Kievi ‘sulmon’ NATO-n: E përçarë, nuk bën asgjë për të na mbështetur! Separatistët pro-rusë: Severodonetsk i rrethuar

Tre muaj pas fillimit të luftës, rusët po përgatiten të rifillojnë ofensivën në zonën Vasylivka në Zaporizhzhia, ndërsa në lindje vazhdojnë bombardimet pa ndërprerje në Donetsk dhe Slobozhansk.

Rreth 200 trupa u zbuluan në Mariupol mes rrënojave të një strehe gjatë çmontimit të blloqeve të një rrokaqiell pranë stacionit të karburantit periferik-2 në Myru Avenue. Konfirmimi erdhi nga Zëdhënësi i Kryetarit të bashkisë së Mariupolit, Petro Andryushchenko.

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, 3,942 civilë kanë vdekur dhe 4,591 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus. 260 prej tyre janë fëmijë. Raporton “La Stmpa”.

Inxhinierët e Specialistët e Ushtrisë Ruse dhe të Flotës së Detit të Zi kanë përfunduar operacionet e pastrimit të minave në brezin bregdetar dhe në portin e Mariupolit. Ministria e Mbrojtjes e Moskës raportoi se mbi 12,000 objekte shpërthyese u çaktivizuan në portin Mariupol.

Treni i parë i mallrave me një ngarkesë drithi nga Ukraina mbërriti në Lituani nëpërmjet Polonisë, në portin e Klaipeda. Për eksportet e tij, Kievi kërkon rrugë alternative drejt porteve ukrainase të bllokuara nga lufta. Kina ka propozuar gjithashtu një "kanal të gjelbër" për Ukrainën dhe Rusinë për të eksportuar grurë, duke thënë se është e gatshme të mbajë komunikim me të gjitha palët e përfshira në konflikt.

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti rus, Dmitri Medvedev, kritikoi planin italian të paqes për Ukrainën, duke u shprehur  se ai nuk është përgatitur nga diplomatë, por nga shkencëtarë politikë vendas, të cilët kanë lexuar gazeta provinciale dhe veprojnë vetëm në bazë të lajmeve të rreme ukrainase .

"Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk nuk do të kthehen kurrë në Ukrainë", tha Mdvevev.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Zelensky u ka kërkuar vendeve të huaja, duke filluar nga ata që mbështesin Kievin, të ushtrojnë presion ndaj Rusisë për të pranuar një shkëmbim të të burgosurve që do të çojë, ndër të tjera, në lirimin e luftëtarëve që u dorëzuan në Mariupol.

Në video-mesazhin e tij më të fundit të publikuar në Telegram presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelensky ka folur rreth rëndësisë së  furnizimit të Ukrainës më armë të rënda me qëllimin e ruajtjes së stabilitetit botërorë.

“Furnizimi me armë të rënda për Ukrainën, raketahedhës të shumtë, tanke, raketa kundër anijeve, është investimi më i mirë për të ruajtur stabilitetin në botë dhe për të parandaluar shumë kriza serioze që Rusia ende po planifikon. Unë jam mirënjohës për të gjithë partnerët që po ndihmojnë Ukrainën," tha lideri i Kievit, "por theksoi edhe një herë: sa më gjatë të zgjasë kjo luftë, aq më i madh është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e lirisë jo vetëm të 'Ukrainës por të gjithë bota e lirë”, tha Zelensky.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha se do të jetë e mundur të diskutohet për shkëmbimin e luftëtarëve ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal vetëm pasi të dalin në gjyq.

"Para kësaj, të gjitha bisedat për shkëmbimin janë të parakohshme," u tha Rudenko gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Rusia do të konsiderojë shkëmbimin e ushtarit Vadim Shishimarin, i dënuar në Ukrainë. Këtë e bën të ditur agjencia ruse Interfax.

Rusia që prej ditës së djeshme njoftoi për një kalim të sigurt për anijet e huaja për t'u larguar nga Mariupol.

Që nga ora 08:00 e mëngjesit e ditës së sotme 5 anije të huaja kanë arritur të largohen deri më tani nga Mariupoli./Raporton “La Repubblica”

Në përditësim

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:34
Sulmi me armë në Teksas, Zëvendëspresidentja Harris: Mjaft është mjaft

Zëvendëspresidentja Kamala Harris filloi fjalimin e saj në Shtëpinë e Bardhë duke u shprehur ngushëllime familjeve që u thanë lamtumirë të dashurve të tyre për herë të fundit të martën në mëngjes.

