Lufta në Ukrainë, Zelensky: Gati të nisim kundërsulmin! Prigozhin akuza Moskës: Donin të hidhnin në erë njerëzit e mi

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensy në një intervistë për Ëall Street Journal, deklaroi se Ukraina është gati të nisë kundërofensivën për të rimarrë tokat e pushtuara nga Rusia. 

Presidenti Zelensky beson se është urgjente që Ukraina të marrë sasinë e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot që i nevojitet për të mbrojtur plotësisht qiejt e saj. 

"Detyra jonë nuk është shkatërrimi 70-75% i objektivit, por 100%. Po, ky është me të vërtetë një qëllim ambicioz.’- tha Zelensky.

Sipas Zelensky, Ukraina e di saktësisht se sa sisteme Patriot i nevojiten për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

Dreri më tani, ukrainasit kanë kryer disa sulme në rajonin rus të Belgorodit ku kanë humbur jetën 2 persona. Ndaj këtyre sulmve ka reaguar edhe presidenti rus, Vladimir Putin i cili ka bërë thirrje që të shmangen veprimet që sjellin destabilizim brenda Federatës Ruse. 

Nga ana tjetër, kreu i grupit mercenar rus të Wanger, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se pjesa më e madhe e pjesëtarëve të grupit të tij janë larguar nga Bakhmuti. Por ka akuzuar Moskën që sipas tij ka vendosur bomba shpërthyese përgjatë rrugës ku kanë kaluar ushtarët e grupit Wanger. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:42
Prigozhin akuza Moskës: Na kishin vendosur bomba shpërthyese gjatë daljes tonë nga Bakhmuti

1683709194_yevgenyprigozhin.jpg

Yevgeny Prigozhin, kreu i mercenarëve të grupit rus ‘Ëanger’ të cilët u larguan nga Bakhmuti ka deklaruar se ministria ruse e Mbrojtjes ka tentuar të bllokojë ushtarët e tij duke dëmtuar rrugët e daljes nga rajoni.

"Pak para se të largoheshim, ne zbuluam një aktivitet të dyshimtë përgjatë rrugës sonë të daljes. Ne gjetëm rreth dhjetë vende ku ishin vendosur pajisje të ndryshme shpërthyese, duke filluar nga qindra mina antitank e deri te tonelatat e eksplozivëve plastikë-tha kreu i mercenarëve.

Sipas Prigozhin, personat që kanë vendosur kurthe në këto zona me eksploziv kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes. 

Ora 15:12
Yevgeny Prigozhin e konfirmon: 99% e anëtarëve të Wanger janë larguar nga qyteti i Bakhmutit

Kreu i grupit mercenar të ‘Wanger’, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar se pothuajse të gjithë luftëtarët e tij janë larguar prej qytetit ukrainas të Bakhmutit.

Mbrëmjen e djeshme, Prigozhin ka deklaruar se 99% e njësive të tij të grupit rus, janë tashmë jashtë rajonit të Bakhmutit.

“Të gjitha pozicionet u janë dorëzuar njësiteve të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Gjithçka është sqaruar”, ka thënë Prigozhin.

Por shtoi më tej se forcat ruse do jenë të vendosura në rajonin lindor të Ukrainës.

Ora 14:57
Zelensky për Wall Street Journal: Gati të nisim kundërsulmin

1685636512_volodymyrzelensky.JPG

Ukraina është është gati të nisë kundërofensivë për të rimarrë territoret e pushtuara nga rusët. Këtë e deklaroi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensy në një intervistë për Wall Street Journal.

"Ne besojmë fuqimisht se do t'ia dalim. Nuk e di sa kohë do të duhet, të jem i sinqertë mund të shkojë në shumë mënyra krejtësisht të ndryshme. Por do ia dalim dhe jemi gati”.

Ora 11:33
Indonezia propozon një plan paqeje në Ukrainë

Indonezia propozon një plan paqeje për Ukrainën, i cili parashikon krijimin e një zone të çmilitarizuar dhe një referendum nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara në territoret e "diskutuara". 

Në fjalimin e tij në Dialogun Shangri-La, një konferencë e vazhdueshme e sigurisë në Singapor, Ministri i Mbrojtjes i Xhakartës, Prabowo Subianto foli për një plan me shumë pika që parashikon një armëpushim "për pozicionet aktuale të të dyja palëve në konflikt" dhe krijimin e një zonë e demilitarizuar me një tërheqje 15 kilometra nga pozicionet përpara të secilës palë. 

Zona e demilitarizuar duhet të vëzhgohet dhe monitorohet nga një forcë paqeruajtëse e vendosur nga OKB-ja, tha ai, duke shtuar se duhet mbajtur një referendum i OKB-së.

Ora 08:34
Putin: Shmangni destabilizimin e Rusisë

1682698808_vladimirputin.JPG

Bëni ‘gjithçka’ për të shmangur ‘destabilizimin’ e Rusisë dhe për të parandaluar që ‘të këqijtë që po bëjnë përpjekje për të tronditur situatën brenda Federatës’ të kenë sukses në qëllimet e tyre. 

Ky është paralajmërimi i lëshuar nga Vladimir Putin në një takim me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit rus. Fjalë që shpjegojnë tensionin që mbretëron rreth Moskës. 

Në fakt, sulmet në territorin rus janë tani rend i ditës. E fundit në rajonin e Belgorodit u mori jetën dy personave.

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 03/06/2023 18:44

    Ja dhe nji cik sa te filloj ofensiva ukrainase po cdo gje do veje mire Por duhen akoma arme per ukrainen dhe fitorja eshte e sigurt

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 03/06/2023 08:55

    Ske pare gje akoma shoku Putin.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 03/06/2023 17:29

      Cane, e ke thane shume bukur. Per Rusine ditet e mjera pasketaj vijne.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod