Lufta/Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët! Blinken: Moska duhet të respektojë të drejtat e të burgosurve të luftës

Lufta/Zelensky i kërkon BE-së të kufizojë vizat për rusët! Blinken: Moska duhet të respektojë të drejtat e të burgosurve të luftës

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të vendos kufizime lidhur me dhënien e vizave qytetarëve rusë, bdërsa ka falënderua Çekinë dhe vendet baltike që kanë ngritur zyrtarisht këtë çështje në BE.

“Pas gjithë asaj që kanë bërë pushtuesit në Ukrainë, Rusia mund të konsiderohet vetëm një shtet terrorist”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky. Falënderoj Republikën Çeke, shtetet baltike dhe vendet e tjera që kanë sjellë zyrtarisht diskutimin në Evropë për çështjen e vizave”. Dhe ai i bëri thirrje BE-së të vendosë kufizime. Evropa nuk mund të jetë një supermarket".

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken shprehet i shqetësuar për gjendjen e të burgosurve ukrainas në Ukrainën lindore e cila ndodhet nën pushtimin rus.

“Moska ka për detyrë të respektojë të burgosurit e luftës”, tha Blinken.

Ndërsa luftimet vijojnë, Ukraina ngriti alarmin për granatime të reja në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore. 

Sulmet ruse në Ukrainë nisën më 24 shkurt, ndërsa luftimet vazhdojnë pa ndrëprerje, me pasojë mijëra të vrarë, mes tyre civilë e fëmijë. Pavarësisht sanksioneve të shumta nga Perëndimi, Rusia vijon me me objektivin e saj.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:34
Centrali bërthamor në rrezik? Ukraina ngre alarmin për granatime të reja

Agjencia e inteligjencës në Ukrainë ngriti alarmin për sulme të reja ruse të shtunën në centralin bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainën jugore që ndodhet nën kontrollin e rusëve. Edhe kryetari i bashkisë, i ndodhur jashtë qytetit, tha se ka pasur bombardime.

Kryebashkiaku i Enerhodar, Dmytro Orlov, i cili u evakuua në territorin e kontrolluar nga Kievi në prill, shkroi në Telegram se banorët vendas e kishin informuar për granatime të reja ruse në drejtim të zonës industriale të qytetit dhe uzinës bërthamore të Zaporizhzhia, të shtunën.

Nga ana tjetër, zyrtari lokal i instaluar nga Rusia, Vladimir Rogov shkroi në Telegram se forcat ukrainase po bombardonin centralin.

"Sipas dëshmitarëve, në qytet dëgjohen ende shpërthime," tha Rogov, duke shtuar se disa predha kishin rënë në afërsi të termocentralit, pa specifikuar nëse ishte goditur territori i termocentralit.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar një tjetrën për sulmet në këtë termocentral. G7 i ka bërë thirrje Rusisë që të dorëzojë menjëherë kontrollin e centralit bërthamor të Zaporizhias dhe t’ia kalojë atë Ukrainës.

Ora 16:30
Zelensky: Terrori rus dëshiron të thyejë forcën tonë të brendshme

"Terrori rus kryesisht synon të thyejë forcën tonë të brendshme. Ata nuk mund të na bëjnë asgjë në fushën e betejës. Mbrojtësit tanë janë shumë të fortë. Ju dhe unë duhet të jemi po aq të fortë", kështu u shpreh Zelenskyy në postimin e ti në Telegram.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkruan në Telegram, duke publikuar foto të ushtarëve ukrainas dhe ndërtesat e banimit të shkatërruara nga sulmet ruse.

Ora 09:20
Moska në SHBA: Ne sponsorizojmë terrorizmin? Rrezik përçarjeje

Moska thotë se marrëdhëniet me SHBA-në do të rrezikoheshin të prisheshin nëse Rusia cilësohej si sponsor i terrorizmit. Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme, Alexander Darchiyev, tha për TASS, duke iu referuar një nisme legjislative që po shqyrtohet nga Senati.

S.C/D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 14/08/2022 10:32

    Netfliks ka dy dokumentare rrenqethese per ate qe kane bere amerikanet nen rrogoz per te luftuar rusine. Su ecen me propoganda e CIA-s.

    Përgjigju
  • Turi: 13/08/2022 09:08

    Ky mut cifuti si rrace e keqe qe eshte po i ve flaken Europes legeni ndyre dhe kerkon te beje dhe bllokade totale por koken do haje qeni amerikes qe po shkaterrojne ekonomine e Europes

    Përgjigju
    • Tata: 14/08/2022 10:34

      Shiko netfliks,edhe plani marshall u be me arin e vjedhur te bankes kombetare naziste qe gjermanet e paguan dy here. Deklasifikimi dok. Cias esht shokues

    • Luli: 13/08/2022 17:30

      Ai mbron vendin e tij. Leri pordhet, shko lufto krah rusve. Atje trego veten.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite