‘Luftuan’ me thika pas një konflikti që agravoi, përfundojnë në spital dy burra në Berat, njëri në gjendje të rëndë! 'Lënë pas' pika gjaku në trotuar (VIDEO)

BERAT- Dy persona kanë marrë plagë të shumta në trup pas një konflikti mes tyre i cili duket se agravoi në Berat.

Në ngjarjen e cila ndodhi në lagjen "Kushtrim", janë përfshirë Artur Gjata 45 vjeç dhe Ervis Kananikanë 37 vjeç të cilët pas një konflikti të fortë verbal, nxorën thikat dhe kanë qëlluar disa herë njeri-tjetrin.

“Lufta” me thika bëri që dy burrat të transportohen në Spitalin Rajonal të Beratit si pasojë e plagëve të rënda. Sipas burimeve të Report Tv, njeri prej të plagosurve Ervis Kanani është në gjendje kritike për jetën dhe aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Për sa i përket Gjatas, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë në dhomën 10 të Repartit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plagosjes së këtyre dy shtetasve, që sipas burimeve në vendngjarje jetojnë në të njëjtën lagje dhe nuk kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre.

Pikat e gjaku në vendin ku dy burrat janë ndeshur mund të shihen qartë në videot e siguruara nga Report Tv.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin