Luftanija franceze rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

Luftanija franceze rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

Luftanija franceze Languedoc duke bërë manovrime gjatë stërvitjeve në Detin Mesdhe, 27 mars 2023.

Një luftanije franceze ka rrëzuar dy dronë në Detin e Kuq, të cilët ishin lëshuar në drejtim të saj nga bregdeti i Jemenit, tha Ministria e Mbrojtjes e Francës të dielën.

Luftanija Languedoc e kishte vërejtur dhe pastaj shkatërruar dronin e parë rreth orës 21:30 të shtunën, ndërsa të dytin rreth orës 23:30, rreth 110 kilometra larg bregdetit të Jemenit.

Lëvizja Huthi e Jemenit tha të shtunën se do t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në drejtim të Izraelit, pavarësisht kombësisë së tyre, si dhe i paralajmëroi të gjitha kompanitë ndërkombëtare të transportit të mos bashkëpunojnë me portet izraelite.

Huthi, e mbështetur nga Irani, i ka sulmuar dhe kapur disa anije të ndërlidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën e vet, Baba l-Mandab, një rrugë detare përmes të cilës transportohet shumica e naftës botërore./REL

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare

Pashkët ortodokse, Balla në Kapshticë kërkon marrjen e masave për lëvizjen në pikat kufitare