Luks me para të zhvatura në Instagram, nigeriani rrezikon 20 vite burg

Luks me para të zhvatura në Instagram, nigeriani rrezikon 20 vite burg

Influenceri nigerian i njohur ndryshe si “Hushpuppi”, i cili vazhdimisht reklamonte në rrjet jetën e tij luksoze, rrezikon të përballet me 20 vite burg në SHBA.
Ai akuzohet për mashtrim dhe pastrim të parave, akuza të cilat i ka pranuar edhe vetë përballë autoriteteve. Vetë Abbas ka pranuar se ka përfituar miliona dollarë nga ‘viktimat’ e tij.
Në momentin që ai u arrestua në Dubai atij iu gjend gati 41 milion dollarë cash, 13 makina luksoze me vlerë 6.8 milion dollarë dhe regjistrat telefonike dhe kompjuterike që përmbajnë më shumë se 100,000 skedarë mashtrimi dhe adresat e gati dy milion viktimave.
Ramon Abbas, 37 vjeç numëron 2,5 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram, përballë të cilëve mburrej vazhdimisht për udhëtimet, makinat e shtrenjta apo veshjet e luksit, të cilat kanë ardhur si pasojë e mashtrimeve që Abbas ka kryer.
Rasti më famëkeq është ai i përfitimit të 1 milion dollarëve, shumë e cila do t’i shkonte një spitali fëmijësh në Katar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet