Lufta/ Putin dhe Xi Jinping nënshkruajnë dokumente për partneritet global! Moska: Plani kinez, bazë për marrëveshje

RUSI- Në kulmin e luftës në Ukrainë, Rusia nënshkroi një mori dokumentesh me Kinën për bashkëpunim strategjik, gjë që lidhi ‘miqësinë e ngushtë’ mes dy vendeve edhe de jure.

Presidenti kinez, Xi Jining dhe presidenti rus, Vladimir Putin, kanë nënshkruar një mori dokumentesh për “bashkëpunim strategjik” në mes të Pekinit dhe Moskës, pas takimeve në Kremlin, që Putin i ka përshkruar si “të suksesshme dhe konstruktive”.

Xi ka thënë se një prej marrëveshjeve që ai e ka nënshkruar me Putinin, do të rezultojë me “epoke të re” bashkëpunimi.

“Ne e kemi nënshkruar një deklaratë për thellim të partneritetit strategjik dhe lidhjeve bilaterale, duke hyrë kështu në epokë të re”, ka thënë ai, pas takimit me Putinin, më 21 mars.

Televizioni shtetëror rus e ka transmetuar ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve në Kremlin, në ditën e dytë të vizitës treditore të Xi-së në kryeqytetin rus.

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka mbërritur sot në Kiev dhe do të takohet me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një deklaratë të bërë publike, ministria e Jashtme e Japonisë shkruan se Kishida do të shprehte solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën si dhe do të refuozë agresionin rus në mbështetje të rendit ndërkombëtar.

Udhëtimi i papritur i Kishida vjen ndërsa udhëheqësi kinez Xi Jinping zhvillon bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:58
Akuzat e SHBA, Kina kundërpërgjigjet nga Moska: S’kemi pasur gisht në krizën e Ukrainës, s’kemi furnizuar kurrë asnjë palë

1679428733_gfj.JPG

Kina "nuk është as krijuese, as palë e krizës në Ukrainë, as nuk ka furnizuar me armë asnjërës palë të konfliktit". Duke iu përgjigjur kritikave të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken për mbulimin diplomatik të Pekinit për Moskën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se "SHBA nuk është e kualifikuar të drejtojë gishtin drejt Kinës, e lëre më ta fajësojë atë". Për më tepër, Wang shtoi në konferencën e përditshme, "ata thonë se duan të ruajnë paqen, por njerëzit nuk shohin ndonjë hap efektiv", ndërsa "ajo që të gjithë shohin është se SHBA vazhdon të furnizojë me armë në fushën e betejës".

Ora 20:52
Xi Jinping bisedime me kryeministrin rus: Bashkëpunimin ekonomik pavarësisht sanksioneve, shkëmbimeve me vlerë 200 miliardë

1679428354_abf95674873b59845f57e23b0373b52d608d2663.jpg

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe kryeministri rus, Mikhail Mishustin kanë zhvilluar sot bisedime sa i takon aleancës dypalëshe mes dy shteteve. Kryeministri rus u shpreh se mes Kinës dhe Rusisë do të ketë bashkëpunim ekonomik pavarësisht sanksioneve dhe do të ketë shkëmbime me vlerë 200 miliardë.

“Është e rëndësishme që, pavarësisht nga kushtet e jashtme të pafavorshme, trazirat në tregjet globale, sanksionet në rritje nga perëndimi kolektiv, bashkëpunimi tregtar dhe ekonomik midis Rusisë dhe Kinës po zhvillohet me sukses. Kështu kryeministri rus Mikhail Mishustin, gjatë takimit me presidentin Xi Jinping që u mbajt në Moskë

Mishustin kujtoi se tregtia e ndërsjellë u rrit me gati një të tretën vitin e kaluar dhe arriti në 190 miliardë dollarë. “Jam i bindur se këtë vit do të përmbushim detyrën që ju (Red. Xi Jinping) dhe presidenti rus Vladimir Putin keni vendosur për ta çuar xhiron në 200 miliardë dollarë” , tha kryeministri rus

Ora 20:34
Kina: Armë të pa furnizuar kurrë, SHBA-ja nuk tregon me gisht

1679427314_834c76b756b4944aa326ea6913b2b869fb85210f.jpg

Duke iu përgjigjur kritikave të Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken për mbulimin diplomatik të Pekinit për Moskën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin tha se "SHBA nuk është e kualifikuar të drejtojë gishtin drejt Kinës, e lëre më ta fajësojë atë". Për më tepër, Wang shtoi në konferencën e përditshme, "ata thonë se duan të ruajnë paqen, por njerëzit nuk shohin ndonjë hap efektiv", ndërsa "ajo që të gjithë shohin është se SHBA vazhdon të furnizojë me armë në fushën e betejës".