“Mjaft është mjaft”, thotë ajo.

"Siç tha presidenti mbrëmë, ne duhet të kemi guximin t'i kundërvihemi hollit të armëve”, shtoi ajo.

Ora 22:27
Charles Michel mesazh Kremlinit: Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim

"Mjaft me dezinformatat, nuk janë sanksionet, por lufta juaj në Ukrainë që parandalon dërgesat dhe rrezikon sigurinë ushqimore", shkruan Charles Michel në një postim në tëiter.

"Më shumë se 20 milion ton grurë janë bllokuar nga minierat tuaja dhe lufta juaj. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim zinxhirët globalë të furnizimit me ushqim”, shton ai.

Ora 20:38
Ukrainë: Vijojnë bombardimet në Kharkiv, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Sulmet e artilerisë ruse në qytetin Balakliia, në rajonin e Kharkiv, shkaktuan dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, njëri prej të cilëve, i mitur, është në gjendje kritike njoftoi Agjencia e lajmeve Ukrinform.

Ora 20:25
Ukrainë: 29 gazetarë të vrarë që nga fillimi i luftës dhe 280 krime kundër medias

Në Ukrainë, 29 gazetarë u vranë në tre muajt e luftës, shtatë gjatë detyrës. Në total janë kryer 280 krime kundër medias. 

Lajmi u raportua nga agjencia Ukrinform, duke cituar një monitorim të Institutit të Masmedias të Ukrainës. Deri më 24 maj, nëntë gazetarë janë plagosur dhe të paktën 15 janë zhdukur. Midis tyre është Dmytro Khilyuk, i cili u zhduk në rajonin e Kievit gjatë pushtimit rus. 

Gjatë pushtimit, rusët kapën redaksitë e shumta: të paktën 113 media u detyruan të bllokonin shtypin. Numri i kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike kundër gazetarëve dhe mediave po rritet gjithashtu. Përveç kësaj, faqet e mediave ukrainase shpesh i nënshtrohen sulmeve kibernetike nga rusët. Në këta tre muaj janë regjistruar 32.

Ora 18:52
Kuleba: NATO nuk bën asgjë për të na mbështetur, këtë e them me keqardhje

1653492897_Capture.JPG

NATO si institucion nuk bën absolutisht asgjë për të mbështetur Ukrainën në konfliktin kundër Rusisë dhe këtë e them me keqardhje kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, gjatë fjalimit të tij në forumin e Davos.

“Populli ukrainas mendonte se NATO ishte një forcë e fuqishme, por lufta është gjithmonë një provë që heq maskat, dhe ne të gjithë kemi parë fytyra reale”, tha Kuleba.

Kuleba foli për Aleancën si një institucion "që qëndron mënjanë" ndërsa BE ka marrë vendime revolucionare dhe novatore që ata vetë nuk e prisnin t'i merrnin.

Ora 18:28
Putin: Ekonomia ruse dinamike, papunësia nuk rritet

1653316957_Capture.JPG

Ekonomia jonë ka një dinamikë më të mirë nga sa parashikojnë disa ekspertë. Kjo do të thotë se do të hapen objekte të reja prodhimi dhe vende të reja pune. Për fat të mirë, niveli ynë i papunësisë nuk po rritet, kështu u shpreh sot presidenti rus Vladimir Putin gjatë një takimi të Këshillit të Shtetit, cituar nga TASS.

"Ne duhet të kujdesemi për këtë shkallë të papunësisë dhe të analizojmë zhvillimet sa më plotësisht të jetë e mundur, ne e mbështesim këtë trend", shtoi Putin.

Ora 17:33
Rusia lehtësoi procedurat për marrjen e pasaportës ruse në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, Kievi: Shkelje flagrante e integritetit territorial

Ministria e Jashtme e Ukrainës e denoncoi tekstin e nënshkruar sot nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili thjeshton procedurën për marrjen e pasaportës ruse për banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia si një "shkelje flagrante" të integritetit territorial të vendit. 

