Lufta në Ukrainë, Zelensky: 41 të vdekur dhe 170 të plagosur nga bombardimet ruse! OKB: Raketë ruse në spitalin pediatrik

Të paktën 41 të vdekur dhe 170 të plagosur: ky është numri i fundit nga sulmet e djeshme ruse në Ukrainë, njoftoi presidenti Volodymyr Zelensky, raportojnë mediat e Kievit. Gati 100 struktura u dëmtuan, duke përfshirë spitale pediatrike dhe gjinekologjike, qendra tregtare, shkolla, kopshte dhe shtëpi.

Kryeqyteti ukrainas dhe qytetet Dnipro, Kryvyi Rih, Sloviansk, Pokrovsk dhe Kramatorsk ishin në shënjestër. Ky është sulmi më i përgjakshëm rus në muajt e fundit. Spitali Okhmatdyt në Kiev, qendra më e madhe mjekësore pediatrike në Ukrainë, u godit veçanërisht: atje numri ishte të paktën dy të vdekur dhe 50 të plagosur, përfshirë shtatë fëmijë. Mbeturinat ranë edhe në spitalin gjinekologjik Isida në kryeqytet, duke vrarë shtatë persona dhe duke plagosur tre. Forcat ukrainase thonë se kanë rrëzuar 30 nga 38 raketat ruse të lëshuara dje mbi vend.

Forcimi i mbrojtjes ajrore të Ukrainës merret si i mirëqenë nga burime të administratës amerikane, sipas të cilave raketat Patriot dhe avionët F16 do të shpallen në samitin e NATO-s në Uashington, si pjesë e ndihmës së re amerikane për Kievin.

Kombet e Bashkuara thanë se ekzistonte një "probabilitet i lartë" që spitali i fëmijëve në Kiev të pësonte "një goditje të drejtpërdrejtë" nga një raketë "e lëshuar nga Rusia".

Danielle Bell, kreu i misionit të monitorimit të të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara në Ukrainë, tha për shtypin se ishte i nevojshëm një hetim më i plotë, por pamjet video "tregojnë se arma godet drejtpërdrejt spitalin".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Lufta në Ukrainë/ Scholz: E rëndësishme për të ofruar më shumë sisteme Patriot në Kiev

1718567368_olafscholz.JPG

"Tani është veçanërisht e rëndësishme të mbështetet mbrojtja ajrore e Ukrainës. Shpresoj se do të ketë më shumë sisteme Patriot nga vendet e tjera."

Kështu tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, para samitit në Uashington për 75-vjetorin e NATO-s, raporton NTV.

Me dorëzimin e tre sistemeve Patriot në Kiev, Gjermania ka "hapur rrugën", duke shpresuar se vendet e tjera mund të ndjekin shembullin.

"Ne jemi gjithmonë në dispozicion për t'u dhënë të tjerëve idenë se ata duhet të bëjnë të njëjtën gjë," nënvizoi Scholz, i cili shpreson se samiti i Uashingtonit do të dërgojë një sinjal të mëtejshëm mbështetjeje për Ukrainën kundër Rusisë.

Bëhet fjalë që "t'i dërgojmë një mesazh presidentit rus se ai nuk mund të bazohet që mbështetja për Ukrainën do të zvogëlohet", shpjegoi kancelari gjerman.

Ora 10:13
Lufta në Urakinë/ Raketat ruse godasin spitalin e fëmijëve! Biden: Kujtesë e brutalitetit rus

1720452323_joebidenshba.JPG

Sulmi me raketa në spitalin e fëmijëve në Kiev është një "kujtesë e tmerrshme e brutalitetit të Rusisë". Deklaroi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke nënvizuar se “është thelbësore që bota të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën në këtë moment të rëndësishëm dhe të mos e injorojmë agresionin rus”.

Në një shënim, kreu i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se, në prag të samitit të NATO-s në Uashington, do të takohet me Presidentin Zelensky, të cilit do t'i përsërisë se "mbështetja jonë për Ukrainën është e palëkundur".

"Së bashku me aleatët tanë, ne do të shpallim masa të reja për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen e qyteteve dhe civilëve të tyre nga sulmet ruse. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në krah të popullit ukrainas," shtoi ai.

 

Ora 09:37
Stoltenberg: Sulmet e Moskës janë mizore, NATO do të mbështesë Kievin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi sulmin masiv rus në Ukrainë këtë mëngjes, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së.

"Ne kemi qenë dëshmitarë të sulmeve të tmerrshme dhe mizore me raketa kundër qyteteve ukrainase, të cilat kanë vrarë civilë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë - tha Stoltenberg gjatë takimit me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA Lloyd Austin.

Në samitin e NATO-s" që fillon sot në Uashington "ne do të marrim vendime për të forcuar më tej mbështetjen tonë për Kievin: Rusia duhet të pranojë një zgjidhje në të cilën Ukraina do të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur”, nënvizoi kreu i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 09/07/2024 12:09

    Ironia e fatit eshte qe sa here palet fillojne bisedime per paqe ndodh ndonje gje e padeshiruar nuk ju duket pak e cuditeshme ? Amerikanet u terbuan kir Orban shkoj ne Rusi per te biseduar per paqe me Putin dhe kjo rakete qe ka bombarduar ate spital nuk eshte e Ruseve por e atyre qe duan ta zgjasin luften

    Përgjigju
    • ana: 09/07/2024 19:47

      Po nga e di ti? Vetem nese e ke hedhur ti ore gomar

    • Eua: 09/07/2024 18:07

      Turi ka shum te drejt se e ka par me syt e vet burimin dhe drejtimin e raketes .

  • Sondazhi i ditës:

    Finalja mes Spanjës dhe Anglisë, sipas jush kush e fiton Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Rivalitet në ishull, tifozët e Skocisë bëjnë tifo për Spanjën

Rivalitet në ishull, tifozët e Skocisë bëjnë tifo për Spanjën