Kina "nuk është as krijuese, as palë e krizës në Ukrainë, as nuk ka furnizuar me armë asnjërës palë të konfliktit".

Ora 15:30
Kryeministri japonez mbërrin në Ukrainë

Kryeministri japonez Fumio Kishida tashmë ka mbërritur në Ukrainë dhe po viziton Buçën. Fotot tregojnë se ai shoqërohet nëpër qytet nga zyrtarë ushtarakë.

Ai pritet të takohet më vonë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev për të shprehur mbështetjen dhe solidaritetin me Ukrainën në mes të luftës së saj të vazhdueshme me Rusinë.

Ministria e Jashtme e Japonisë tha se Kishida është atje për të përcjellë "respektin e tij për guximin dhe këmbënguljen e popullit ukrainas që ngrihet për të mbrojtur atdheun e tyre kundër Rusisë".

Tokio ka shprehur mbështetje për Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe iu bashkua vendeve të tjera të G7 në zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë. Por Kishida kishte qenë i vetmi lider i G7 që nuk e vizitoi Ukrainën, deri më sot.

Ora 15:25
Xi Jinping: Gati për të zgjeruar bashkëpunimin me Moskën

1679408724_dg.JPG

Kina është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Rusinë në fushën e tregtisë, investimeve, zinxhirit të furnizimit, megaprojekteve, energjisë dhe teknologjisë së lartë. Kështu tha presidenti kinez Xi Jinping në takimin e tij me kryeministrin rus Mikhail Mishustin, duke vënë në dukje se të dy vendet janë "partnerë strategjikë të plotë me koordinim të plotë". Ruajtja e "zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të lidhjeve është në përputhje me logjikën historike të marrëdhënieve dypalëshe dhe interesat themelore të popujve përkatës", shtoi Xi në raportin e publikuar nga Xinhua në mbrëmje.

Ora 15:24
Shefi i NATO-s paralajmëron Kinën që të mos furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse

"Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë për armë vdekjeprurëse për Rusinë," ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë të mbyllur në bisedime në Kremlin. Shefi i NATO-s u tha gazetarëve në Bruksel se "ne nuk kemi parë asnjë provë" që Kina të dorëzojë armë vdekjeprurëse, por ka disa shenja se kjo është "një kërkesë nga Rusia". Ai shton se nëse Kina e bën këtë, ajo do të mbështeste "një luftë të paligjshme".

Ora 13:07
Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë

Dy bombardues strategjikë rusë kanë fluturuar mbi Detin e Japonisë për më shumë se shtatë orë, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 21 mars, në ditën kur kryeministri japonez zhvillon vizitë në Ukrainë. Avionët e llojit Tupolev Tu-95MS janë të aftë të bartin armë bërthamore dhe Moska vazhdimisht i përdor ata për të kryer fluturime në ujërat ndërkombëtare në Arktik, në Atlantikun e Veriut dhe në Paqësor për të treguar forcën e saj.

Megjithatë, koha kur bombarduesit fluturuan mbi Detin e Japonisë është pikërisht kur kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida nis vizitën në Ukrainë, për t’i ofruar mbështetje dhe për të shprehur solidaritet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, shteti i të cilit po përballet me pushtimin rus. Rusia tha se bombarduesit kryen “fluturime të planifikuara”. Ato, sipas Moskës shoqëruan disa avionë luftarakë. Bombarduesit nuk shkelën ligjet ndërkombëtare dhe fluturuan mbi ujërat neutrale, tha Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.

Në shkurt, forcat e mbrojtjes ajrore të Amerikës së Veriut u dërguan për të penguar disa bombardues strategjikë rusë dhe avionët luftarakë, të cilët po fluturonin mbi hapësirën ajrore afër Alaskës. Japonia, që ka mosmarrëveshje territoriale me Moskën lidhur me disa ishuj në veri të Paqësorit, është aleate kyçe në Azi e Shteteve të Bashkuara dhe është anëtare e Grupit të Shtatë demokracive të pasura. Tokio i është bashkuar sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë, pasi ajo nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt 2022./ REL

Ora 12:50
Kina: Rusia është e hapur për bisedimet e paqes me Ukrainën

Kontaktet e Pekinit me Rusinë do të ndihmojnë në vendosjen e paqes mes Moskës dhe Kievit. Kështu tha në Pekin Wang Wenbin , zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze . 

"Rusia ka studiuar me kujdes dokumentin e pozicionit të Kinës për zgjidhjen politike të çështjes ukrainase dhe është e hapur për bisedimet e paqes," tha zëdhënësi.

Ai shtoi se Presidenti Putin deklaroi se Rusia vlerëson qëndrimin konsistent të Kinës për të mbështetur drejtësinë, objektivitetin dhe ekuilibrin në çështjet kryesore ndërkombëtare.

Ora 10:23
Presidenti kinez takohet me kryeministrin rus për të folur mbi projektin paqeruajtës

Udhëheqësi kinez Xi Jinping ka mbërritur në ndërtesën e kryeministrisë ruse në Moskë për një takim me kryeministrin Mikhail Mishustin përpara bisedimeve të mëtejshme në Kremlin.

Xi është në një vizitë shtetërore tre-ditore në Rusi, e cilësuar nga Pekini si një projekt paqeruajtës, pavarësisht skepticizmit të thellë në Kiev dhe Perëndim.

Udhëheqësi kinez dhe presidenti rus Vladimir Putin folën për katër orë e gjysmë të hënën dhe pritet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme të martën përpara se të nënshkruajnë dokumentet dhe të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi përpara një drekë shtetërore.

Ora 09:17
Luftime të ashpra në Ukrainë, teksa kryeministri japonez viziton Kievin

Rusia ka intensifikuar ofensivën në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase më 21 mars. Këto njoftime vijnë teksa kryeministri i Japonisë është nisur drejt Kievit për të treguar mbështetjen e tij për Ukrainën që po përballet me pushtimin e paprovokuar rus.

Mbrojtësit ukrainas kanë zmbrapsur 120 sulme, të përqendruara kryesisht në Bahmut. Ky qytet është pika qendrore e luftimeve për muaj të tërë, dhe luftimet kanë shkaktuar humbje të mëdha në të dyja palët, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në raportimin ditor, duke shtuar se rusët po ashtu kanë tentuar që të përparojnë në drejtim të Avdijivkës, Limanit, Marijnikës dhe Shahtarskut.

Forcat ruse kanë granatuar civilët dhe infrastrukturën në 11 vendbanime përgjatë linjës së kontaktit, tha ushtria ukrainase. Forcat ukrainase po ashtu kanë zmbrapsur sulme ruse në Kupiansk, në rajonin verior të Harkivit, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Ora 08:35
Kina në rolin e superfuqisë që kërkon paqe, reagon Tajvani: Ne nuk jemi idiotë, kinezët na kërcënojnë me luftë, për rusët dhe ukrainasit ofrojnë zgjidhje

Ministri i Jashtëm i Tajvanit të martën kritikoi përpjekjet e Kinës për t'u paraqitur si vend paqeruajtës në konfliktin e Ukrainës, ndërsa ajo kërcënon me luftë kundër ishullit të vetëqeverisur.

"Kina kërcënon me luftë kundër Tajvanit dhe të tjerëve, por dëshiron t'i propozojë një plan paqeje Rusisë, e cila nisi luftën kundër Ukrainës. Ne nuk jemi idiotë. Dëshironi paqe? Të dy autokratët duhet të ndalojnë menjëherë kërcënimet, agresionin dhe ekspansionizmin e tyre”- tha Ministri i Jashtëm Joseph Wu.

Reagimi i Wu për liderin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus Vladimir Putin vjen ndërsa Xi bën një udhëtim tre-ditor në Moskë që është cilësuar nga Pekini si "një udhëtim paqeje".

Ora 08:10
Ukraina shkatërron raketat ruse që po transportoheshin me tren drejt Krimesë

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se mbrëmjen e së hënës një sulm shkatërroi raketat ruse "Kalibr" që po transportoheshin me tren në qytetin Dzhankoi, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Autoritetet ukrainase nuk e morën drejtpërdrejt përgjegjësinë për sulmin, por thanë se ai shërben për të "çmilitarizuar më tej Rusinë dhe përgatitjen e gadishullit të Krimesë për çlirim".

Sergei Askyonov, kreu i instaluar nga Rusia i gadishullit të aneksuar, konfirmoi se kishte një sulm dhe sistemi i mbrojtjes ajrore të rajonit ishte aktivizuar. Ai u shpreh se një person u plagos dhe dy ndërtesa u dëmtuan. 
 

B.V/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben: 21/03/2023 21:26

    Nuk ka paqe per vendet e botes nese nuk eshte pjese e kesaj zgjidhje SHBA.Nuk eshte paqesor Putin,dihet sa kundershtar idesh vrau dhe helmoi pas shpine, dhe popullin e thjeshte rus, si Stalini dhe Brezhnievi.Ta shohin ne enderr dhe ne Tv europen dhe ameriken.Thjesht eshte nje "Kriminel lufte". Ne shtetin amerikan ligjin e ben populli,kongresi+senati me pas jane presidenti+sistemi drejtesise dhe administrata. Ndersa ne Rusi ligjin e ben Presidenti dmth Putini+FSB+siloviket apo koplotistet afer presidentit,ky lloj sistemi eshte shume i pabese per njeri tjetrin,puthen e perqafohen e sa i kthejne shpinen njeri tjetrit mendojne si ti ngullin thiken, triller i vertete. Shenim: Merr shembullin e PPSH ne Shqiperi sa e sa shoke te tij perqafoi dhe vrau enveri,pas shpine. Prandaj Rusia nuk e ka problemin me SHBA dhe Europen, por me Putinin dhe oligarket e saj, qe i kane hyre nje konflikti pa e ditur ku i çon. Me shume se kushdo tjeter Ne Shqiptaret (mendoj perveç koreano veriorve) e dime çfare do te thote te kesh ne krye te shtetit nje putin, enver, apo kim dhe me vjen keq qe ka perseri njerez ne vendin tone qe akoma SHBA dhe Europen e konsiderojne si burime lufte,per te grabitur apo per treg. Po per rastin e Kosoves si duhet ta trajtojme luften qe beri SHBA dhe Europa? Dmth per treg? Nuk duhet mendojme keshtu, pasi ne Europen Perendimore apo ne SHBA e kane gjetur veten dhe bejne jete normale mbi 1.200,000 Shqiptare. Dhe une bej pyetjen pse nuk kane emigruar ne Rusi, Kine apo Turqi. Mendimi eshte se ne keto vende nuk ke mundesi(dmth nuk ta japin mundesine te jetosh,sundimtaret) dhe prandaj SHBA dhe Europianet e mbeshtesin luften per liri. Normalisht duhet edhe Ne Shqiptaret te jemi krah vendeve demokratike,qe per hir te se vertetes,te pakten ne qendrimet zyrtare jemi OK.

    Përgjigju
    • Propaganda: 21/03/2023 23:00

      Amerika eshte vendi qe mbjell vdekje dhe lufte qe ne diten qe eshte krijuar si shtet dhe do zoti nje ore e me pare te zhduket nga skena boterore se jane gangrena e botes dhe jo si e prezanton ti , vend gjakatar qe zhvillohet me industrine e armeve dhe duke vjedhur popujt e tjere te botes

  • Bledi: 21/03/2023 13:33

    Amerika nuk pranon asnje lloj zgjidhje paqesore sepse do qe lufta te zgjatet me shpresen qe te dobesoje Rusine dhe nderkohe fabrikat e saj te armeve ti shesin Ukraines sa me shume armatim . Por nga dje ka nje problem qe quhet Kine dhe bashkimi i saj me Rusine do ti shkaterroj planet grabitqare perendimore dhe do vendosen rregulla te reja ne bote

    Përgjigju
    • Artan: 21/03/2023 18:43

      Ja nje gjeni qe ua beri cope planet imperialisteve perendimore

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri

Në hetim në Gjermani për trafik kokaine nga Amerika Latine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut në Shqipëri