“Dhënia e detyruar e pasaportave për ukrainasit në Kherson dhe Zaporizhzhia është dëshmi e mëtejshme e qëllimit kriminal të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Ora 17:15
Rusia ofron pasaportë ruse për qytetarët e Mariupolit

1653388211_Capture.JPG

Qytetarëve të Mariupolit iu ofrua mundësia për të marrë një pasaportë ruse me një procedurë të përshpejtuar, e cila nuk parashikon më regjistrim të ndërmjetëm pranë autoriteteve të Republikës së vetëshpallur separatiste pro-ruse të Donetskut. 

Kjo u raportua nga Petro Andriushchenko, këshilltar i kryetarit legjitim të qytetit port ukrainas, tani i kontrolluar nga forcat e Moskës, cituar nga Ukrainska Pravda.
Një dekret i presidentit Vladimir Putin u publikua sot, i cili e bën më të lehtë për banorët e rajoneve Kherson dhe Zaporizhzhia në Ukrainën juglindore të marrin nënshtetësinë ruse.

Ora 16:40
Putin viziton për herë të parë të plagosurit e luftës në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Spitalin Qendror Ushtarak Mandrika në Moskë për të vizituar për herë të parë disa nga ushtarët e plagosur në luftën në Ukrainë. 

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Ria Novosti. Putini, i veshur me një pallto të bardhë, shoqërohet nga ministri i Mbrojtjes Serghei Shoigu. 

Disa imazhe të vizitës, e para e Putinit për ushtarët e plagosur që nga fillimi i armiqësive, u transmetuan në televizionin rus. 

Sekuenca, që zgjat disa sekonda, tregon presidentin rus, i veshur me një pallto të bardhë, duke folur me një ushtar, të qëlluar nga pas.

Ora 16:34
Zyrtari i lartë gjerman: Shpresoj që BE ti japë Ukrainës statusin e vendit kandidat

Unë me të vërtetë shpresoj që Bashkimi Evropian t'i japë Ukrainës statusin e kandidatit që do t'u japë shpresë qytetarëve të Ukrainës, kështu deklaroi kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Gjermanisë, Michael Roth, në takimin me gazetarët gjatë vizitës së tij në Romë. 

"Jam i irrituar nga debati për armëpushimin në Ukrainë. Një armëpushim nuk mjafton, ai duhet të shoqërohet me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina. Ukraina duhet të fitojë dhe do ta fitojë këtë luftë. Kjo do të thotë se Rusia do të duhet të respektojë territorialitetin dhe integritetin e këtij vendi dhe fakti që ka mundësi të bëhet anëtar i BE-së”, tha Roth. 

Ora 15:43
Kuleba: Ukraina nuk do i dorëzohet Rusisë

Ukraina nuk do t'i bëjë lëshime presidentit rus Vladimir Putin, pasi kjo strategji tashmë ka dështuar që nga viti 2014 dhe ka çuar në sulme me raketa në Kiev, kështu deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. 

"Kjo strategji u përdor nga fuqitë e mëdha botërore nga viti 2014 deri më 24 shkurt 2022, dorëzimi këtu, bërja e lëshimeve atje, do të ndihmojë në parandalimin e luftës. Ajo dështoi. Këro  strategji çuan në sulme me raketa në Kiev dhe gjakderdhje në Donbass ”, ka theksuar Kuleba.

Ora 15:31
Kuleba thirrje ndërkombëtarëve: Mos anuloni sanksionet në këmbim të zhbllokimit të eksporteve të ushqimit

1653389106_Capture.JPG

Rusia po shantazhon botën duke bërë thirrje për heqjen e sanksioneve në këmbim të zhbllokimit të eksporteve ushqimore të Ukrainës, kështu ka deklaruar Kuleba në një thirrje që ai u ka bërë ndërkombëtarëve.

“Çdo politikan apo zyrtar i huaj që mendon të pranojë këtë lojë duhet së pari të vizitojë varret e fëmijëve të vrarë ukrainas dhe të flasë me prindërit”, tha ministri i Jashtëm Ukrainas Kuleba.

Ora 14:00
Hapen korridore të reja për kalime të sigurta, 5 anije të huaja largohen nga Mariupoli

Rusia që prej ditës së djeshme njoftoi për një kalim të sigurt për anijet e huaja për t'u larguar nga Mariupol.

