Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

Lukashenko akuzon: Kievi ka hedhur raketa drejt Bjellorusisë

1656785829_Lukashenkoflagscaled.jpg

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, akuzoi ushtrinë ukrainase se kishte tentuar të godiste strukturat ushtarake në territorin bjellorus disa ditë më parë, duke shtuar megjithatë se të gjitha raketat janë kapur.

“Ata na provokojnë. Duhet t'ju themi: tre ditë më parë, ndoshta pak më gjatë, nga territori i Ukrainës u përpoqën të godasin strukturat ushtarake në territorin e Bjellorusisë. Por falë Zotit, sistemi i mbrojtjes ajrore Pantsir arriti të kapte të gjitha raketat që ishin lëshuar nga forcat e armatosura të Ukrainës”, tha Lukashenko gjatë një takimi në prag të Ditës së Pavarësisë.

Duke folur për Perëndimin, Lukashenko deklaroi se Bjellorusia i sheh dhe i kupton provokimet e Perëndimit, por nuk dorëzohet sepse "paqja e keqe është më e mirë se një luftë e mirë".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ushtria ukrainase: Rusët kanë përdorur bomba fosfori gjatë luftimeve! Zelensky negocion dërgimin e armëve të reja për të zmbrapsur ofensivën e Putinit


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro