Lufta/ SHBA: Rebelët Huthi kanë sulmuar me raketa një anije në Gjirin e Adenit

Lufta/ SHBA: Rebelët Huthi kanë sulmuar me raketa një anije në Gjirin e Adenit

Ushtria amerikane tha se rebelët e lëvizjes jemenase Huthi kanë sulmuar me raketa një anije tregtare në Gjirin e Adenit. Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, anija M/V MSC SKY II pësoi “dëme”.

Sipas raportimeve të para, në bordin e anijes nuk ka pasur të lënduar si pasojë e këtij sulmi. Anija, që është e regjistruar në Liberi dhe ishte nën pronësi zvicerane, nuk ka kërkuar ndihmë pas sulmit dhe ka vazhduar rrugëtimin, tha Komanda amerikane.

Një ditë më herët, rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë sulmuar një anije “me një numër raketash detare”. Huthët kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq që nga nëntori i vitit të kaluar, në mbështetje të palestinezëve pas nisjes së luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:20
Rebelët Houthi sulmojnë me raketa anijen greke në Detin e Kuq! 2 të vdekur

1705347098_fryuklfcy.JPG

Një anije greke është sulmuar nga rebelët Houthi me raketa. Këta të fundit, morën përgjegjësinë për sulmin me raketa në anijen “True Confidence” që shkaktoi 2 të vdekur.

Në reagimin e bërë, rebelët jemenë të Houthit, thanë se goditja ishte tepër e saktë dhe se do të vazhdojnë me sulmet derisa të përfundojë agresioni i Izraelit në Gaza.

Ora 19:29
Lufta në Gaza/ Mbi 30 mijë palestinezë të vrarë që nga fillimi i luftës

1709663549_hythththythytyhyt.JPG

Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e cila udhëhiqet nga Hamas, ka deklaruar ditën e sotme se 30,631 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës në me izraelin.

Ora 12:10
OKB: Dyshohet se Hamasi kreu sulme seksuale në Izrael më 7 tetor

Një ekip i ekspertëve të Kombeve të Bashkuara raportoi të hënën se “ka arsye të forta” për të besuar se ka pasur dhunë seksuale, përfshirë përudhim dhe përdhunim në grup, në disa lokacione në Izrael gjatë sulmit të 7 tetorit nga militantët e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ky ekip – i udhëhequr nga e dërguara e OKB-së për dhunën seksuale në konflikt, Pramila Patten – e vizitoi Izraelin nga 29 janari deri më 14 shkurt për të grumbulluar, analizuar dhe verifikuar të dhënat për dhunën seksuale të lidhur me sulmin e 7 tetorit.

“Janë mbledhur gjithashtu edhe të dhëna të hollësishme dhe të besueshme, të cilat mund të jenë tregues i disa formave të dhunës seksuale, përfshirë gjymtimin gjenital, torturën e seksualizuar, apo trajtimin mizor, çnjerëzor dhe përçmues”, thuhet në raportin 24-faqësh të OKB-së.

Grupi radikal palestinez, Hamas, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për dhunë seksuale.

“Ekipi i misionit gjeti informata bindëse dhe të qarta se disa pengje që u dërguan në Gazë, ishin subjekt i formave të ndryshme të dhunës seksuale të ndërlidhur me konfliktin, dhe ka arsye të forta për të besuar se një dhunë e tillë ka mundur të jetë e vazhdueshme”, thuhet në raport.

Ky ekip tha se mund të nevojitet një hetim i plotë për ta vërtetuar madhësinë e përgjithshme, fushëveprimin dhe atributin specifik të dhunës seksuale. Ekipi i OKB-së tha se ka marrë të dhëna edhe nga burimet institucionale dhe të shoqërisë civile, si dhe nga intervistat e drejtpërdrejta për “dhunën seksuale kundër grave dhe burrave palestinezë gjatë sulmeve".

Ora 12:04
OBSH: Fëmijët në Gaza po vdesin nga uria, situata në spitale e tmerrshme

Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore, thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Tedros Ghebreyesus tha se vizitat e agjencisë gjatë fundjavës në spitalet Al-Aëda dhe Kamal Adëan ishin të parat që nga fillimi i tetorit. Në një postim në rrjetet sociale, ai foli për “pamje të zymta”. Mungesa e ushqimit rezultoi në vdekjen e 10 fëmijëve dhe “nivele të rënda të kequshqyerjes”, ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar, shkroi ai.

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi të dielën se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin Kamal Adwan. Një fëmijë i gjashtëmbëdhjetë vdiq të dielën në një spital në qytetin jugor të Rafah, njoftoi të hënën agjencia zyrtare palestineze e lajmeve wafa, raporton BBC.

Tedros raportoi “nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa serioze të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa spitalore të shkatërruara” në Gazën veriore, ku rreth 300,000 njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër.

“Mungesa e ushqimit rezultoi në vdekjen e 10 fëmijëve,” postoi ai në X

 Vizitat ishin të parat e OBSH-së në muaj “megjithë përpjekjet tona për të fituar akses më të rregullt në veri të Gazës”, shkroi ai.

 “Situata në spitalin Al-Awda është veçanërisht e tmerrshme, pasi një nga ndërtesat është shkatërruar,” shtoi ai.  

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turpi me buke: 05/03/2024 13:27

    Cifutet po shuajne nje popull te gjithe duke vrare gra dhe femije te pafajshem kurse psropaganda cifute vazhdon me mashtrime gjoja sulme seksuale ose theren mbi 40 femije kur ne te vertete nuk eshte paraqitur asnje prove . Bota duhet te rindertoje institucionet nderkombetare dhe te mos drejtohen nga amerika dhe cifutet por te jene nga e gjithe bota me rregulla te njejta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu