë zhvilluar luftime intensive në jug të Ukrainës, duke pretenduar se ka zmbrapsur disa sulme ukrainase, të cilat do të paraqisnin fillimin e një kundërofensive të madhe, të cilën Shtabi i Përgjithshëm ukrainas e ka përgatitur për muaj të tërë. Autoritetet e Ukrainës, ushtria e së cilës tani është e pajisur me pajisje moderne perëndimore, duket se po i zvogëlojnë luftimet. Autoritetet edhe më tej nuk flasin për strategjinë e tyre.

Ora 18:44
Putin: Ukrainasit kanë nisur kundërofensivën por nuk kanë asnjë sukses

1685133194_vladimirputin.JPG

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u shpreh se kundërofensiva e Ukrainës ka nisur por pa sukses. Teksa u shpreh i bindur për nisjen e sulmit, ai tha se ukrainasit nuk kanë arritur objektivat në asnjë sektor,

“Mund të themi me siguri se kundërofensiva e Ukrainës ka filluar. Forcat ukrainase nuk i kanë arritur objektivat e tyre në asnjë sektor, falë guximit të ushtarëve rusë dhe organizimit korrekt të trupave"- shprehet Putin.

Ora 14:22
Putin takohet me Lukashenkon në Rusi

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko, presidenti i Bjellorusisë janë takuar në Soçi, Rusi.

Lukashenko e kishte parashikuar më parë takimin, duke shpjeguar se do t'i ofronte presidentit rus një plan zhvillimi për gjendjen e bashkimit midis Moskës dhe Minskut, për ta bërë unionin imun ndaj presionit të jashtëm. 

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi, do të fillojë pas 7 ose 8 korrikut, kur pritet të përfundojnë punimet e ndërtimit në instalimet e nevojshme. Kështu deklaroi presidenti Vladimir Putin.

Ora 09:12
Moskë: 3 të plagosur nga bombat e Kievit në rajonin e Belgorodit

1685250929_luftaneukraine.JPG

Tre persona u plagosën në një bombardim ukrainas në rajonin Belgorod të Rusisë, shkruajnë mediat në Moskë.

Guvernatori Vyacheslav Gladkov shpjegoi në kanalin e tij Telegram se një ndërtesë shumëkatëshe dhe disa shtëpi private u dëmtuan në vendbanimin Razumnoye.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria