Lulet në zyrë largojnë stresin
dhe përmirësojnë punën 

Lulet në zyrë largojnë stresin<br />dhe përmirësojnë punën 
Lulet në zyrë bëjnë mirë si për atë që punon po ashtu edhe për punëdhënësin e tij. Sipas studimeve që janë bërë, rendimenti i punës është më i lartë kur në ambjentin e zyrës ka lule.

Përveçse krijojnë një ambjent të bukur dhe të këndshëm, lulet pastrojnë dhe ajrin e ambjentit. Duke qenë se në zyrë tashmë është i domosdoshëm dhe një kompjuter atëherë nuk duhet të harrojmë dhe bimën e kaktuesit në krah të ekranit në mënyrë që të thith rrezet që dalin nga kompjuteri.

Një studim i bërë nga “Washington State University”, thotë se bimët në zyrë janë shumë të dobishme, sidomos për punonjësit, të cilët nuk kanë një pamje nga dritarja. Nga studimi vjen edhe një fakt tjetër, punëtorët që kanë bimë në zyra janë më produktivë dhe të shpejtë për të reaguar.

Ata nuk kanë stres, gjithashtu kanë presion të ulët të gjakut. Për t’u ndjerë mirë dhe të qetë në punë apo në shtëpi duhet të jeni të rrethuar me sa më shumë lule.
lule ne zyre

Ndërsa, shkencëtarët e një universiteti norvegjez në Suedi kanë bërë një studim të fundit, ku kanë zbuluar se bimët e vendosura mbi tavolinën e punës ose në dhomë janë të mira për shëndetin.

Sipas shkencëtarëve, bimët në vazo mund të zvogëlojnë lodhjen, stresin, dhembjen e kokës, kollën dhe lëkurën e thatë. Për nxjerrjen e këtij rezultati janë marrë në analizë rreth 385 punëtorë.

Është studiuar dhe është vëzhguar numri i punëtorëve, që mungonin në punë për shkak të sëmundjes. Studiuesit u interesuan për të ditur nëse ata kishin bimë në zyrat e tyre. Rezultatet treguan se shumica e punëtorëve që kishin bimë në zyra, nuk mungonin në punë për shkak të sëmundjeve.

Dheu i këtyre bimëve ka një organizëm që ka ndikim tek shëndeti, sipas studiuesve. Kjo dëshmon se bimët mund të zvogëlojë nivelin e stresit. Në një intervistë për emisionin Rreze Dielli”, Nertilda Nasto, specialiste e luleve dhe e bimëve tregon lulet që këshillohen më tepër për t`u mbajtur në tavolinën tonë të punës.

Ajo bën një ndarje të personave sipas kërkesave të tyre “ Zakonisht meshkujt vijnë kërkojnë bimë të cilat nuk kanë shumë nevojë për përkujdesje siç janë llojet e ndryshme të kaktuesve, bambusë, bonsait që janë bimë që sduan shumë përkujdesje të veçantë”.

Ndërsa për vajzat dhe gratë, Nertilda thotë se “ ato zgjedhin bimën më të bukur dhe më të çelur, siç janë orkidea, gardenja që bëjnë lule të shumë të bukura dhe aromatike.
Vajzat dhe gratë siç dihet kanë një kujdes më të madh për lulet duke i mirëmbajtur dhe duke i ujitur.

Ndërsa meshkujt, specialistja e luleve dhe bimëve thotë se “natyra e tyre është paksa dembele, kështu që përdorin në zyrat e tyre lule të cilat nuk duan shumë ujë dhe përkujdesje”.zambaku

Lulja është e këndshme dhe të fal një kënaqësi me aromat dhe me bukuritë e tyre. Nertilda Nasto thotë se “në zyrat tona, në momentin e pushimit, përpos kafes që marrin ta shijojnë, punonjësit kanë dhe atë lulen përballë e cila i fal më tepër kënaqësi dhe çlodhje”.

Lulet në zyrë përpos përfitimeve shëndëtësore që shkencëtarët kanë nxjerrë për to kanë dhe anën tjetër të mire të dekorit të zyrës. Për të patur një zyrë sa më të këndshme dhe të bukur Nertila Nasto, thotë se “duhet të kujdesemi për llojet e vazove dhe ngjyrave të luleve apo llojet e tyre të vendosura në një zyrë”.

Këshillat që ajo i jep të gjithë punonjësve për të dekoruar zyrat e tyra janë:

Llojet e vazove porcelain dhe prej balte

Këto dy lloje vazosh për të mbajtur lulet janë më të këndshme për t`u parë por edhe vazot me korniza prej druri që janë të gdhendura dhe të zbukuruara janë estetikisht më të bukura për t`u parë.

Llojet e luleve

Tre zambakë të bardhë të vendosur në tre vazo në formë gypash do jepnin pamjen më të bukur për zyrën tuaj. Por, edhe trëndafilat dhe orkidetë janë të këndshme për t`u parë.
“Ai që e do lulen e gjen mënyrën për ta mbajtur sa më bukur në zyrën e tij”, thotë Nertilda. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?

Pse BE-ja s’i sanksionon politikanët e korruptuar?