Që nga ora 08:00 e mëngjesit e ditës së sotme 5 anije të huaja kanë arritur të largohen deri më tani nga Mariupoli./Raporton “La Repubblica”

Ora 12:17
Moska: Porti i Mariupolit rifillon funksionin

Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, njofton se porti i Mariupolit ka filluar të funksionojë rregullisht. Raporton Interfax.

Mariupol është një nga qytetet portuale kryesore të Ukrainës dhe një nga qytetet më të shkatërruara nga lufta. Aktualisht kontrollohet nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Ora 11:17
Zelensky denoncon mungesën e unitetit të vendeve perëndimore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky denoncoi mungesën e "unitetit" midis vendeve perëndimore përballë luftës në Ukrainë.

“Më shumë se tre muaj pas fillimit të pushtimit rus, pyetja ime është: A ka unitet në praktikë? Unë nuk e shoh atë", tha Zelensky gjatë një fjalimi nëpërmjet lidhjes me video në Forumin Ekonomik të Davos në Zvicër, duke ripërsëritur nevojën për mbështetjen e Evropës.

Ora 11:14
BE: Sanksionet e reja kundër Rusisë të mundshme brenda disa ditësh

Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike, Paolo Gentiloni, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos tha se është e mundur përgatitja e një pakete të re sanksionesh kundër Rusisë.

Gentiloni tha po ashtu po punuar në arritjen enjë marrëveshjeje.

“Ne jemi duke punuar në të, mendoj se në ditët në vijim nuk do të jetë e pamundur të arrihen marrëveshje të mëtejshme”, tha ai.

Komisioneri nënvizoi gjithashtu kompaktësinë e treguar nga Bashkimi Evropian në përgjigje të pushtimit të Ukrainës me paketë pas pakete, të sanksioneve shumë të rëndësishme që po rëndojnë mbi ekonominë ruse.

Ora 10:17
Moska: Vetëm pas gjyqit mund të ketë shkëmbim të burgosurve të fabrikës së çelikut në Mariupol

Zëvendësministri i Jashtëm rus Andrei Rudenko tha se do të jetë e mundur të diskutohet për shkëmbimin e luftëtarëve ukrainas që u dorëzuan në fabrikën e çelikut Azovstal vetëm pasi të dalin në gjyq.

"Para kësaj, të gjitha bisedat për shkëmbimin janë të parakohshme," u tha Rudenko gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Rusia do të konsiderojë shkëmbimin e ushtarit Vadim Shishimarin, i dënuar në Ukrainë. Këtë e bën të ditur agjencia ruse Interfax.

Ora 09:38
Moska: Gati për dialog për furnizimet me grurë nga Ukraina

Rusia është e gatshme për dialog me të gjithë partnerët ndërkombëtarë për furnizimet me drithëra nga Ukraina, sipas njoftimit të Zëvendësministrit të Jashtëm Andrey Rudenko.

“Rusia, është e gatshme të sigurojë një korridor humanitar për anijet që transportojnë ushqim nga Ukraina”, tha Rudenko.

Ora 09:20
Qeveria britanike i thotë 'Po' shitjes së 'Chelsea-s', të ardhurat do të dërgohen për bamirësi në Ukrainë

Dritë jeshile nga qeveria britanike për shitjen e Chelsea-s.

Vendimi i pritur në orët e fundit do të lejojë në këtë mënyrë kalimin e klubit londinez te konsorciumi amerikan i drejtuar nga Todd Boehly. Ish-pronari, oligarku rus, por me pasaportë portugeze Roman Abramovich, nuk do të përfitojë asgjë nga shitja, të gjitha të ardhurat do t'i dhurohen një shoqate bamirësie në Ukrainë që kujdeset për të gjithë personat e prekur nga lufta. Raporton Bloomberg  duke cituar disa burime.

Ora 09:03
Sulme me raketa në Zaporizhzhia

Disa shpërthime janë raportuar nga dëshmitarët okularë në orët e vona të natës në Zaporizhzhia.

Lajmi u raportua nga “Kyiv Independent”, ku thuhet se forcat ruse hodhën katër raketa në qytet, njëra prej të cilave arriti të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.

Si pasojë e sulmit, një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur.

S.C/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të miratohet ligji për amnistinë fiskale deri në 2 milionë euro?



×

Lajmi i fundit

John

Përleshje e dy grupeve shqiptare në aeroportin e Perugias në Itali! 8 persona të arrestuar, momenti kur qëllohen me grushta e shkelma (VIDEO)