Luftë në mes të qytetit, Qeveria vendos të lirojë djalin e El Chapo-s për të shpëtuar jetën e ushtarëve (VIDEO)

Një ditë lufte guerile urbane në Culiacàn, një qytet në shtetin meksikan të Sinaloa, kanë zhvilluar bandat e narkos dhe policia.

Forcat meksikane të sigurisë u detyruan të lirojnë një prej djemve të El Chapo-s dhe të tërhiqeshin pasi u rrethuan nga pjesëtarët e kartelit të Sinaloas, në një betejë të vërtetë mes rrugëve të qytetit Kuliakan, kur nga një shtëpi buzë rrugës nisën të qëllonin në drejtim të tyre.

Ushtarët reaguan dhe pasi arritën të futeshin brenda, kapën katër pjesëtarë të kartelit të Sinaloas, mes tyre edhe djalin e El Chapo-s, ndaj të cilit rëndon një akuzë për trafikim lëndësh narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri meksikan i Sigurisë, Alfonos Durazo, tha se 30 pjesëtarë të Gardës Kombëtare, që luan rolin e policisë ushtarake, po patrullonin qytetin, rreth gati 600 km në veriperëndim të Meksiko Sitit, kur nga një shtëpi buzë rrugës nisën të qëllonin në drejtim të tyre.

Ernesto Martínez, një gazetar kronike në Sinaloa, tha për “New York Times” se beteja kishte nisur rreth orës 15:30 pasdite dhe kishte zgjatur deri në orët e mbrëmjes.

Pjesëtarët e kartelit kishin bllokuar rrugën e qytetit duke i vënë flakën disa makinave. Ovidio, bashkë me vëllezërit e tij, besohet se ka rol të rëndësishëm në punët e Kartelit të Sinaloas tashmë që babai i tyre është në burg në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, ai nuk është figura kryesore. 
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti

Maqedoni e Veriut/ Ziadin Sela i bashkohet koalicionit të drejtuar nga Ali Ahmeti