Lufta në Ukrainë/ Zelensky: 2811 raketa ruse kundër nesh! Johnson drejtuar aleatëve: Do të forcojmë praninë ushtarake në Estoni

Në Ukrainë është dita e 125-të e luftës, ndërkohë sulmet rus embi qytetet ukrainase vazhdon.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se numri i përgjithshëm i raketave ruse që goditën qytetet ukrainase është 2811. Gjatë natës, dy persona të tjerë vdiqën dhe tre u plagosën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin Sumy në veri-lindje të Ukrainës.

Ndërkohë, Turqia ka hequr veton duke i hapur rrugën anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto tha të martën se Turqia ka rënë dakord të mbështesë anëtarësimin e përbashkët të Finlandës dhe Suedisë në NATO, në ditën e parë të samitit të aleancës në kryeqytetin spanjoll Madrid. Niinisto tha se përparimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët "për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit".

Bisedimet trepalëshe midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë, të mbajtura në Madrid në margjinat e samitit të NATO-s, zgjatën mbi dy orë. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, diskutuan aplikimet e vendeve nordike për t’iu bashkuar aleancës, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Strategjia për mbrojtje dhe ndihma ndaj Ukrainës në agjendë të samitit të NATO-s Muajin e kaluar, Suedia dhe Finlanda aplikuan zyrtarisht për t’u bashkuar me aleancën, vendim që u nxit nga lufta e Rusisë kundër Ukrainës.

Kryeministri britanik Boris Johnon do të njoftojë se prania ushtarake e Mbretërisë së Bashkuar në Estoni do të forcohet, një vendim që vjen vetëm disa ditë pasi NATO njoftoi planet për të rritur numrin e trupave në gadishmëri të lartë me 650%, nga 40,000 në 300,000.

Sipas zyrtarëve, një prani më e madhe në Estoni do t'i mundësonte Mbretërisë së Bashkuar të sigurojë përforcime të shpejta nëse është e nevojshme.

“Ne po punojmë me kryeministrin Kaja Kallas për atë që mund të bëjmë për të qenë më mbështetës për Estoninë, për t'i ndihmuar ato në aspektin operacional. Puna po vazhdon për një partneritet të ngushtë politik dhe ushtarak. Përkushtimi ynë ndaj Estonisë, si angazhimi ynë ndaj të gjithë miqve tanë të NATO-s, është absolut," tha Johnson.

Në përditësim... 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
VIDEO/ Zelensky publikon pamjet e rënda të shpërthimit tragjik në një qendër tregtare në Kiev

 

Ky është  momenti ku në një qendër tregtare në Kiev shpërthejnë raketat ruse. Pamjet e rënda të shpërthimit i ka publikuar vetë Zelensky në qendrën tregtare Kremenchuck. “Askush nuk guxon të gënjejë për këtë”, tha presidenti ukrainas, duke shfaqur imazhe nga një kamera sigurie e datës 27 qershor, të cilat tregojnë një raketë që godet një strukturë.

Ora 14:38
Moska: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO është ‘thellësisht destabilizues’

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov deklaroi se samiti i NATOS-s në Madrid tregon ‘agresionin’ e Aleancës ndaj Rusisë, duke e përshkruar zgjerimin me Finlandën dhe Suedinë si "thellësisht destabilizuese".

Ora 14:19
Moska: Armët perëndimore në Ukrainë janë një kërcënim

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova është shprehur se furnizimet perëndimore me armë mund të kërcënojnë sigurinë jo vetëm në Ukrainë, por edhe përtej kufijve të saj. Raporton "TASS".

Ora 14:16
341 fëmijë të vrarë dhe 627 të plagosur që nga fillimi i luftës

341 fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa 627 të tjerë janë plagosur.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zyra e Prokurores se Përgjithshme të Ukrainës, duke specifikuar se numri më i madh i viktimave është regjistruar në rajonet Donetsk, Kharkiv, Kiev dhe Chernihiv.

“Bombardimi i qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse dëmtoi 2092 institucione arsimore, 213 prej të cilave u shkatërruan plotësisht.”, thuhej gjithashtu në njoftim.

Ora 08:47
Sulme ruse në një ndërtesë banimi në Mykolaiv, 2 viktima, 5 të plagosur

Tre persona u vranë dhe 5 u plagosën pas një bastisjeje ruse që goditi një ndërtesë në Mykolaiv mëngjesin e sotëm. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Administratës Shtetërore rajonale të Nikolaevshchina, Vitaly Kim.

Kryebashkiaku i Mykolaiv, Alexander Senkevich u kërkoi bashkëqytetarëve të tij që të qëndrojnë në strehimore dhe të mos dalin jashtë deri në fund të alarmit ajror, si dhe të mos postojnë foto nga vendet e bombardimeve.

Ora 08:33
Zelensky bën thirrje për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Gjatë një lidhje me video në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë mbrëmjes së djeshme, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky përsëriti se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit dhe se duhet të krijohet një gjykatë për të gjykuar veprimet e saj të përditshme terroriste.

Ora 08:16
Johnson: Nëse Putini do të ishte grua nuk do të kishte pushtuar Ukrainën

1656483585_page.jpg

Boris Johnson ka deklaruar se Vladimir Putin nuk do të kishte pushtuar Ukrainën nëse do të ishte një grua dhe beson se lufta është një "shembull i përsosur i maskulinitetit toksik".

Në një intervistë me median gjermane pas samitit të G7 në Schloss Elmau, kryeministri përmendi gjininë e presidentit rus si një faktor kontribuues në konflikt.

“Nëse Putini do të ishte një grua, gjë që ai padyshim nuk është, nëse do të ishte, me të vërtetë nuk mendoj se ai do të kishte nisur një luftë të çmendur. ” tha Johnson për “ZDF”.

"Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai po bën në Ukrainë ." shtoi Johnson

Deklarata vjen pasi liderët perëndimorë përfunduan samitin tre-ditor të G7 në Gjermaninë jugore duke premtuar se do të rrisnin kostot ekonomike dhe politike për Putinin dhe regjimit të tij të luftës së Rusisë në Ukrainë./The Guardian

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës