Lufta në Ukrainë/ Zv.ministri i Infrastrukturës: Mund të eksportohen 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator

Lufta në Ukrainë/ Zv.ministri i Infrastrukturës: Mund të eksportohen 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator

Foto ilustruese

Ukraina mund të eksportojë 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milion ton prej tyre në muaj, tha zëvendësministri i Infrastrukturës Yuriy Vaskov.

Ndër të tjera, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për sulme të reja në zonën e centralit bërthamor në Zaporizhzhia dhe foli për luftime të ashpra edhe në Donbass, ku një raketë ukrainase shkatërroi një bazë mercenarësh rusë. Nisur nga këto, Zelensky u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë, në mënyrë që kjo e fundit të heqë dorë nga kontrolli i centralin. Në kuadër të kësaj, presidenti ukrainas zhvilloi edhe një bisedë me presidentin francez Emmanuel Macron.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se një incident në Zaporizhzhia do të prekte shumë vende. Ndërkohë diplomacia ruse ka paralajmëruar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se "IAEA nuk mund të kalojë Kievin për të arritur në Zaporizhzhia, është shumë e rrezikshme". Ndër të tjera Moska i është drejtuar Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se duhet ta vizitojë Zaporizhzhia në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Gjithashtu ka disa të vdekur në Kharkiv pas një bastisjeje ruse. 

Vendet fqinje me Rusinë po shtojnë masat kundër këtij vendi, ku Finlanda reduktoi me 90% vizat turistike për rusët, shkak të lufta në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:51
8 ushtarë të tjerë rusë të dyshuar për krime lufte në Bucha, plaçkitën shtëpitë e braktisura

Tetë ushtarë të tjerë rusë janë identifikuar nga shërbimi ukrainas i sigurisë pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte.

Këta tetë ushtarë, shumica e tyre nga Njësia 6720 e Shërbimit Federal të Gardës Kombëtare të Federatës Ruse u akuzuan për plaçkitje të pronave dhe vjedhje nëpër shtëpi të braktisura.

Mësohet se ushtarët rusë plaçkitën kompjuterë dhe pajisje shtëpiake, bizhuteri, pajisje, veshje, ushqime etj.

Deri më tani janë shpallur disa ushtarë rusë fajtorë për krime lufte në Ukrainë, shumica prej të cilëve akuzohet se kanë kryer krime në qytetin e shkatërruar nga rusët, Bucha.

Ora 22:27
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së të enjten në Ukrainë, do të takojë Zelensky-n dhe Erdoganin

1660681843_1660681792dheg.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet të enjten në Ukrainë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i OKB-së, i cili tha gjithashtu se të premten Guterres do të vizitojë portin e Detit të Zi të Odesa-s, ku eksportet e grurit kanë rifilluar sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB-ja.

Të shtunën, Guterres do të vizitojë Qendrën e Përbashkët të Koordinimit në Stamboll, e cila përbëhet nga zyrtarë rusë, ukrainas, turq dhe nga OKB-ja, të cilët mbikëqyrin eksportet e drithit dhe plehrave kimike të Ukrainës në Detin e Zi.

Tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit, të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia, duke bërë të mundur dërgimin e qindra mijëra tonëve drithë ukrainas për blerësit ndërkombëtarë. Kombet e Bashkuara thanë se marrëveshja synon të lehtësojë një krizë globale të përkeqësuar ushqimore.

Ora 16:43
Zelensky bisedë me Macron-in për centralin bërthamor në duart e Rusisë, apel për shtim të sanksioneve

Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron

Disa orë pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë që të vendosin më shumë sanksione ndaj Rusisë për të detyruar trupat që të largohen nga termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, ai e diskutoi çështjen me presidentin francez Emmanuel Macron.

Bisedën e bëri të ditur në Twitter Zelensky, ku tha se kanë diskutuar mbi centralin bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është në duart e rusëve pavarësisht se teknikët janë ende ukrainas.

Zelensky tha se ai falënderoi Macron-in për "ndihmën e prekshme për mbrojtje" dhe përsëriti thirrjen e tij për të shtuar sanksionet ndaj Rusisë.

“Vazhdimi i dialogut me Presidentin Emmanuel Macron. E informova për situatën në front, terrorizmin bërthamor të Rusisë në ZNPP. Faleminderit për ndihmën e prekshme të Francës për mbrojtje. Diskutuam mbi ndihmën makro-financiare dhe sfidat e sigurisë ushqimore. Ne duhet të shtojmë sanksionet ndaj Rusisë”, shkroi Zelensky.

Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për granatime rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia, i cili është më i madhi në Evropë. Centrali bërthamor i Zaporizhzhias kontrollohet nga rusët që prej nisjes së luftimeve, por operohet ende nga teknikë ukrainas.

Ora 15:33
Finlanda redukton me 90% vizat turistike për rusët, shkak të lufta në Ukrainë

Finlanda do të reduktojë numrin e vizave turistike për shtetasit rusë me 90 për qind për shkak të luftës në Ukrainë. Vendimin e shpalli më 16 gusht ministri i jashtëm Pekka Haavisto. Ky vendim është i fundit i një serë veprimesh nga Finlanda në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Duke folur për mediat në Helsinki, Haavisto tha se që nga data 1 shtator vizat turistike për shtetasit rusë do të jepen në masën e 10 për qind të masës aktuale.

“Vizat turistike nuk do të ndalen plotësisht, por numri i tyre do të reduktohet ndjeshëm”, tha ministri i jashtëm finlandez.

"Kjo do të thotë se llojet e tjera të vizave -- vizitat te të afërmit, kontaktet familjare, puna, studimi -- do të kenë përparësi dhe do t’i jepet më shumë kohë," tha ai.

Haavisto tha se Finlanda do të konsiderojë gjithashtu krijimin e një kategorie specifike të vizave humanitare, e cila mund të ndihmojë gazetarët ose punonjësit e OJQ-ve.

Një numër i vogël, por në rritje i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë bërë publikisht thirrje për kufizimin ose ndalimin e plotë të turistëve rusë në Evropë në përgjigje të luftës.

Pas dekadash qëndrimi dhe mbajtjeje të një statusi neutral, Finlanda ka nisur procedurën për anëtarësim në NATO pas pushtimit rus të Ukrainës, akt ky i kryer edhe nga Suedia fqinje.

Ora 13:21
Seri shpërthimesh në një bazë ushtarake ruse në Krime

1660649311_e.JPG

Një bazë ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia është goditur nga një seri shpërthimesh, duke lënë të lënduar të paktën dy persona. Zyrtarët rusë thanë se një zjarr shkaktoi shpërthimet në një depo armësh në Krimenë veriore. Po ashtu zjarr shpërtheu edhe në një nënstacion të energjisë elektrike.

Se çfarë i shkaktoi shpërthimet është e paqartë, por javën e kaluar avionët luftarakë rusë u shkatërruan në një sulm të dukshëm ukrainas në bregun e Krimesë. Ministria tha se nuk kishte të lënduar, por një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se dy persona ishin plagosur.

Këshilltari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Mykhailo Podolyak e përshkroi incidentin si “çmilitarizim në veprim”, duke treguar se shpërthimet nuk ishin aksidentale.

Ora 10:58
Zv.ministri i Infrastrukturës: Ukraina mund të eksportojë 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator

1660640524_gruri.jpg

Ukraina mund të eksportojë 3 milion ton grurë nga portet e saj në shtator dhe në të ardhmen mund të jetë në gjendje të eksportojë 4 milion ton prej tyre në muaj, tha zëvendësministri i Infrastrukturës Yuriy Vaskov.

Sipas tij, Ukraina kishte marrë aplikime për 30 anije që do të vijnë në dy javët e ardhshme për të eksportuar grurë.

Eksportet e grurit të Ukrainës kanë rënë që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt dhe bllokoi portet ukrainase të Detit të Zi, por tre porte të Detit të Zi u zhbllokuan muajin e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Moskës dhe Kievit falë ndërhyrjes së Turqisë dhe OKB.

Sipas marrëveshjes një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë të Turqisë, OKB-së, Rusisë dhe Ukrainës mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Javën e kaluar numri i përgjithshëm i anijeve që transportojnë drithëra ukrainase kishte shkuar në 16.

A.M./D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale