Dritë jeshile nga SHBA për tanket ‘Abrams’ në Ukrainë! Der Spiegel: Berlini do të dërgojë tanket ‘Leopard’! Vriten 2 vullnetarë britanikë gjatë evakuimit

Në muajin e 11-të të luftës, i gjithë fokusi është dërgimi i tankeve më moderne në Ukrainë për t’iu vënë në ndihmë ushtrisë ukrainase për përballjen me forcat ruse. SHBA i kanë dhënë dritën jeshile dorëzimit të tankeve ‘Abrams’ në Ukrainë.

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se do të ishin ndihmë e madhe për ukrainasit. Nga ana tjetër, media gjermane ‘Der Spiegel’ thotë se Berlini e ka marrë vendimin dhe do të dërgojë 2 tanke ‘Leopard’ në Ukrainë.

"Ukraina është gjithashtu duke pritur për dorëzimin e sistemeve raketore anti-ajrore Patriot , të premtuara nga SHBA," nënvizoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa betejat më të mëdha po zhvillohen në Bakhmut dhe Avdiivka në Ukrainën lindore midis forcave të armatosura të Kievit dhe atyre të Moskës.

Nga ana tjetër, familja e Chris Parry, vullnetar britanik në Ukrainë dyshohet se është vrarë bashkë me kolegun e tij Andrew Bagshaw gjatë evakuimit të njerëzve nga Soledar në Ukrainën lindore. Kjo u bë me dije nga Zyra e Jashtme Britanike.

Aleatët mund të fillojnë trajnimin e ushtrisë ukrainase në përdorimin e tankeve “Leopard”. Kjo deklaratë u bë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se dërgimi i tankeve gjermane “Leopard” në Ukrainë do të sjellë “dëmtim të marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë”. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndryshime të personelit në administratën publike (në nivele të larta dhe të ulëta) pas skandalit më të keq të korrupsionit në Ukrainë që nga fillimi i luftës.

Çfarë janë tanket 'Leopard'?
I konsideruar si një tank kryesor beteje në të njëjtën mënyrë si Challenger 2 dhe i prezantuar për herë të parë në vitin 1979, ai ofron mbrojtje të mirë kundër armëve të blinduara dhe armëve të drejtuara kundër tankeve.

Është raportuar se Leopard 2 është vlerësuar të jetë në gjendje të depërtojë në armaturën ballore të tankut T-72 të prodhimit sovjetik nga 2,000 metra larg dhe atë të T-62 nga më shumë se 4,000 metra. Të dyja këto janë në përdorim nga ushtria ruse në Ukrainë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Oleksiy Kuleba emërohet si zv shef të kabinetit të Presidencës në Ukrainë! Zë vendin e Timoshenkos, nën hetim për korrupsion

1674597659_5e51f717c5478ffaf46cc4ad10ec22a9.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka emëruar Oleksiy Kuleba si zv.shef kabineti në Presidencë në vend të Kyrylo Timoshenkos. Kuleba ishte kryetar i rajonit të Kievit.

Një dekret nga Zelensky e hoqi atë nga ky post, së bashku me katër kryetarët e tjerë: Valentin Reznichenko (Dnepropetrovsk), Dmitry Zhyvitsky (Sumy), Alexander Starukh (Zaporozhzhia) dhe Yaroslav Yanushevich (Kherson).

Kjo erdhi pas hetimeve që kanë nisur për kryetarët e rajoneve teksa akuzohen për korrupsion.

Ora 22:51
Ukrainë/ Komandanti i forcave të Kievit trashëgon një milion dollarë dhe ia dhuron ushtrisë

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valerii Zaluzhni, trashëgoi një milion dollarë.

Ai i trashëgoi ato nga një amerikan dhe ia dhuroi të gjithë shumën ushtrisë së Kievit.

Ora 22:26
Medvedev: Rusia ka mjaftueshëm armë për të vijuar luftën në Ukrainë

1674595602_64005911ee0e7ebc1f93016055ef1cc21b79.webp

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev u përgjigj të martën ndaj raporteve perëndimore, sipas së cilave, Rusisë po i mbaronin raketat dhe artileria e rëndë.

Medvedev u shpreh se Rusia ka mjaftueshëm armë për të vazhduar luftën në Ukrainë, shkruan Reuters.

“Kundërshtarët tanë po shikojnë, ata bëjnë periodikisht deklarata se ne nuk kemi këtë apo atë. Unë dua t’i zhgënjej ata. Na mjafton gjithçka,” deklaroi Medvedev gjatë një vizite në një fabrikë kallashnikovi në Izhevsk, rreth 1000 kilometra në lindje të Moskës.

Ora 21:45
Po shpëtonin një grua të moshuar, vriten dy vullnetarë britanik në Ukrainë, i shpërtheu predha

 

Dy vullnetarë britanikë u vranë në tentativë evakuimi humanitar në Soledar dhe sipas burimeve të mediave italiane thuhet se dy personat, të cilët më parë ishin shpallur të humbur tashmë janë gjetur të vdekur. Thuhet se vullnetarët për luftën në Ukrainë po përpiqeshin të shpëtonin një grua të moshuar kur makina e tyre u godit nga një predhë.

Vullnetari britanik Chris Parry dhe kolegu i tij Andrew Bagshaw janë vrarë, ndërsa po tentonin një evakuim humanitar nga Soledar në Ukrainën lindore.

Tani, në një deklaratë familja e tij ka thënë: "Ne kurrë nuk e imagjinonim se do t'i thonim lamtumirë Chris-it pasi ishte shumë i ri. Ai ishte një djalë i kujdesshëm, vëlla fantastik, një mik më i mirë për shumë njerëz. Atij i pëlqente ngjitja në shkëmb, çiklizmi, vrapimi dhe hedhja me parashutë dhe donte të udhëtonte nëpër botë. Ai ndihmoi njerëzit në Ukrainë, të gjithë ata që kishin më shumë nevojë, duke shpëtuar mbi 400 njerëz, plus shumë kafshë të braktisura.

Andrew, 47 vjeç, ishte beqar, me një vëlla, dy motra dhe shtatë nipa dhe mbesa. Ai ishte një studiues shkencor në gjenetikë, por kishte punuar si ndihmës vullnetar në Ukrainë që nga prilli i kaluar.

"Ne synojmë që vdekja e tij të mos jetë e kotë. Ne jemi në mesin e shumë prindërve që pikëllojnë vdekjen e djemve dhe vajzave të tyre. Ne u bëjmë thirrje vendeve të civilizuara të botës që të ndalojnë këtë luftë imorale dhe të ndihmojnë ukrainasit që të çlirojnë atdheun e tyre nga një agresor”, kanë thënë familjarët e tyre.

Ora 21:29
Media gjermane: Vendimi është marrë! Berlini ka vendosur të dërgojë 2 tanke ‘Leopard’ në Kiev

1674592240_23011312572702leopard2tankfile.jpg

“Vendimi është marrë. Gjermania do të dërgojë tanke ‘Leopard’ në Ukrainë”. Kështu shkruan media gjermane ‘Der Spiegel’ duke shtuar se Berlini është gati të dorëzojë një 2 tanke për të ndihmuar ushtrinë ukrainase në përballje me forcat ruse.

Ora 21:04
Lufta/ Zëdhënësi i SHBA-ve Kirby nuk përjashton dërgimin e tankeve të Abrams në Ukrainë

1674590756_kirbyjohn.webp

John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nuk e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të tankeve Abrams në Ukrainë.

"Ne nuk kemi marrë një vendim në një mënyrë apo në tjetrën," tha ai për CNN. Këtë pranverë, "ne presim shumë manovra tokësore, ku padyshim që tanket do të ishin një ndihmë e madhe," shtoi ai.

Ora 17:58
Sanksionet ndaj Moskës, Putin: Ka mungesë ilaçesh, çmimet janë rritur

Rusia ka mungesë ilaçesh dhe këtë lajm e ka dhënë vetë presidenti Putin. Ai ka thënë se çmimet janë rritur dhe në farmaci ka mungesë të furnizimit me ilaçe, pavarësisht shteti është duke prodhuar ilaçe. Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të shumta ndaj Moskës dhe mund të jetë një arsye më tepër për probleme të shumta në Rusi, qoftë edhe pasi dërgesat janë goditur nga transporti dhe problemet me doganat.

“Ka mungesë të disa ilaçeve, pavarësisht faktit se prodhimi i produkteve farmaceutike në tre çerekët e parë të vitit të kaluar, është rritur për gati 22 për qind. Gjashtëdhjetë për qind e ilaçeve në tregje janë ilaçe të brendshme. Pavarësisht kësaj, kemi deficit të disa ilaçeve dhe çmimet janë rritur”, ka thënë Putin pas takimit me disa zyrtarë të lartë rusë.

Pak pas fillimit të luftës, në shkurtin e vitit të kaluar, Rusia filloi të importoi dhe prodhojë ilaçe, ndoshta pasi i druhej këtij momenti. Problemi qëndron edhe në faktin se Rusia importon nga BE dhe SHBA pajisje mjekësore që kanë të bëjnë me sëmundje kritike dhe i duhej të mbante marrëdhënie të mira me perëndimin, gjë që nuk ndodhi dhe solli të tilla pasoja.  

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Ora 14:27
Korrupsioni ‘shkund’ qeverinë e Ukrainës, Zelensky u ndalon daljen nga vendi zyrtarëve të shkarkuar

Një numër zyrtarësh të lartë ukrainas kanë dhënë dorëheqjen dhe disa të tjerë janë shkarkuar nga Presidenti urkainas, Volodymyr Zelensky mes një skandali korrupsioni në rritje të lidhur me prokurimin e furnizimeve të kohës së luftës, në ndryshimin më të madh të qeverisë që nga fillimi i pushtimit rus.

Gjatë fjalimit të tij të natës të hënën në mbrëmje, Zelensky njoftoi se po i ndalonte zyrtarët qeveritarë të udhëtonin jashtë vendit për çdo gjë, përveç biznesit zyrtar, dhe tha se do të bënte "ndryshime personeli" në ditët në vijim.

Njoftimi erdhi pas arrestimit të dielën e Vasyl Lozynskyy, ministri në detyrë për zhvillimin rajonal. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës ka akuzuar Lozynskyy për marrjen e 400,000 dollarëve në "përfitime të paligjshme" për lehtësimin e kontratave, duke përfshirë gjeneratorët e energjisë, një çështje e ndjeshme në një vend për të cilën po luftohet për të përballuar temperaturat e ngrira dhe ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike të shkaktuara nga Rusia. sulme në infrastrukturën e saj.

Ora 14:14
Lufta në Ukrainë, alarm për sulm ajror në të gjithë vendin

Një alarm i sulmit ajror ra në Kiev dhe njëkohësisht në të gjithë Ukrainën. Kjo është bërë e ditur nga autoritetet ukrainase duke publikuar një hartë të vendit tërësisht “me të kuqe”.

Në orën 14:37 me orën lokale, sirenat filluan të binin në kryeqytetin e Ukrainës, si dhe në rajonet Volyn, Kirovohrad, Dnipropetrovsk, Poltava, Kharkiv, Mykolaiv dhe Zaporizhzhia. Më pas alarmi është përhapur në të gjithë vendin në pak minuta, raporton “Ukrainska Pradva”. Tingulli i alarmit nënkupton kërcënimin e sulmeve raketore dhe ajrore. 

Ora 12:58
Dërgimi i tankeve gjermane ‘Leopard’ në Ukrainë, Kremlini: Dëmton marrëdhëniet tona me Gjermaninë

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka paralajmëruar se dërgimi i tankeve gjermane “Leopard” në Ukrainë do të sjellë “dëmtim të marrëdhënieve të Gjermanisë me Rusinë”

“Furnizimi i mundshëm i tankeve gjermane “Leopard" në Ukrainë nuk sjell "asgjë të mirë" në marrëdhëniet midis Berlinit dhe Moskës dhe në mënyrë të pashmangshme do të ketë një ndikim në marrëdhëniet e ardhshme midis Rusisë dhe Gjermanisë”, tha Peskov.

Ora 12:38
Stoltenberg: Ne duhet t'i japim Kievit armë më të forta! Të sigurt në vendimin e Berlinit për dërgimin e tankeve ‘Leopard’

"Ne duhet t'i japim Ukrainës armë më të forta dhe duhet ta bëjmë këtë sa më shpejt", kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Berlin, në një deklaratë pas takimit me ministrin e ri të Mbrojtjes, Boris Pistorius.

"Kam besim se do të ketë një vendim së shpejti," shtoi ai në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me dërgimin e tankeve Leopard në Kiev.", tha Soltenberg. 

"Nuk duhet të nënvlerësojmë Rusinë – vazhdoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s – nuk kemi asnjë shenjë se Putini ka ndryshuar linjën e tij, përkundrazi ka hapur objektiva të reja”. 

Ora 12:29
Berlini: Aleatët të fillojnë stërvitjen e ukrainasve për tanket 'Leopard'

Aleatët mund të fillojnë trajnimin e ushtrisë ukrainase në përdorimin e tankeve Leopard, megjithëse vendimi për dërgimin e tyre është ende në pritje. Kështu deklaroi ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Kam inkurajuar në mënyrë specifike vendet partnere që kanë Leopardë të jenë të gatshëm të zhvillojnë trajnimin e forcave ukrainase për këto tanke”, tha Pistorius.

Ora 12:12
Dërgimin i tankeve 'Leopard' në Ukrainë, Polonia i dërgon Gjermanisë kërkesën zyrtare për të miratuar transferimin


Polonia ka kërkuar zyrtarisht miratimin nga Gjermania për të transferuar disa nga tanket e saj “Leopard 2” të prodhimit gjerman në Ukrainë, tha të martën ministri i saj i mbrojtjes, duke rritur presionin ndaj Berlinit për t'iu përgjigjur kërkesave të Kievit dhe për të dërguar dërgesat e veta të automjeteve në fushën e betejës.

“Gjermanët kanë marrë tashmë kërkesën tonë për pëlqimin për transferimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë”, tha Mariusz Blaszczak në Twitter.

“I bëj thirrje edhe palës gjermane që të bashkohet me koalicionin e vendeve që mbështesin Ukrainën me tanke Leopard 2. Kjo është kauza jonë e përbashkët, sepse ka të bëjë me sigurinë e të gjithë Evropës!”, shtoi ai.

Gjermania deri më tani i ka rezistuar thirrjeve nga Polonia, SHBA dhe një pjesë e vogël e vendeve të tjera të NATO-s për të transferuar tanket në Ukrainë, ose për të autorizuar vende të tjera që të dërgojnë disa nga Leopardët e tyre në Kiev.

Ora 10:07
Korrupsion në Kiev, Zelensky njofton arrestime dhe ndryshime

Volodymyr Zelensky ka njoftuar ndryshime të personelit në administratën publike (në nivele të larta dhe të ulëta) pas skandalit më të keq të korrupsionit në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Presidenti nuk përmendi emra.

S.C/A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Putin: 24/01/2023 16:54

    Do zoti uje te zi tju nxjere Rusia ketyre prostitutave te Europes se keta bashke me amerikanet e nxiten kete lufte mbase digjen ne ferr vete legenat e ndyre

    Përgjigju
    • Artan: 26/01/2023 03:03

      Putana paska ardhur te shkruaje ketu.

  • Petrit: 24/01/2023 14:05

    Sipas komentuesve te meposhtem: nese nje popull ka shtetin e vet te korruptuar, nuk ka te drejte qe te luftoje per lirine e vet. Ketyre komentuesve u shkon pershtat shprehja :MINJT JANE TE PARET QE BRAKTISIN ANIJEN.

    Përgjigju
  • A. N.: 24/01/2023 13:03

    Pas nesh, ata jane me te korruptuarit ne europe. Kete e dine edhe vete ukrainasit

    Përgjigju
  • Maks: 24/01/2023 11:08

    Gjith bota e di qe qeveria ukrainase eshte e korruptuar Por te vene deri atje sa cmimet e ushqimeve te ushtare ne front te fryen ne menyr skandaloze kjo eshte kriminale

    Përgjigju
    • Zyroxou: 24/01/2023 13:39

      Edhe neve ne shqiperi nuk na shqetesonte ti vidhnim racionet e groshes ushtareve te pakten nga 90-ta deri ne 97-en. Korrupsioni nuk ka kufi, nje korruptuar vjedh edhe femijet e tij.

  • Beni: 24/01/2023 10:44

    Jo nuk ka mundesi qe zelensky te bej korrupsion , Europa dhe Amerika nuk kane partner te korruptuar hahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet