Luftë në New Jersey/ Dy persona të armatosur hapin zjarr ndaj policisë, 6 të vdekur (VIDEO)

Gjashtë njerëz të vrarë, duke përfshirë një polic, dhe tre të plagosur, përfshirë dy agjentë, është rezultati i një shkëmbimi zjarri dy-orësh gjatë mesnatës në Jersey City, disa milje nga New York, i cili mobilizoi dhjetëra agjentë të FBI dhe të ekipeve speciale të policisë dhe që, sipas hetuesve, nuk kishin për motiv terrorizmin.

Ndër hipotezat, të qarkulluara që nga fillimi, është ajo se agresorët kishin ngritur pritë kundër agjentëve.

Dy vrasës, të veshur me të zeza dhe të armatosur me pushkë, filluan të qëllonin pastaj mbi njerëzit që ndodheshin brenda një dyqani ushqimesh, në një zonë ku banojnë një komunitet historik hebre.

Zona e konfliktit të armatosur u izolua menjëherë, u mbyllën rrugët si dhe shkollat.

Skuadrat speciale të policisë me automjete të blinduara mbërritën nga New York-u. Rrethimi i policisë vazhdoi derisa, në orën 02:30, u njoftua vrasja e dy agresorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 11/12/2019 10:24

    Motivi mund të mos ishte terrorizmi por të qëllosh mbi policë e popull quhet ”përhapje terrori” e njëjta gjë si tek Kaçifejtë, policia të qërron! Po dole të terrorizish banorë me armë, policia të qërron!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki, hotelet s’paguajnë taksën e fjetjes! Kryebashkiaku Ndreu: Task-forcë, do pezullojmë lejet për stacione plazhi

Lezhë/ 29 % e bizneseve debitore në bashki, hotelet s’paguajnë taksën e fjetjes! Kryebashkiaku Ndreu: Task-forcë, do pezullojmë lejet për stacione plazhi