Lufta në Gaza/ Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut në sulmin izraelit

Lufta në Gaza/ Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut në sulmin izraelit

Lufta në Rripin e Gazës

Një komandant i lartë ushtarak i Hezbollahut, i njohur si si Abu Taleb (Sami Abdallah) u vra mbrëmjen e 11 qershorit në një sulm izraelit në Libanin jugor.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar Lëvizja shiite libaneze. Sipas një burimi ushtarak libanez, sulmi ndodhi në qytetin Jouaiyya dhe shkaktoi vdekjen e tre personave të tjerë.

Oficeri i lartë "është komandanti më i rëndësishëm i Hezbollahut që është vrarë deri më tani që nga fillimi i luftës", tha burimi ushtarak.

Sekretari Amerikani Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar ditën e sotme, gjatë një konference për shtyp në Doha, se Hamas ka kërkuar ndryshime në plan-propozimin e SHBA-së për të arritur një armëpushim në Gaza.

Por, kjo është hedhur poshtë nga grupi palestinez,

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
Lufta në Gaza/ Blinken: Hamas ka kërkuar ndryshime në propozimin e SHBA-së! Grupi palestinez përgënjeshtron sekretarin amerikan

1716582039_antonyblinken.JPG

Antony Blinken

Sekretari Amerikani Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar ditën e sotme, gjatë një konference për shtyp në Doha, se Hamas ka kërkuar ndryshime në plan-propozimin e SHBA-së për të arritur një armëpushim në Gaza.

Por, kjo është hedhur poshtë nga grupi palestinez, duke thënë se Hamas nuk ka kërkuar ndryshime as nuk ka bërë propozime të reja në lidhje me planin amerikan.

Këtë e deklaroi zyrtari i lartë i Hamasit në Liban, Osama Hamdan, gjatë një interviste për pan-arab al-Araby.

Xh.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vau i Dejës/ Inskenohet dasma e Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë! Eventi me angazhimin e shqiptarëve në Austri

Vau i Dejës/ Inskenohet dasma e Skënderbeut në kishën e Shën Mërisë! Eventi me angazhimin e shqiptarëve në Austri