Luiza Gega e dyta në turneun e Mançesterit, Veliaj përshëndet arritjen e sportistes dhe ‘thumbon’ Dukën: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve

Luiza Gega e dyta në turneun e Mançesterit, Veliaj përshëndet arritjen e sportistes dhe ‘thumbon’ Dukën: Koha që edhe në futboll, të largohet llumi e t’i jepet dorë talenteve

Erion Veliaj, Luiza Gega dhe Armand Duka

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur arritjen e sportistes Luiza Gega e cila ka “rrëmbyer” vendin e dytë në turneun e Mançesterit. Ai shtoi se këto janë rezultatet kur sporti dhe qyteti bashkëpunojnë.

Kryebashkiaku i Tiranës, gjeti rastin të “thumboi” për shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar në Federatën Shqiptare të Futbollit Armand Dukën, duke thënë se është koha të largohet llumi dhe t’i jepet dorë talenteve që re e kanë pasion dhe jo biznes futbollin.

Kujtojmë se sot Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, pritet të kërkojë të Hënën një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar të Armand Dukës.

“Ja prova se kur sporti e qyteti bashkëpunojnë ka rezultat. Koha që në çdo disiplinë, edhe në futboll, të largohet llumi e t'i jepet dorë talenteve që e kanë pasion futbollin, jo biznes. Forca! Luiza Gega super, renditet e dyta në turneun e Mançesterit”, shkruan Velaij në Twitter.

Gega ka marrë pjesë ditën e shtunë në garën e 3000 metrave në salla të mbyllura në “Manchester World Indoor Tour” në Angli duke u renditur e dyta, një nga etapat kualifikuese për pjesëmarrjen në Botëror dhe ia ka dalë të arrijë normën që ishte fokusi i saj në këtë aktivitet.

J.GJ.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City

'Shqipëria pasuri për Europianin'! E ardhmja pezull, Igli Tare: Do takohem me Pep Guardiolën te City