'Luftëtari' shqiptar Ervis Bici shpallet kampion Europë në Muay Thai

Sportisti shqiptar Ervis Bici shpallet Kampion Evrope në stilin e MUAY THAI nga federata ndërkombëtare e Maj Taj. Ervis Bici është historia e emigrantit që bëhet i famshëm falë përkushtimit dhe ambicjes. Ai ka lindur dhe rritur në fshatin Armathë në Durrës për t’u shpërngulur më pas në vitet 2000 në Breshia të Italisë. Aty u stërvit nga kushëriri i tij Ermirian Bici dhe tajlandezin Sak Kaoponlek, në palestrën e ndërtuar nga vetë ai. 

Në një kornizë spektakolare në bregdetin e Triesties, ku mbizotëronin ngjyra e kuqe e fanellave të qindra tifozëve dhe e bardha e plisit në kokën e tyre, luftëtari shqiptar Ervis Bici, i cili njihet me emrin Shqiponja e Zezë, bëri hyrjen me flamurin kombëtar dhe muzikë tradicionale shqiptare. 

Ndeshja ishte me 5 raunde me nga 3 minuta për secilin raund, ku goditjet e lejueshme janë me grushta, shkelma, gjunjë dhe bërryla. Por Shqiponja e zezë, Ervisi, nuk priti 5 raundet, por e mbylli ndeshjen në raundin e 2 me një goditje të fortë bërryli. 

Shqiptari Bici është 4 herë Kampion Italie në stilin e Muay Thai. Organizatorët e ndeshjes i dedikuan rripin, duke e bërë këtë të fundit me simbolin kombëtar të Shqipërisë, shqiponjën dy krenare. Një burim frymëzimi për qindra sportistë shqiptarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë

Kryeministri spanjoll mendon dorëheqjen ndërsa bashkëshortja akuzohet për korrupsion, Rama: Mos u dorëzo, e vërteta do mbizotërojë