Lufta/ Belgorod, urdhër për evakuimin e civilëve! Kievi: Kjo tregon të ardhmen e Rusisë! Zelensky: Janë vrarë mbi 500 fëmijë ukrainas nga rusët

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se janë gati për kundërsulm. Në një intervistë për Wall Street Journal, Zelensky u shpre se kundërofensiva ukrainase është gati, por do të kushtojë shumë jetë njerëzore, do të marrë kohë dhe askush nuk mund të garantojë rezultatin e saj.

 “Ne besojmë se do të jemi të suksesshëm. Por nuk e di sa do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në shumë drejtime krejtësisht të ndryshme. Por ne do ta lançojmë dhe jemi gati”, tha Zelensky.

Udhëheqësi i Kievit do të kishte dashur më shumë furnizime të mbrojtjes ajrore nga perëndimi, për t’i bërë ballë sulmeve të Rusisë.

E gjithë Ukraina është vënë nën alarme për sulm ajror. 22 persona, mes tyre 5 fëmijë, kanë mbetur të plagosur pas një sulmi rus në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro. Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën një vajzë 2-vjeçare, trupi i së cilës u nxorr nga rrënojat. Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi kryeqytetin, Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë aktivizuar sërish. Ndërkohë, katër civilë kanë vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse të rajonit Donetsk në Ukrainën lindore. 

Zelensky e përshkroi shpërthimin në Dnipro si një sulm të qëllimshëm rus, megjithëse Rusia më parë ka mohuar të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të vendit fqinj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Moska: Plani i diversantëve të Kievit për të hyrë në Belgorod dështoi

Njësitë e Distriktit Ushtarak Perëndimor Rus dhe Shërbimit Kufitar "deshtuan një përpjekje të diversantëve ukrainas për të kaluar një lumë pranë Novaya Tavolzhanka dhe për të depërtuar në rajonin e Belgorodit". Kështu njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes, duke saktësuar se “kundër tyre është hedhur një predhë artilerie, duke i detyruar të tërhiqen”. 

Ora 21:05
Zelensky: Rusia po arrin t'i anashkalojë sanksionet ndërkombëtare, dikush e ndihmon

1682172595_zl.JPG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se pavarwsisht sankioneve ndwrkombwtare tw vendosura, Rusia po arrin t’i anashkalojw duke pwrdorur njw rrjet furnizuesish.

"Sot mbajta një takim special për sanksionet. Kemi analizuar në detaje se si Rusia i shmang sanksionet dhe kush e ndihmon atë. Vende të ndryshme, kompani të ndryshme, pa të cilat Rusia nuk do të mund të prodhonte mjetet e terrorit, veçanërisht raketat. Fatkeqësisht, shteti terrorist arrin të përdorë teknologjitë botërore përmes një rrjeti furnizuesish, ai arrin të anashkalojë sanksionet ndwrkombwtare”-shtoi ai.

Ora 19:45
Kiev: 20 ukrainas arrestohen çdo ditë, tentojnë të largohen nga vendi

1684407757_kiev.jpeg

Rreth njëzet ukrainas arrestohen çdo ditë, të cilët përpiqen të udhëtojnë jashtë vendit ilegalisht. Këtë e ka bërë të ditur Andriij Demchenko , zëdhënës i rojeve kufitare ukrainase, shkruan Kiev Independent, duke specifikuar se sipas ligjit ushtarak, burrave nga mosha 18 deri në 60 vjeç u ndalohet të udhëtojnë jashtë vendit pa leje të posaçme.

Disa prej tyre përdorin certifikata false vdekjeje të grave të tyre pasi ligji i lejon prindërit e vetëm të kalojnë kufirin. Në raste të tjera, burrat ukrainas falsifikojnë edhe certifikatat e lindjes së fëmijëve, tha i njëjti burim. Sipas ligjit, burrat që kanë tre ose më shumë fëmijë deri në moshën 18 vjeç mund të kalojnë kufirin.

Ora 15:38
Zelensky: Më shumë se 500 fëmijë ukrainas janë vrarë nga rusët që prej nisjes së pushtimit

1684659695_zelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se në luftën e nisur nga Rusia, deri në muajin e saj të 16-të janë vrarë të paktën 500 fëmijë ukrainas. Së fundmi grupet e shpëtimit të Ukrainës gjetën trupin e një vajzë 2 vjeçare që vdiq në bastisjen ruse në Dnipro.

"Shumë prej tyre mund të ishin bërë studiues të famshëm, artistë, kampionë sporti, duke kontribuar në historinë e Ukrainës", shtoi ai, duke specifikuar se është e pamundur të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve viktima për shkak se disa zona janë ende nën pushtimin rus.

Ora 07:41
Kremlini: Gazetarët e Perëndimit nuk mund të akreditohen për forumin ekonomik

1683197674_peskov.JPG

Kremlini ka thënë të shtunën se gazetarët nga “shtetet jomiqësore”, nuk do të lejohen të marrin pjesë në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar, që mbahet në Shën Petersburg. Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur ndër vite këtë forum për të tërhequr investime globale në Rusi.

“Këtë herë është marrë vendim që të mos akreditojmë publikues të shteteve jomiqësore”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov për agjencinë e lajmeve TASS.

“Interesimi për forum është gjithmonë i madh, të gjithë gazetarët tjerë do të jenë të pranishëm”, ka thënë Peskov.

“Shtete jomiqësore”, është definicion i përdorur nga Moska për t’i përshkruar ato vende që e kanë sanksionuar për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit të kaluar.

Kremlini e ka përsëritur disa herë se Evropës nuk do t’ia “mbyllë” dritaren - të cilën Petri i Madh i Rusisë ka tentuar ta hapë 300 vjet më parë - pavarësisht sanksioneve të periudhës së fundit.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë