'Luftë' sanksionesh mes Bashkimit Europian dhe Bjellorusisë! Unioni mbështet Greqinë e Qipron dhe paralajmëron Turqinë (VIDEO)

Sanksion "të menjëhershme" ndaj Bjellorusisë dhe "paralajmërim" për Turqinë se të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë edhe sanksionet, do të jenë në tryezë për të ndaluar tensionet e krijuara nga Ankaraja në Mesdheun lindor.

Këto janë dy pikat e kompromisit të arritura në mbrëmjen e vonë nga liderët europianë në fund të ditës së parë të samitit.

Të 27-të vendet arritën të kapërcenin rezistencën e Qipros në lidhje me sanksionet ndaj Bjellorusisë, e cila dy herë hodhi poshtë projekt-konkluzionet duke kërkuar në këmbim të vetos një qëndrim më të ashpër nga Brukseli ndaj Turqisë.

Çështja do të trajtohet në Këshillin Europian të muajin dhjetor, por BE është e përkushtuar t'i kërkojë Turqisë të respektojë ligjin ndërkombëtar, duke kërcënuar të përdorë instrumentin e sanksioneve si mjetin e fundit. Udhëheqësit më pas ranë dakord mbi një deklaratë të fortë mbështetjeje për Qipron dhe Greqinë.

Bashkimi Europian mbetet i hapur për dialog me Turqinë dhe shpreson që "përparimi të mund të bëhet në javët e ardhshme", por nëse nuk ndodh kështu "ne jemi të gatshëm të vendosim të gjitha instrumentet e nevojshme", përfshirë sanksionet. Sidoqoftë, çështja do të diskutohet në dhjetor në samitin e fundit europian të vitit, - tha presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.

"Ne do të përpiqemi të vazhdojmë dialogun me Turqinë, por nëse kjo nuk është mënyra e zgjedhur ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicionin tonë, në fund të vitit do të diskutojmë. Ne mendojmë se është e mundur të zhvillojmë një kanal dialogu, por  jemi të qartë dhe të vendosur se e drejta ndërkombëtare dhe sovraniteti i të gjitha vendeve anëtare duhet të respektohet, "shtoi ai.

"Na vjen keq që Turqia nuk ka bërë asnjë gjest për të qetësuar situatën edhe ndaj Qipros" siç bëri ndaj Greqisë, - shtoi Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian, në fund të ditës së parë të samitit në Bruksel.

"Provokimet dhe presionet duhet të ndalen - paralajmëroi ajo – në të kundërt  BE ka një gamë të tërë mjetesh në dispozicion dhe ne do ti përdorim të gjitha ato mjete, përfshi sanksionet".

"Turqia duhet të tregojë se dëshiron të ketë një qëndrim konstruktiv ndaj nesh" - tha von der Leyen

Heqja dorë e Qipros nga vetua i ka hapur rrugën vendosjes së sanksioneve nga ana e BE kundër Bjellorusisë të cilat pritet të vendosen sot në ditën e dytë të samitit. Sanksionet nuk do të prekin drejtpërdrejti Presidentin Alexandër Lukashenko, por rreth 40 zyrtarë të regjimit të cilët do të preken nga ndalimet e udhëtimit dhe ngrirja e aseteve.

Të 27 vendet anëtare të BE, duke përfshirë Qipron, kundërshtojnë si të paligjshëm rezultatin e zgjedhjeve të 9 gushtit që e solli Lukashenko-n përsëri në pushtet për një mandat të gjashtë dhe po bëjnë thirrje për zgjedhje të reja.

Ndërkohë ka reaguar në mënyrë rrufe edhe Bjellorusia, duke deklaruar se edhe ata do të vendosin sanksione ndaj BE.

Në një deklaratë të ministrisë së jashtme bjelloruse theksohet se është vetë blloku ai që synon përkeqësimin e marrëdhënieve mes palëve dhe prandaj ata do të ndërmarrin masa të tilla.

Promovimi i mëtejshëm i sanksioneve të BE-së mund të çojë në pasoja edhe më serioze si tërheqjen e Bjellorusisë nga programet dhe projektet e përbashkëta, një rishikim i nivelit dhe modalitetit të pranisë diplomatike deri në një vendim mbi përshtatshmërinë e mbajtjes së marrëdhënieve vijon deklarata.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë

VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë