Në një mesazh në Telegram, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një "bisedë shumë pozitive" me të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner.
Takimi u zhvillua gjatë një ndalese në kryeqytetin moldav, ndërsa presidenti ukrainas po kthehej nga bisedimet në Londër me udhëheqësit e Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë.
"Jam mirënjohës për gatishmërinë për të punuar sa më aktivisht të jetë e mundur në javët e ardhshme për të çuar përpara diplomacinë për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës", shkroi ai.
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas vazhdojnë të diskutojnë një vizitë të mundshme në Kiev nga Witkoff dhe Kushner - vizita e tyre e parë zyrtare në Ukrainë – mund të jetë në javët e ardhshme.
Ndërkohë një makinë ka shpërthyer pranë selisë së inteligjencës në Moskë.
Sulmet ajrore ruse në rajonin e Kharkiv në Ukrainën lindore kanë vrarë katër persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerë, njoftuan autoritetet lokale në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nga ana tjetër trupat ukrainase sulmuan Urën Chongar, e cila lidh Gadishullin e Krimesë me rajonin e Khersonit. Vladimir Saldo, guvernatori pro-rus i territorit të aneksuar nga Rusia në vitin 2022, raportoi sulmin.
"Ura Chongar u dëmtua përsëri pas një sulmi me dron ukrainas mbrëmë. Ura është mbyllur përsëri për trafikun", shkroi Saldo në Max, një faqe në mediat sociale.
Komente








