Atletja shqiptare, Luiza Gega vijon të shkëlqejë në turnetë ndërkombëtarë. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Gega fiksoi kohën 15 minuta e 16 sekonda në eventin prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.
Gega përmirësoi kohën e saj me 23 sekonda, pasi më herët në gjysmë maratonën e 5 kilometrave shënonte 15:39. Për vetëm 2 sekonda, shqiptarja do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik të kësaj kategorie. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t'u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.
Vendi i parë në Lilë i takoi kenianes Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.
Luiza Gega ka plot 12 rekorde kombëtare që mbajnë firmën e Luiza Gegës në disiplina të ndryshme të atletikës, duke nisur nga distancat e mesme deri te të gjatat (800m, 1500m, 2000m/p, 3000m, 3000m/p, 5000m, 10000m, gjysmë maratonë, maratonë, 800m “indoor”, 1500m “indoor”, 3000m “indoor”).
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
72%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 2913
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Paris, hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, arrestohet i dyshuari
19 Prill, 15:57
-
Lojërat Olimpike në Paris, ambasadorja franceze: Uroj që Shqipëria të fitojë sa më shumë! Terrorizmi mbetet kërcënim
17 Prill, 20:57
-
Franca pezullon shitjen e avionëve luftarakë Rafale për Serbinë
15 Prill, 09:57
-
Mero Baze: Rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare
14 Prill, 09:06
-
Policia në Paris thotë se po e fiton luftën kundër krimit afër Kullës Eiffel
13 Prill, 13:42
-
'Le Figaro': Rama vlerëson partneritetin me Francën
13 Prill, 09:52
-
50 mijë dollarë nga 'World Athletic', edhe Luiza Gega pretendente për çmimin
10 Prill, 17:31
-
Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit, marrin pjesë 400 atletë! Dy fituesit, Luiza Gega për 10 km dhe Nikola Bedini 21 km (VIDEO)
7 Prill, 09:25
-
VIDEO/ Gjimnazisti nga Xhamajka thyen rekordin e Usain Bolt, qëndronte në fuqi prej 22 vitesh
4 Prill, 16:31
-
Hajduti shqiptar vjedh bizhuteri me vlerë rreth 150 mijë euro, gabimi që çoi në zbulimin e identitetit të tij
3 Prill, 22:19
-
Policia bastis zyrat e ish kryeministrit francez Edouard Philippe si pjesë e një hetimi paraprak për korrupsion
3 Prill, 18:34
-
Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë për sigurinë gjatë Olimpiadës
29 Mars, 18:14
TE LUMTE...JE ÇUPĒ ME VLERA E MEMES SHQIPERI
Përgjigju