Luiz Ejlli sërish pranë socialistëve, shfaqet në fotografi pranë kreut të grupit parlamentar të PS

Luiz Ejlli sërish pranë socialistëve, shfaqet në fotografi pranë kreut të grupit parlamentar të PS

Luiz Ejlli

Edhe kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk ka humbur kohë për të bërë fotografi me këngëtarin Luiz Ejlli.

Ai shfaqet bashkë me vajzën e tij dhe shkruan: “Me Melën dhe Luizin”, ndërsa imazhin e ka publikuar në Instagram.

Kujtojmë se një javë më parë Luizi ishte pjesë e podcast-it të kryeministrit Edi Rama, ku zbuloi planet e tij për të ardhmen që do të jenë muzika dhe pjesëmarrja në filma.

Duket se Luizi e ka gjetur veten krah socialistëve. Në zgjedhjet e 14 majit, ai mbështeti Benet Becin, kandidat për bashkinë e Shkodrës ku fitoi përballë Bardh Spahisë.

Luiz Ejlli, Mela (vajza e kreut të grupit parlamentar të PS) dhe Taulant Balla

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi

Kampionati Evropian/ Boksieri Alban Beqiri ndalet në çerekfinale, Shqipëria mbetet pa medalje në Serbi