Inter dhe Juventus luajnë nesër në 20:45 për raundin e 27-të në Serie A. Dy skuadrat do përballen në "Derbin e Italisë" pas kalimit në çerekfinalet e Champions dhe Europa League. Në prag të duelit kanë folur edhe dy trajnerët.
Tekniku i Zonjës, Massimiliano Allegri ka thënë se skuadra e tij kërkon ringritjen në kampionat, teksa i janë hequr 15 pikë në renditje.
“Na duhet të luajmë një ndeshje të mirë kundër një ekipi shumë të fortë. Është gjithmonë një ndeshje e mrekullueshma para 70 mijë tifozëve. Është derbi i Italisë dhe do të jetë një ndeshje magjepsëse. Duhet të jemi të përgatitur. Di Maria? Do të shoh situatën përfundimtare. Di Maria duket mirë, Chiesa është në dispozicion. Po Locatelli? E shoh mirë. Në Freiburg e hoqa atë në fund, por ndeshja ishte e sigurt dhe thjesht doja ta kurseja”, tha Allegri.
Nga ana tjetër, trajneri i Inter, Simone Inzaghi kërkon që të qartësohet situata me pikët, pasi me dënimin e Juves, zikaltërit janë të dytët.
"Përgatitja mendore do të jetë thelbësore, e dimë se çfarë skuadre është Juventusi. Shoh renditjen e sotme, më pas u takon organeve kompetente që të vendosin. Skuadrat që luftojnë kanë nevojë për qartësi. Ndërkohë duhet të kemi respekt maksimal për kundërshtarin. Skriniar do të mungojë kundër bardhezinjve, ndërsa në lidhje me paraqitjet e Lukakut jam shumë i kënaqur", tha Inzaghi.
Inter me 50 pikë mban vendin e dytë në Serie A, teksa Juventusi me 38 pikë qëndron në vendin e shtatë.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
40.4%
-
JO
49.7%
-
NUK E DI
9.9%
Vota total: 2345
Lajme të tjera
-
Dybala i kërkon Juventusit 54 milionë euro
23 Mars, 11:55
-
Heqja e 15 pikëve, Juventus merr 'asist' kundër akuzave! Dorëhiqet prokurori i çështjes
22 Mars, 12:46
-
Igli Tare 'tërbon' Interin, drejtori i Lazios: Për mua Juventusi është në vendin e dytë
20 Mars, 22:29
-
Lazio e mundi në derbin e Serie A, acarohet trajneri i Romës: Çfarë dreqin ke që sheh? I kthehet pronari Lotito: Është shtëpia ime dhe bëj ç'të dua
20 Mars, 12:59
-
Humbja në derbi, trajneri Inzaghi: E papranueshme të quhet goli i Juventusit! Allegri mban qëndrim: Jemi zotërinj, s'flasim për arbitrat
20 Mars, 09:33
-
GOLAT/ Interi nuk ia del në shtëpi, Juventusi e mund në Milano! Lazio mposht Romën në derbi, Napoli 'prek' trofeun në Serie A
19 Mars, 22:54
-
Derbi i Italisë/ Juventusi tregon forcën, 'Zonja' mposht Interin në Milano (VIDEO)
19 Mars, 22:49
-
VIDEO/ Pesë kartona të kuq, gol i anulluar dhe shumë tension! Lazio mund Romën në derbin e Serie A
19 Mars, 20:03
-
Lazio - Roma/ Kaos para derbit në kryeqytetin italian, përplasje mes tifozëve dhe policisë (VIDEO)
19 Mars, 17:21
-
VIDEO/ Napoli poker në kampionat, skuadra e Spallettit 'vret' Serie A
19 Mars, 17:09
-
E diela magjike e futbollit, jo vetëm derbi italian! Në Spanjë 'El Clasico' Barça-Real vendos shumë për titullin
19 Mars, 11:52
-
VIDEO/ Milan harron të fitojë, Udinese i shënon 3 gola! Ibrahimovic gjen golin dhe vendos rekord në Itali
18 Mars, 22:48